Pasojat nga tërmeti/ Sot mbahet mbledhja e katërt e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit

Ornela

Mëngjesin e kësaj të mërkure kryeministri i vendit Edi Rama mblodhi për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Mbledhja nisi në orën 09:30 në sallën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në këtë faze pritet që të diskutohet për nisjen e ndërtimeve të banesave të shkatërruara nga tërmeti.

“Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar”, është shprehur më parë Rama

Në vëmendje gjatë mbledhjeve të mëparshme ishte grumbullimi i fondeve dhe transparenca e përdorimit të tyre.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *