Pas publikimit të një raporti në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që dëshmonte për nivele të larta të ngarkesave mikrobike si dhe numrin e lartë të infeksioneve spitalore, ka reaguar zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila shpjegon se pas koncesionit të sterilizimit në sallat e Kirurgjisë në QSUT infeksionet spitalore janë përgjysmuar pasi në vitin 2015 përllogariteshin në masën 30%.
“Pikërisht për këtë bëmë dhe partneritetin publik privat për sterilizimin dhe rezultatet ishin të menjëhershme, pasi nga 2015 në 2017 i kemi çuar ne 12%, pra i kemi përgjysmuar. Ndaj në këtë projekt do ta shtrimë së shpejti në të gjithë spitalet në vend”, shprehet Mira Rakacolli , zëvendësministrja e Shëndetësisë.
Por Rakacolli infeksionet spitalore i lidh dhe me kushtet higjieno-sanitare të sallave dhe spitaleve, te të cilat do të ndërhyjnë me aksionin e lançuar për 100 ditëshin e parë të qeverisë “Rama 2”.
“Infeksionet lidhen ngushtë me ndotjen e ambientit. Ndaj dhe aksioni i lançuar nga ministrja nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin e territorit të jashtëm, por me ndërhyrjet që do të bëhet në të gjithë spitalet për krijimin e kushteve higjieno-sanitare, sipas standardeve”, thotë Rakacolli.
Por si mjeke, Rakacoli kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët shpesh gjatë vizitave të tyre te pacienti i shtruar shërben si burim i transmetimit të mikrobeve nga jashtë brenda, duke mos respektuar dhe ata vetë rregullat e higjienës apo duke refuzuar veshjet e posaçme kur takohet një pacient që ka kryer ndërhyrje.

Po mire moj shoqja z,ministre,po inspektoret e shendetesise,dhe ju a ndjeni nodonje pergjegjesi,apo vetem beni krahasimin e peshtire te rradhes ,nga fuqia e pushteteve me perqindje.Ne boten e qyteteruar nuke flitet me perqindje ne sterilizimin e dhomave te krirugjise,por me pastertine apsolute,ku c’do pacient te ndjeje siguri dhe jo friken e ifeksioneve nga papergjegjesite e deyres per c’ka te paguajne taksapaguesit shqiptare e nderkombetare.Mjaft me, me kete gjendje qe jane spitalet tona,ju sot duheshit te kishit dhene doreheqje,dhe kjo ne moralin e betimin te Hipokratit,se t’jete per ramovicin ju do te mbeteni z.ministre edhe kure mikrope te mbulojne te gjithe spitalet,bile,bile dhe te luajne futboll aty.Mjere populli per kete paloqeverri qe ka.Kesaj plage te dhimshme i thuhet;sipas kokes te vihet qeleshja.Harron kjo qevri se nje dit do te jete pacient i ketyre spitaleve,apo spitaleve te burgut si pjese e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne dite e vite ne politiken e Tiranes zyrtare.Se fundi nje falenderim per gazetaret e FIKS-FARE,e STOP,qe vahdojne te bejne detyrat qe duhet ti bejne zyrtaret e ketyre palo z,ministrave e ministrave te qeverise se droges,prostitucionit,korrupsionit dhe amoralitetit politik,ku rendomte veprohet si ne pronat e qoftelargut,dhe jo ne prona te ardhura nga djersa,e gjaku i popullit tone ne dite e vite.Turp,marri dhe bashkefajesi sebashku,qe nuke duhet injoruar,por hetuar,e ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve ne mbrojtje te jetes.