Pak fjalë për librin e ri të prof. Skënder Aliut “Kolonja. Studime arkeologjike. Jeta, kultura dhe identiteti”
Prof. Emil Lafe
Janë disa njerëz që dinë mirë jo vetëm ç’ka mbi tokë, por edhe ç’ka nën tokë. Në këtë rast e kam fjalën për arkeologët. Gjithë jetën e tyre aktive ata verojnë nëpër çadra nëpër vendet ku nëntoka ruan pasuri të paçmuara që, kur dalin në dritë, ndriçojnë epoka e shekuj të tërë për të cilët nuk dimë asgjë ose dimë fort pak. Arkeologët na tregojnë si ka qenë shoqëria njerëzore qindra e mijëra vjet më parë, ku kanë jetuar e si kanë jetuar ata njerëz, cila ka qenë ekonomia e tyre, veglat e punës e mjetet e gjahut, orenditë e stolitë që kanë përdorur, kultet që kanë pasur, mënyra e nderimit të fundit për njerëzit e dashur që një ditë ndaheshin nga jeta. Dhe duke interpretuar gjithë këto të dhëna arkeologjike, historianët e lashtësisë ndërtojnë, me aq sa munden, tablotë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore që nga koha kur njeriu sajonte e përdorte vegla prej guri (e ashtuquajtura Epoka e Gurit), pastaj kur filloi të prodhonte enë balte dhe të bënte vegla pune prej eshtrash të kafshëve e prej stralli, më tej kur mësoi të mbante kafshë shtëpiake, të mbillte e të bluante, kur mësoi të tirrte dhe ndërtoi vegjën e parë, dhe kështu arriti të vishte veten me duart e veta. Më pas vjen epoka e Eneolitit, kur njeriu arriti të përdorë metalin e parë, bakrin, e më pas bronzin (mijëvjeçari III–II), derisa mori zhvillim punimi i hekurit dhe i metaleve (sidomos nga shek. VIII para e.r.).
Njeriu është kureshtar për të njohur të shkuarën e largët, ato që quhen edhe kohët e mugëta të historisë. Na pëlqen të rindërtojmë me fantazinë tonë jetën e asaj kohe, të depërtojmë në misteret e saj: si kanë arritur të ndërtojnë 2–3 mijë vjet më parë ato piramida, tempuj e pallate që na mahnitin sot. Prandaj edhe historia e lashtë e arkeologjia janë nga lëndët më tërheqëse në shkollë dhe disave që në moshë të njomë u lind pasioni për lashtësinë. Një nga këta është arkeologu i mirënjohur Skënder Aliu, autori i librit “Kolonja. Studime arkeologjike. Jeta, kultura dhe identiteti” (400 fq.), që sapo ka dalë në qarkullim nga shtypshkronja e mirënjohur “Kotti” e Korçës. Skënder Aliu këtë muaj mbush 85 vjet. Ka një karrierë të pasur shkencore e pedagogjike dhe një varg botimesh në shtypin shkencor të vendit e të huaj: ka qenë gjithnjë bashkëpunëtor i rregullt i Institutit të Arkeologjisë; për më se 20 vjet ka drejtuar bërthamën arkeologjike të qarkut të Korçës; ka qenë pedagog i lëndës së arkeologjisë në Universitetin e Korçës dhe në Universitetin e Elbasanit; ka marrë pjesë në dhjetëra ekspedita arkeologjike dhe ka drejtuar gërmimet në një varg pikash.
Libri më i ri i prof. S. Aliut, me të cilin ai feston edhe ditëlindjen e 85-të, është dëshmi e pasionit dhe e metodës shkencore të punës. Mbi të gjitha është dëshmi e dashurisë për vendlindjen, për krahinën e bukur të Kolonjës, e cila ka një rol e një vlerë në historinë tonë kombëtare që i tejkalon ato që mund të priteshin, po të kemi parasysh madhësinë e saj. Në gjithë jetën e tij shkencore si arkeolog, S. Aliu nuk iu nda Kolonjës. E ka shkelur pëllëmbë për pëllëmbë që të gjente mbi dhe shenja të vlerave që i kishte mbuluar dheu e harresa. Gërmimet e shumta që ka kryer në Kolonjë dhe në trevën e Shqipërisë juglindore në përgjithësi kanë sjellë si rezultat që edhe punimet e botimet e tij shkencore të jenë të shumta, për t’u admiruar. Sot, nga lartësia e moshës që ka arritur dhe e përvojës që ka fituar, S. Aliu është në gjendje që zbulimet dhe shkrimet e tij të mëparshme, t’i vështrojë me syrin e sintezës, të përgjithësimit, të nxjerrjes së përfundimeve më të gjera dhe të krahasimeve e ballafaqimeve me arritjet arkeologjike të kolegëve që kanë hulumtuar treva të tjera të afërta e të largëta.
Për ne shqiptarët arkeologjia është edhe më shumë se kureshtja shkencore për të rindërtuar të shkuarën. Në historinë tonë çështja e autoktonisë, e prejardhje dhe e formimit të etnosit shqiptar përbën një problem themelor, ku ngërthehen shumë degë të dijes: historia, arkeologjia, gjuhësia, etnografia me etnologjinë, antropologjia, që përpiqen ta ndriçojnë problemin secila nga ana e saj. Por tri të parat kanë barrën më të madhe në këtë mes. Historia na thotë se që nga koha antike greko-romake nuk ka asnjë të dhënë të drejtpërdrejtë a të tërthortë për ndonjë shtegtim të një fisi a populli drejt viseve që mbajnë sot shqiptarët. Pra ata janë pasardhës të një popullsie të stërlashtë vendëse. Arkeologjia dëshmon një vijimësi të kulturave materiale të popullsisë që ka banuar në trojet e sotme shqiptare. me këtë rast është e nevojshme të sqaroj se termi kulturë në arkeologji shënon tërësinë e artefakteve që i përkasin një periudhe të caktuar kohore në një zonë të caktuar dhe janë krijuar nga e njëjta popullsi (nëpërmjet tyre arkeologët përpiqen të rindërtojnë një qytetërim të së shkuarës). Gërmimet në krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj dëshmojnë për një njësi kulturore, brenda së cilës shfaqen edhe variacione e forma vendore, siç ka vënë në dukje edhe S. Aliu në disa raste në librin e tij. Gjuhësia nga ana e saj sjell prova që gjuha shqipe përmban elemente të tilla të cilat dëshmojnë se paraardhësit tanë të kohës antike kanë qenë fqinjë të grekëve të lashtë dhe nënshtetas të Romës, pra vendës në trojet e sotme të paktën që nga ajo kohë. Vijimësia e kulturave që dëshmon arkeologjia, për gjuhësinë nuk është provë e mjaftueshme për ta shtyrë autoktoninë dhe proceset e etnogjenezës iliro-shqiptare në periudha më të hershme e të mjegullta përtej mijëvjeçarit të parë dhe kohës së hekurit, d.m.th. në kohërat e tejlashta pellazgjike.
Gjithë kjo flet për rëndësinë dhe rolin e madh të arkeologjisë. Që me themelimin e Institutit të Shkencave (1948), e sidomos të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1972), arkeologjia shqiptare pati zhvillim të hovshëm. Drejtuesit entuziastë dhe plot pasion të saj arritën që të gjenin mbështetjen e duhur materiale e financiare për të ndërmarrë gërmime në një varg qendrash jo vetëm të njohura, por edhe krejt të panjohura më parë në hartën arkeologjike të Shqipërisë. Iu kushtua vëmendje e veçantë kulturës ilire, po edhe kulturave paraardhëse prehistorike. Arkeologjia shqiptare me botimet e shumta cilësore, me konferencat shkencore të organizuara, me pjesëmarrjet e suksesshme në kongreset e shoqatës së Studimeve të Europës Juglindore (AIESEE) dhe në veprimtari të tjera fitoi emër të mirë e respekt edhe arenën ndërkombëtare dhe hyri në lidhje bashkëpunimi të frytshëm me institucione prestigjoze e me arkeologë të shquar. Krahas zhvillimit të studimeve eci edhe formimi e kualifikimi i arkeologëve. Një nga më të njohurit prej atyre që u përgatitën në Universitetin e Tiranës është edhe prof. Skënder Aliu. Ai e pasuron sot bibliografinë e tij shkencore me një vepër të re për arkeologjinë e Kolonjës.
Libri në fjalë hapet me një vështrim të përgjithshëm gjeografik për Kolonjën dhe me një paraqitje të historisë së gërmimeve arkeologjike në të, që zë fill nga vitet ’60 të shekullit XX. Në kreun II flitet për epokën e Neolitit (Epoka e Re e Gurit) dhe të Eneolitit (Epoka e Bakrit dhe e Bronzit), d.m.th. nga dëshmitë më të hershme (mijëvjeçari IV) deri nga fundi i mijëvjeçarit II (vendbanime në Luaras e Kamnik). Në kreun III përshkruhet Epoka e Bronzit dhe e Hekurit sipas objekteve të gjetura në Luaras, Shtikë, Bezhan, Borovë, Evrenezas dhe Leskovik. Në kreun IV flitet për vendbanimet shpellore të Podës, Kamnikut dhe Kabashit. Kreu V, që u kushtohet vendbanimeve të fortifikuara është mjaft i gjerë, sepse në krahinën e Kolonjës ka një varg vendbanimesh të tilla, të emërtuara nga populli “kala”, si në Luaras, Qesarakë, Boshanj, Leshnjë, Bejkovë, Qinam, Borovë, Barmash, Kamnik, Radimisht, Vrëpckë, Radanj, Kagjinas etj.
Dihet se në lashtësi njerëzit përcilleshin në banesën e fundit bashkë me objekte që kishin përdorur gjatë jetës, me stoli që kishin mbajtur dhe sende të tjera. Për këtë arsye nga vendvarrimet ka dalë një inventar i pasur arkeologjik, që pasqyron jo vetëm mënyrën e jetesës dhe shkallën e zhvillimit të zejtarisë, por edhe diferencimet pasurore e sociale të kohës përkatëse. Për materialin e gjetur në vendvarrime flitet në krerët VI (vendvarrimet tumulare ose kodërvarret në Prodan, Rehovë, Psar, Shtikë, Luaras, Peras, Kabash); në kreun VII (varrezat e sheshta: Borovë, Vrëpckë, Leskovik); në kreun VIII (varret monumentale në Leskovik, Shtikë, Luaras); në kreun IX (varrezat mesjetare në Rehovë, Shtikë, Prodan). Në kreun X përshkruhen ato që cilësohen si gjetje të rastit. Kreu XI u kushtohet përshkrimit të rrugëve, objekteve të kultit si edhe thesareve që janë gjetur në krahinën e Kolonjës. Pas këtyre njëmbëdhjetë krerëve autori jep konkluzionet e tij të përgjithshme për lëndën e trajtuar, duke përcaktuar tiparet dhe tipat kryesorë të kulturave sipas epokave dhe të objekteve të gjetura. Krahasimet e ngjashmëritë me gjetjet në krahina të tjera të vendit tonë po edhe të rajonit nxjerrin në pah marrëdhëniet e atëhershme ndërmjet popullsisë së kësaj krahine dhe trevave të tjera të afërta e të largëta, deri në qytetërimin egjean. Me këtë mënyrë plotësohet edhe vështrimi i përgjithshëm i proceseve zhvillimore të lashtësisë që kanë ndodhur në vendin tonë dhe që sollën si rezultat kalimin nga periudha ilire në periudhën arbërore e shqiptare. Në të gjithë librin e prof. S. Aliut paraqitet një dokumentim i pasur e i larmishëm nëpërmjet fotografive dhe skicave cilësore, që konkretizojnë dhe vërtetojnë përshkrimet e përfundimet e autorit. Vlen të shënohet se disa nga artefaktet e paraqitura në këtë libër, si p.sh. ena antropomorfe e kapakut të librit, ena vazokambanë dhe ena me katër thimtha të gjetura në Kamnik, paftat prej ari të gjetura në Rehovë, si edhe një varg enësh e stolish, duken si vepra të artit bashkëkohor.
Skënder Aliun e njoh që nga koha kur ishte student në Universitetin e Tiranës. Nuk jemi takuar dendur, por e kemi ruajtur miqësinë kolegjiale. Nga letërkëmbimi ndërmjet të ftuarve për konferencën shkencore “Qendrat e banuara të Shqipërisë – gjendja dhe e ardhmja”, të planifikuar nga Akademia e Shkencave më 15 dhjetor të këtij viti, mësova për librin e tij të ri dhe, meqë ndodhesha në Dardhë të Korçës, u morëm vesh të takoheshim pas shumë vjetësh. U gëzova kur e pashë me shëndet të mirë dhe me qetësi shpirtërore. Por në rrjedhë të bisedës rreth librit e rreth punës, mësova edhe për brengat e tij shkencore, që janë brenga edhe të kolegëve të tij të arkeologjisë, jo vetëm të atyre që kanë dalë tashmë në pension. Ata kanë dosje të tëra me materiale studimore të pabotuara nga ekspeditat e tyre shumëvjeçare. Dhe nuk e dinë nëse do të gjenden mjetet për botimin e tyre. Botimi i librit me studimet arkeologjike për Kolonjën, që paraqitëm këtu, është përballuar nga autori dhe familja e tij. Por nuk është kjo brenga e vetme. Arkeologët i brengos edhe kujdesi i pamjaftueshëm për ruajtjen e pasurive kulturore që nxjerrin ata nga nëntoka, vëmendja e pamjaftueshme për mbrojtjen vendeve arkeologjike dhe jo rrallë braktisja e tyre, siç është rasti i varrezës tumulare të Kamenicës pranë Korçës. Arkeologjia sot krahas vlerave dhe rëndësisë si shkencë, ka edhe vlera e rëndësi për turizmin, tërheq kureshtjen një mase të madhe njerëzish dhe pasuron horizontin e tyre kulturor për njohjen e së shkuarës së vendit e të popullit tonë. Pasuritë arkeologjike të Shqipërisë, po ashtu edhe të Kosovës, janë të tilla që mund të barazohen me ato të vendeve të rajonit. Arkeologët janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë, por shpesh edhe të pafuqishëm përballë moskuptimit ose mosmirëkuptimit për këto përgjegjësi, prandaj kërkohet një mbështetje më e gjerë e opinionit publik për ruajtjen dhe mbrojtjen vlerave tona të së shkuarës.
Përmenda më lart konferencën për qendrat e banuara (qytete e fshatra) të Shqipërisë. Natyrisht unë si gjuhëtar nuk mund të sjell ndonjë ndihmesë për temën qendrore të konferencës. Por qendrat e banuara kanë nga një emër dhe ky emër duhet shkruar drejt e saktë sipas disa rregullave të caktuara e në radhë të parë duhet njohur si e quajnë vendësit atë fshat a qendër të banuar. Dhe nuk duhet lejuar që emrat e qendrave të banuara të shkruhen në dokumentet e shtetit sipas dijeve gjysmake të ndonjë nëpunësi. Fshati i Kukësit në pikën e kalimit kufitar me Kosovën quhet Morin – Morini (emër i gjinisë mashkullore) dhe jo Morinë – Morina, siç shkruhet në shumë tabela e mbishkrime (Morina i takon rrethit të Tropojës); folësit e radios e të televizioneve duhet ta dinë se emri i fshatit Pójan (Apolonia e Fierit) theksohet në rrokjen e parë, ndërsa emri i fshatit Poján të Korçës theksohet në rrokjen e dytë. Përcaktimi i formës normative të emërtimeve të vendbanimeve dhe krijimi i një regjistri të standardizuar të tyre duhet vlerësuar si pjesë përbërëse e rëndësishme e disiplinës gjuhësore të shtetit, për të cilën ngulin këmbë veçanërisht veprimtarët e Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare, pa i shqetësuar institucionet, që kanë punë të tjera më të mëdha. Me këtë mbyllje desha të përmend se jo vetëm arkeologët, po edhe gjuhëtarët kanë brengat e tyre

Lere Morinin dhe Pojanin por si do behet me Kostantino-polis ne Nder te Perandirit Ilyre Greke Megas Kostantinos qe i thoni Kostandinopoja!
Eshte kjo “bashkejetese” midis jush bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve qe u mohoni Emertimin e Vend (land angl) ndodhjeve Historike me ata qe i qendruan (center) besnik Identitetit Greke te Epirit si ne Emra,Tradite (Tradition),Kulture (Culture) Kenge (Kantare ital) Gluhe (Glosa) etj?
Ju Kostantinopolis Ilyre i thoni me keq (kakos) akoma (ancora ital) Stamboll!
Si do behet per Tripolis qe e Emertonin Vorio (Veri) Epirotet e Kastriotit dhe ju te Aliut i thoni Tropoje.
Agi Sarandes ne Sarande.
Moskopolis ne Voskopoje!
Karavo-Stasi ne Kaeavasta.
Agios Vasilis ne Shenvasi latinisht!
Agia Sofia e ndertuar nga Perandoro Ilyre Iustinianos ne 532A.D te kthyer ne Xhamii dhe ju i kendoni (kantare ital) Erdoganit!
Per cilet Ilyre e ke fjalne zoti Emil per Ata qe iken ne Planetin Mars?
A ka lindur Heroi “tuaj” ne Emathia dhe ju perse (perke ital) i thoni Mat!
Ne qofte se nuk eshte (este) kjo Hipoxrisia greq (Hipokrizi Latinisht) dhe mos respekt (risspetto ital) atehere cfare eshte?
Si mund te katandiset nje popull (popola) me Istoria (histori) dhe Identitet Epirote,Glosa (Gluhe),Topo-Onoma (Toponime) Greke dhe nje Periudhe (period) mijera vjecare) Greke te mashtroje dhe fallsificoje (fals angl) te paret e Tij Ilyre Greke apo Epirote?
Si mund te Identifikohet ky popull me Aleksandrin e Madh dhe Emrin e motres se Tij Thesalo-Niqi (Greq fitore kunder Thesalise) ne Selanik?O Demo te hengert tenja
E je te keqen Brenda.
Kur bere derr e arine
Cdeshe qe bere Turkpallvanine do thoshte Andoni nga Zagoria.
Uroj te jene gjithe grekafonet si ti o pellasgos erdogan,se i nxirrni bojen vetes.
Te pakten helenet e lashte kishin kulture..
Ju jeni kafshe hybride.
Te jesh injorant,genjeshtar,dhe te shesesh etimologji fjalesh qe nuk i di as kuptimin,as prejardhjen,,.kete vetem nje xhahil ka kurajon ta marre persiper.
Kujton idioti se Konstantin(Constant-qendrese,qendrestar-lat.) eshte emer grek,se perandori romak me origjine Dardane,nga Nishi,Konstandini i madh,ka qene grek.
Kujton idioti se Anton Zako nga Sheperi i Zagorise eshte grek,kur Andon Zako ka qene nje shqiptar i kulluar(Anton eshte emer romak dhe jo grek) antigrek i deklaruar..Ky idiot analfabet nuk ka lexuar kurrgje nga Andon Zako,se perndryshe do te kujtohej se Cajupi ka shkruar pamfletin Shqiptari dhe greku.,,ku qesendis pikerisht grekofylet si pellasgo erdogani.