Pastrimi i nyjeve e akseve kombëtare, hiqen 217 tabela për dy javë

Leda Hysa

Ka nisur që prej dy javësh aksioni për pastrimin e akseve kombëtare.

Gjatë këtij pesëmbëdhjetë ditshi, rrethrrotullimi Rrogozhinë-Plepa në të dyja drejtimet është pastruar në masën 90%.

Në këtë aks janë hequr 85 tabela, është bërë spostimi i materialeve të vendosura në anën e rrugës. Gjithashtu, janë hequr tezgat e tregtimit dhe dy kioska të lëvizshme.

Aksi Vorë-Fushë Krujë në të dyja drejtimet është pastruar duke hequr 60 tabela. Është bërë spostimi i objekteve të ngurta të tregtueshme të pozicionuara në anën e rrugës si goma dhe materiale të tjera.

Fundjavën e kaluar aksioni u përqëndrua në aksin Elbasan-Rrogozhinë dhe është arritur të bëhet pastrimi deri në hyrje të Peqinit. Janë hequr 67 tabela, është bërë spostimi i gomave që ishin të vendosura në anën e rrugës, janë prishur 6 tezga buzë rrugës.

Po gjatë kësaj jave u ndërhy edhe në nyjen e Milotit ku u prishën 26 kioska të tregut ambulant ashtu sikurse një objekt 1 katësh i ndërtuar në kundërshtim me përcaktimet ligjore.

Gjatë kësaj jave aksioni do përqëndrohet në akset Rrogozhinë- Fier dhe Fushë-Krujë- Lezhë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *