Pastrohet Gërdeci, Kodheli: Paudhësitë e keqqeverisjes e kthyen në zonë vdekjeje

anazapta

Ministria e Mbrojtjes ka përfituar një fond prej 1,2 milionë dollarësh për pastrimin e vendeve me mbetje të rrezikshme.  Një e tillë, pas pastrimit nga ushtria, iu dorëzua strukturave të pushtetit vendor në Gërdec, paraditen e së premtes.

Ministrja e Mbrojtjes tha gjatë ceremonisë, se Ministria e Mbrojtjes është e vendosur për të pastruar çdo vend, që cenon komunitetin në Shqipëri.

“Paudhësitë e keqqeverisjes, dëshira për të abuzuar me pushtetin, për të vënë në punë njerëz të pasiguruar, dëshira për të punuar në ambiente të rrezikshme fëmijë, apo për ta bërë këtë në kundërshtim me çdo rregull, me çdo ligj dhe çdo moral, e ktheu këtë zonë, për fat të keq, në një zonë me 26 të vrarë, qindra të plagosur dhe qindra shtëpi të shkatërruara. Që të mos ndodhë më dhe që të mos kemi asnjëherë histori të tilla, ne do të vazhdojmë të tregojmë impenjimin tonë, se gjërat mund të bëhen më mirë dhe do të bëhen më mirë”, u shpreh ministrja Mimi Kodheli.

Gjatë takimit me forcat ushtarake që pastruan zonën, ministrja e Mbrojtjes Kodheli u shpreh se ka ende shumë punë për të bërë, për pastrimin e plotë të kësaj zone. Deri tani, në zonën e cilësuar me mbetje të rrezikshme janë pastruar 36042 m2, e cila i është dorëzuar komunitetit dhe mbeten ende për t’u pastruar edhe 31750 m2. / Top Channel

 

Share This Article
12 Comments
  • I lumte ministres, per kete pune mjaft efikase per jeten e nje fshati qe mori nje goditje mjaft te madhe.
    Mu kujtu nje ish gjeneral,bahja,i cili ne cilesine e komandantit te komandes logjistike,pasi vuri gjithe transportin e ushtrise per levizjen e arsenalit per demontim,me shpenzimet e ushtrise,pas i jave na doli dhe me nje brifing,po kujtohej per jeten e ketij komunitetit,se si do te rindertohej gerdeci i ri, ne fushen e pa pstruar.
    dhe ky gjeneral,mori pafajsine se mbuloji transportin e privateve,dhe punon oficer ne rezerve ne ambjentet e akademise se bashku me te tjere mbeshtetes te tradhedise,me heshtjen e tyre.

    • Pedagogu i ekonomisë? Me ndonjë përjashtim te vogel (në fillim) me rezulton se juve dhe Raimond Vlonjati në vijim kini të drejtë? Nderime!

  • Kjo eshte ministre per Pastrim Territori..?

    Ore mos ndoshta Ministria Jone e Mbrojtes eshte Ministri Aksionistesh …?

    • @@@ Shumë komentues në këtë forum kanë të drejtë Mimi ? Po shfaqesh si drejtoreshë komunaleje jo si ministre e mbrojtjes. Po e deformon misionin bazë të ushtrisë për të cilin jam i sigurtë se nuk është pastrimi i mjedisit? Por dhe “pastrimin e mjedisit “e ke nisur mbrapsht? E ke nisur nga bishti? Niset nga koka dhe a e dini cila është koka e këtij pastrimi ? Eshtë ai qe ti moj zonjë nuk e ke fare ndërmënd!? Eshtë hetimi apo investigimi i bandës që ndoti gërdecin,që vrau gërdecin,që helmoi gërdecin,që vodhi, trafikoi , shpërtheu dhe varrosi pa hesap mijra tonelata pasuri të shqiptarëve!?? Me kë të meru ti ministre dhe jo me aksione “jevgjish” me uniformë jeshile??? Apo je trembur nga shfryrja e tollumbaces penale “Mimi kundër Imamit” dhe me që ndodhi kështu ke marë rolin e drejtores së “gabikanaçes”??? Mimi ? Nuk po bën mirë as profesionin e financieres së ushtrisë pale atë të ministres se mbrojtjes nuk po e bën hiç? I ke nisur gjërat nga bishti !? Ne presim te thoni ku përfundoi pasuria miliardeshe ushtarake ti na tregon bishtin e punëve? Nuk je kaptere e pastrimit te territorit mimi ? Je gjenerale politike dhe ne duam vendime e veprime qe u kanë hije strategëve jo vendime e veprime të denja për nje brigadiere të firmave te pastrimit te bashkisë?? Po na zhgënjen keq mimi ? Xheç na u duke në fillim por kaloi një vit dhe ti kaptere se kaptere ngele!? Pa respekt!

  • Mrika pasi beri autogol me akuzat per Imamin, i qenka kthyer puneve te shtepise, pastrimit te teritorit. Me mire se te akuzoje, le te shkoje te pastroje.

  • Kjo minister disa dite perpara se te merrte detyren deklaroi me buje se sa te futej ne zyre do t’ja kthente SH.QU.P-in ushtrise. E mbajti premtimin?

  • Nje bravo per pastrimin e territorit, tani ngelet vetem rritja e cilesise se ajrit dhe diellit, rregullimi I gazaneve te plerave dho modernizimi I fshesave. Urime

  • Do te donja te informohesha nga znj.Mrike se perse ky minister hesht e nuk na bene me dieni se ku i çonte Saliu armet e kokat e predhave?Perse nuk ndihet Mrika per kete vjedhje monstruoze te pasurise sepopullit.Sipas disa llogarive fare te thjeshta armatimi i falur e i shitur ne interes te perandorise qe na bene hije per dite,po te konvertohej ne dollare per kete popull ç’do familje duhet te merte mesatarisht 25 mije dollare pa futur ketu fitimet e Xenit !Mos ju ane vene te zhdukni gjurmet me pastrimin qe beni e s’kuptoni gjee krenoheni!

  • Nje idiot, qe per fatin e keq te tij ishte mjek, me thoshte se ushtria nuk eshte per te pastruar. Kjo pershtypje e tij ishte qe kur ushtria filloi te pastroje rruget kombetare e me pas edhe plazhet ne fillim te sezonit veror.
    U çudita dhe i shpjegova: Ushtria veç detyrave qe ka per mbrojtjen ka dhe detyra per te marre pjese ne zhdukjen e pasojave te inondateve te ndryshme si termete, vullkane, zjarri, permbytje, etj… A nuk ishte nje inondat qe tere Shqiperia ishte mbushur me qeska e bidona plasmasi e kanoçe te hedhura ne vendet me te shikueshme publike. A nuk u ankuan shtetet perballe nesh si Mali i Zi e Kroacia se lumenjt shqiptare po i mbytin me mbeturina? A nuk eshte inondat qe duej edhe forca e ushtrise si nga nje termet?
    Turp per mjaft komentues qe ne vend te perkrahjes per likujdin pasojash te broçkullitin ne favor te te keqes qe lam pas e qe nuk la gje pa bere ne dem te vendit e ne favor te dreqit e te kundershtareve shekullore.
    Si ka mundesi qe shume veta te mos perkrahin pozitiven e mjaft pune qe po ndryshojne per mire, por u eshte mpire truri tek e djeshmja e zeze…

  • Të fala gramoz ruçit mimi? Ja rregullove kushërinë e parë “drejtor drejtorie “? Bravo mimi,meriton një pije energjike “rilindja”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *