Mbi 3,4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit teksa po futeshin ilegalisht në Shqipëri përmes 2 automjeteve “Toyota” ka rritur alarmet për rrezikun e pastrimin e parave që kanë burim aktivitetet kriminale.
Bankat dhe institucionet e tjera financiare jo bankare janë të ekspozuara ndaj këtij rreziku dhe përdorimi i kanaleve bankare për qarkullimin e parave të pista jo gjithmonë është i verifikueshëm nga autoritetet.
Banka e Shqipërisë ka kryer për herë të parë vlerësimin e ekspozimit të bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve të tjera financiare, ndaj rreziku të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit.
Sipas raportit për 2017, 4 banka, 18 institucione financiare jo bankare dhe 7 shoqëri kursim krediti janë vlerësuar me rrezik të lartë për shkak të mos raportimit të të dhënave, shkruan Top Channel.
Problematikat e identifikuara gjatë inspektimeve kanë qenë të lidhura kryesisht me justifikimin e transaksioneve të kryera për punonjësit e bankës, me mospërputhjen e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe me përdorimin e deklaratave për transaksione që kanë si burim paratë kesh.
9 milionë euro janë sekuestruar zyrtarisht në 2017-ën me vendim gjykate pas kallëzimeve të bëra nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Sipas raportit të kësaj të fundit për vitin që shkoi janë 369 transferta të dyshimta.
a.s/dita

Nuk na thatë asgjë. Paraja zotëri për tu futur në qarkullim ka rregulla fikse dhe nëse ato nuk zbatohen, paraja çvlerësohet. Paraja nuk prodhohet ngati krimi. Kriminelët nuk prodhojnë para. Paratë prodhohen në makineritë e caktuara dhe të vendosura në vende tepër të sigurta, sekrete. Nëse ju keni lejuar që paratë të prodhohen nga kushdo, kurdoherë dhe sa do, ky veprim nuk është vepër e kriminelit por është krim që e bëni ju dmth vetë bankat, sigurisht ME IZMËN e shtetit.
Zgjidhni njerëzit për të qenë punonjës të bankave. Merrni profesionistët që të jenë të aftë, të sigurtë, të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm për detyrën që u ngarrohet , duke filluar nga guvernatori, ministri i financave deri tek roja apo shoferi. Largoni të punësuarit e miqve, shokëve, politikanëve, të deputetëve dhe të rangjeve të larta. Jo sepse janë të atyre, por ata ndjehen të fuqishëm pasi mendojnë se mbulohen dhe sigurohen nga HIJA e tyre. Dhe ju guvernantët, ministrat, drejtorët apo përgjegjsat , nga të tremburit se burrat, gratë apo miqtë e tyre “të fuqishëm” mund tju pushojnë ( dihen këto mënyra) jo vetëm i lejoni këta të paaftë por … ndofta u bëni edhe fresk me freskoret nga ato që prodhon kina. Si rrjedhojë nuk janë të vendosur për të punuar me rigorozitet, dhe ju i “përkëdhelni” sigurisht rezultati është ky që shkruani. Por nuk u a kanë fajin kriminelët, jeni ju që i keni pranuar dhe lejoni ata të thellohen në veprat e krimit.
Dixhitalin i Saliut
More po nuk na thate se cilat jane ato 4 bankat dhe institucionet ne rrezik, apo keni frike se i dekonspironi dhe nuk mund te veprojne me . Pse nuk i thoni qe klientet ti dine se kush jane ato banka ne menyre qe te mos bejne veprime me to.
Nuk jane vetem 4 banka me risk, me risk mbi te gjitha eshte banka e shqiperise qe nuk menaxhon situatat financiare , por akoma me e rende eshte qe min.e financave dhe qeveria nuk nderhyjne duke perkeqesuar akoma me shume situaten
Banken e Linda rames more Aman, si e quajtet??!!
Shume e thjeshte. E kam sterthene ketu ne komente: eshte Union Bank dhe Unioni Financiar, pjese te grupit , qe kane 20 vjet qe sjellin para nepermjet kanaleve te transfertave me Wester Union dhe jo vetem.
Jane Edmond dhe Niko Leka, Varuzhan Piranjani i Ornela Liperit te Monitorit aksioneret qe kryesojne listen e ketyre bankave dhe instituteve jobankare.
Psh. Union Grup ka krijuar mbi 30 kompani bijeza qe nga ndertimi, transporti, botime, poste e shpejte, etj, etj.
Jane bankat qe pastrojne parate, mos harroni !
E quajtem “Mama e Arbenit “!
Duke blere eurot vete banka qendrore ndihmoi fuqqishem ne pastrimin e pareve
Shqiperia ka vetem ekonomi te jashteligjshme.
Prostitucioni dhe droga lavatricja,jane te vetmet aktivitete.
Por governatori i bankes akoma nuk e ka kuptuar.
Dhe governatori eshte i zoti dhe i ndershem,brut.
Si ka mundesi te operohet brenda Shqiperise me euro, dmth euro te hyj ne perdorim, ne mardhenie biznesi ne ekonom ne menyre diversionale duke aneksuar lekun mobedhen vendase !?!!?Pra jane bankieret qe lejojne diversionin e euros ne ekonomine shqiptare sebashku me ligjevensit e korruptuar shqitar qe bejne te mundur c vlersimin e “euros ” ne menyre artificiale, ku vetem disa jane perfetuesit me te medhenje te kesaj afere ! Nje vend qe raportin export import e ka ne nivele skandaloze, nuk mund te jete i sukseshem ne zhdukjen e varferise, papunesise, Shqiperia nuk exporton asgje, exporti nuk ka asnji influence ne ekonomine shqiptare ! Pra, nga “cversimi” i euros kane perfitime vetem bankieret dhe trafikantet me mbeshtetje te politikaneve mafioze shqiptar !