“Pasuritë e krimit”, OFL i dërgon kërkesë Dashamir Gjokës dhe dy anëtarëve të Hajrit

J L

Anti-KÇK mbetet e fokusuar në qarkun e Durrësit.

Sot në një deklaratë për mediat, OFL tha se janë dërguar formularët për vetëdeklarimin e  burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Dashamir Gjoka me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– Emiljano Hajri me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

– Edlir Hajri banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre.

Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët.

Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • pra,po e filloj nga fundi:
    “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.”
    kemi një dosje gati me fakte,por në vënd që ta çojmë një spak a në kak,ne i themi atij që dyshojmë se ka pasuri të rrejdhur nga krimi!?
    ti ke boll kohë të bësh diçka??
    përse nuk dërgohen direkt në spak dhe ai të merret me hetimin??
    përse duhet kruajtur veshi i majtë me dorën e djathtë??
    këtë lojë prej dështaku artist nuk e kuptoj aspak!!!

    “OFL do të informojë publikun në vijimësi.”
    tashti po që e besoj se do ndërotjë shtet,dobiçi i burgajetit!!
    diktaturën rama 1 apo nipi 2??

  • O Dita o Thano….
    Mos u beni pjese e talljes si Politiqenëria me OFfff Lale(pfl) me lexuesit tuaj!!
    Ose futeni te kendi i humorit!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *