Pasuria/ “Kaubojsi” i tregon të gjitha, 20 shtëpi në Shqipëri e Itali

Elton Tafaruci

Troje, dhjetëra apartamente, aksione, të ardhura nga qiratë, huamarrje dhe transaksione qindra mijëra euro. Kjo është vetëm “maja e ajsbergut” të pasurisë së akumuluar gjatë vitit 2015 nga disa deputetë të Parlamentit Shqiptar, sidomos ligjvënësit biznesmenë.

Por më transparenti dhe i vërteti duket se është Deputeti i Lezhës, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe në rrethet politike dhe mediatike edhe si “Kaubojsi”.

Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2015, ka dalë fiks siç ai e ka deklaruar veten, “pasanik”. Ndocaj ka deklaruar 14 apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 725,92 m2, me një vlerë 23,580,220 lekë.

Pranë ILDKP, Ndocaj, ka deklaruar edhe një shtëpi private në Sarandë, me sipërfaqe 600 m2, plus 1200 m 2 truall, me vlerë 100 mijë euro.

Deputeti deklaron edhe dy dyqane në Lezhë me sipërfaqe 259 m2, me vlerë 10,360,000 lekë, një tjetër apartament në Lezhë me sipërfaqe 69 m2, me vlerë 2,000,000 lekë.

Deputeti deklaron dy një apartamente në Tiranë me sipërfaqe 320,30 m 2 dhe 94.3 m2, si dhe një bodrum me sipërfaqe 666 m2, me vlerë 496 mijë euro.

Po ashtu, deputeti Ndocaj deklaron dy apartamente në Itali me sipërfaqe 480 m2 dhe 180 m2, me vlerë 650 mijë euro dhe 300 mijë euro.

ndocaj_25387

 

Share This Article
2 Comments
  • Prandaj therritni mendjes:
    Kur behet miliarder njeri qe ka vetem tete klase shkolle tregon qe ne Skiperi duhen vetem muskujt dhe “seksi”.
    Prandaj sa me shume stervitje…!
    -Jepi Kauboj se lezhjanet jane si thanat qe lulezojne te parat dhe piqen te fundit-ka thene nje lezhjan i moçem.

  • Cfare pune beka ky njeri qe mund te siguroje aq te ardhura,qofte dhe per 25 vjet “demokraci”?Tamam punen qe bejne gjithe qe marrin ne dore ndonje hallke pushtetiHAJDUT!Dhe per fat te keq te Shqiperise e shqiptareve ne keto 25 vjet kjo rrace eshte shtuar shume,Dhe shtohen ende duke share komunizmin qe i la te varfer.E nese ne komunizem populli ishte i varfer e shteti i pasur(me ate pasuri ndertoi veprat kudo neper Shqiperi dhe e ktheu nga fshat i 1944 ne qytet 1980) sot pseudodemokracia shqiptare qe u ngrit nga ish me te poshtrit e komunizmit,pasuroi kreret dhe shkaterroi ekonomine,supervarferoi popullin dhe me e keqja e detyroi dhe detyron ende te marre rruget e emigracionit.E migracioni nuk eshte shkalle zhvillimi,por shkalle perkeqesimi te jetes brenda.Do thote dikush qenke komunist,qeshprehesh keshtu,Jo,thjeshte po bej nje analize te gjensjes ekonomike te njeriut te thjeshte,sepse bllokmenet e vjeter e te rinj mire e kane situaten,Populli,ah populli,!,,,Le te marre trasten ne krah e te bredhe rrugeve si ne kohet para 90-es.Emigracioni te siguron te ardhura me te mira,packa se edhe me me shume mund e sakrifica,por ben ate qe asnje s,do ta deshironte e shpirt:te ndan zemren ne copa,sepse le mbrapa pjesen tende me te madhe,prinderit,vellezerit,miqt e shoket e ndoshta nuk do mundesh me t,i takosh,,,Krahasimet i ben vete cdo njeri me mend,Po nese ne vendin tone do punohej per te pasuruar te gjithe(popullin dhe qeveritaret,dhe mundesite jane per kushtet e Shqiperise) atehere njerzit do rrinin aty,Pra konkluzioni eshte :ne Shqiperi pasurohen pushtetaret dhe “te fortet” dhe shkon ne varferi pafund populliE nese kesaj metode drejtimi i themi demokraci.ne djall shkofte dhe rrofte komunizmi!Por jo,komunizmi nuk vjen me ,por as kjo demokraci nuk dojetoje gjate,pseudodemokrateve duhet t,u tregohet vendi,te majte,te djathte,te qendres e lloj pozicioneve qe kane krijuar per te rrjepur popullin,qe per dreq u shkon nga mbrapa e u beson,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *