Pastrimi i parave, €15 mln të sekuestruara

Dita

Krimet e pastrimit të parave regjistruan vitin e kaluar nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e kaluar janë evidentuar 326 krime të pastrimit të parave, në rritje me 1.6 herë krahasuar me vitin 2013.

Vitet e fundit, ndryshimet ligjore kanë rritur numrin e institucioneve që janë të detyruara të raportojnë transaksionet e dyshimta të pastrimit të parave. Të dhënat nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave tregojnë se vitin e kaluar janë raportuar 1230 raste të dyshimta të pastrimit të parave, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Pjesa dërrmuese e raportimeve, rreth 67% vijnë nga bankat tregtare, ndërsa noterët kanë raportuar 10% të numrit total. Sipas kësaj Drejtorie, tre janë llojet kryesore të transaksioneve të dyshimta që raportohen nga subjektet e detyruara me ligj. 33% e rasteve të raportuara kanë të bëjnë me përdorimin e llogarive individuale nga ana e sipërmarrësve, me qëllim fshehjen e trasnaksioneve të biznesit dhe evazionit fiskal. 11.5% e transaksioneve të dyshimta lidhen me blerjen e pasurive të paluajtshme me burim të panjohur të fondeve, ndërsa 9.1% e rasteve lidhen me derdhjen e shumave të mëdha në vlera të mëdha, raporton TV Scan.

Vitin e kaluar, u nxorrën 36 urdhëra bllokimi, në vlerën e 18 milionë eurove, nga të cilat 15 milionë euro u sekestruan më tej me vendim gjykate. Edhe shifrat e bllokimit dhe sekuestrimit ishin në vlerat më të larta historike të regjistruara në një vit kalendarik. Gjithsej, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka referuar 462 raste në polici dhe prokurori.

Share This Article
3 Comments
  • Sa prej tyre jane politikane?
    Kur mendoj se ne krye te Drejtorise kunder pastrimit te parave kane vene Gent Gazhelin, ish doganierin qe bente kerdine duke marre ryshfete e qe me vone u mor edhe me financat e PS-se, atehere kuptohet se nuk kemi asnje shprese gje gjerat te vihen ne rruge te mbare.

  • I bllokojne prej bandidve e i marrin vete.Po me habit ky shkrim. dhe shqipria paska polici per pastrim paraje?Shqipria ky shtet bananesh,Pse mos me i than nji bande kriminale qe eshte tutor i popullit te vet,se te huajve ua thith.po me len pa men,ky shkrim,sa gomar Jane keta gazetaret tane qe botojne keto lajme si te verteta,Jane pjese e sistemit dhe gazetaret,inteligjenca gjoja,inteligjenca shqiptare,mortaja qe sui bjer ma keq qe u ka rene o gazetare.dhe kelysht e komunistave pretendojne per gazetar,sado studime e diploma te keni sbohi kurre gazetare se skeni moral,skeni karakter.

  • ILDKP dhe DPPParave jane dy Institucione qe duhet te jene ne unison. Cdo denocim qe ben e para eshte deshtimi i te dytes .Dhe cdo denocim i se dytes duhet te shoqerohet me sekuester te shumave apo pronave . Deri me sot asgje .Filloni me bankat te cilat ne emer te dhenies se kredive bashkepunojne me te gjithe ata qe pastrojne parate. Evazioni fiskal dhe pastrimi i parave jane binjake qe gjejne strehe neper banka .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *