Pasuritë e krimit: Sa apartamente, vila dhe lokale janë blerë me para droge

Ornela

Në të gjithë vendin ka një numër të konsiderueshëm të pasurive që janë siguruar përmes aktivitetit kriminal dhe pronarët e tyre kanë qenë, ose janë me precedentë penalë.

Burime të Policisë shqiptare thonë për Gazetën Shqip se është bërë një verifikim i plotë i pasurive në të gjithë vendin.

Sipas hetimeve përmes agjentëve të krimit ekonomiko-financiar rezulton se janë 358 automjete luksoze, të cilat u përkasin organizatave kriminale, një pjesë e mirë e të cilave të blinduara.

Gjithashtu janë zbuluar si të dyshuara se janë blerë me paratë e krimit 286 apartamente, 15 vila, 87 lokale, 7 komplekse të mëdha dhe 103 aktivitete biznesi.

Në çdo rast do të jenë njësitë operacionale dhe agjentët në terren që do të bëjnë bllokimin e pasurisë dhe njësia tjetër me emrin FAST për personat në kërkim, do të ketë për detyrë arrestimin e anëtarëve e krerëve të grupeve kriminale, apo të atyre që kanë precedentë penalë.

Gjithashtu qarkullon edhe një listë me emrat e personave që kërkohen në Shqipëri dhe jo vetëm. Shumë prej të kërkuarve kanë qenë me masa ndalimi në Itali, Francë, apo gjetkë, por shuarja e masës së sigurisë dhe deportimi në vendlindje nuk i përjashton ata nga Drejtësia.

Hetimet do të vijojnë, sepse, disa prej tyre e kanë vijuar aktivitetin kriminal, përmes personave të tjerë, apo të afërm që kanë qenë në Shqipëri, apo edhe në shtete të tjera.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *