Pastronte shtëpinë nga përmbytjet, pickohet nga gjarpri

Dita

Një qytetar është pickuar nga gjarpri në tentativë për të pastruar banesën e tij, prekur nga përmbytjet. Ngjarja ka ndodhur në një familje në Murqinë të Fushë-Krujës. Kryefamiljari i bën apel të gjithë autoriteteve lokale që t’i vinë në ndihmë pasi situata në Muriqan është shumë e rënduar dhe janë të izoluar.

“Jemi të zhytur në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihmë nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”. Situata në fshatrat Derven dhe Mallkuç në Fushë Krujë raportohet shumë e rënduar.

Disa banorë kanë hipur mbi çatitë e shtëpive, pasi brenda uji ka përmbytur gjithçka.  Për evakuimin e tyre po ndërhyjnë Forcat e Armatosura me helikopterë, për shkak se rrugët tokësore janë të pamundura. Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Derven, me qindra familje janë izoluar, ku në zona të caktuara niveli i ujit ka arritur mbi një metër e gjysmë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *