Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra kryetarin e pezulluar të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Petrit Çeno.
Para vendimit, Petrit Çeno ka qenë nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv.
Ai e ka filluar karrierën në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtar dhe më pas si kryetar i Gjykatës së Apelit Durrës prej më shumë se 15 vitesh.
Në nëntor 2013, Çeno u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës së Lartë, por dekreti u rrëzua nga votat e mazhorancës në Parlament. Ndërsa në vitin 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një procedim penal ndaj Çenos dhe dy gjyqtarëve të tjerë, të cilët u akuzuan se kishin përfituar një udhëtim falas në Madrid nga një biznesmen, palë në një proces gjyqësor, për të parë ndeshjen Real Madrid-Barcelona.
o.j/dita

Lajm i mire.
Po fatkeqë që janë gjykuar nga këto monstra kush u bën det mal!?
Kam asistuar ne nje gjykim ne apelin e Durrsit ,veti i peste . Me gjithe se ishim ulur ne fund te salles , Petrit Ceno , si kryesus i apelit ne Durres ne kete gjykim , na pyeti nje per nje ,si ne hetusine e Enver Hoxhes ,kush ishim ne dhe cfare lidhje kishim ne me palen e paditesit . ..Me beri pershtypje ,ky legen ,.Por kur me erdhi radha ime , i thashe kusheririt tim ,me gjithe se kishte te drejte simbas ligjit ,e ke te humbur gjygjin ,ishte e thjeshte kuptohesh ashiqare ,dhe ashtu ndodhi .Ky bandill mu akrua si sulltan , duke me thene te perjashtoj nga kjo seance dhe mos dish ku te shkosh. . Natyrisht 100% duhet te kete mare ryshfet te majme ,nga pala kundershtare , se ska si te shpjegohet I kujtohet mire Petrit Cenos ky moment .Ne kete dunjah lahen te gjithe o Petrit Ceno .
Nje hajdut ordiner po ordiner fare. 10 milione ka marre per nje gjyq qe di une. I uroj burgun, jo thjesht shkarkimin. Djalin e kishte dhe ne listat e deputeteve te pd zgjedhjet e fundit. Ca behet ne kete vend…
Konfiskim hajdute,konfiskim.
Shkarkim+konfiskim.