Toka, apartamente, restorante dhe resorte dalin në ankand

entela

Rreth 40 pasuri të konfiskuara si rezultat i aktiviteteve kriminale janë nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vlera e tyre në total arrin në rreth 5.5 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha tokash, pyjesh, restorante, dyqane e apartamente. Bie në sy vlera shumë e lartë e disa prej pasurive. Njëra prej sipërfaqeve pyll që shtrihet në 221 mijë metra katrorë vlerësohet me çmimin 270 mijë dollarë. Po me këtë çmim vlerësohet edhe një sipërfaqe ullishte në Durrës me sipërfaqe 1,500 metra katrorë, raporton SCAN.

Pronat në fjalë janë sekuestruar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendime, të cilat janë lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Vetëm pak ditë më parë, kjo Agjenci nxori në ankand edhe Resortin luksoz “Santa Quaranta” të Klement Balilit. Çmimi fillestar i caktuar nga Agjencia është 336 milionë lekë, afërisht 3 milionë dollarë. e.r./dita

Share This Article
9 Comments
  • Pasuria e grabitur shqiptareve nen hunden e Politikaneve sy lesh ! Presh.Pershesh.Nuk eshte as I pari as ifundit kjo pasuri. Ka edhe me shume kjo eshte maja e ajsbergut te vjedhjeve dhe te lidhjeve ne bashkepunimme politikanet e tranzicionit te vonuar 27 vjecar !
    Mallkuar QOFSHIN politikanet e tranzicionit qe lane me balt dhe ne mjerim shumicen e shqiptareve qe jua besuan PUSHTETIN ! Lane ne mjerim me mijra qindar pensionist , me nje pension qe nuk mbulon asushqimin e maceve ose qenit !

  • KU KA TE NDERSHEM KAQ PARA PWER TI BLERE E PARA E DYTA DHE PO I BLEU KUJT JA MBANE DHE E FUNDIT SHTET LESHI TI PERDORI PER SPITALE,SHKOLLA,UNIVERSITETE, AZILE INSTITUCIONE DHE MOS HARXHOJE BUXHETIN PER TENDERA PASI ATO JANE PARA TE POPULLIT…!!!!!!!!!!!!!!!

  • kush i ble këto pasuri??
    mos vallë të njëjtit persona??
    dhe keshtu mund të quhet legalizim i pastër??
    ose larje parash??

  • Keto politikan kapitalista te ri.Per nji cerek shekulli me liri-demokraci ne maje te gjuhes akumulune (grabiten) gjithe keto te ardhura.Po ta krahasojme me diktatorin qe kisht dy cerek shekulli i vetem ne doren e Tije,familja i perfundoj lakuriq me duer ne xhepa ne FUB Laprage.Edhe hajde e kundershtoni qe nuk ishte diktator.

  • Mor cfare po behet me vilat ne gjirin e lalzit ? A do konfikohen si gjaku i vjedhur i fukarait nga hajdutet politikane ,

  • Nuk habitemi ,per keto vockerima ,i gjithe shqiperia ,eshte per te dale ne ankand ,sidomos bregdeti .Ku me paturpesine me te madhe me ndihmen e vulave te shtetit ,kane vjedhur trojet si te pronareve private ,dhe po ato troje shteterore .Ku ka qene deri tani kontrolli shteteror ? ,Cfare ka bere policia ndertimore ? Kush mban pergjegjesi te shkaterimit te natyres ,si ne fshat ,qytet e sidiomos ne bregdet ? Pse duhet te dalin ne ankand ,ju keni detyrime per pronaret ,qe i keni shtuar nje ( ISH ) perpara. Apo jeni kunder tyre .Dhe mendoni per vehten tuaj Mjeshtrat e dine mire , se nuk ka as edhe njeri te ndershem te bleje ,keto shuma .Vetem parate e droges ,mund te hyne ne keto ankande .I bej thirje ministrit te finances ,ti ruaje keto shuma parash ,per te lare ndeshkimet kunder shtetit shqiptar nga strasbourgu ne fitim te pronareve Vetem tek uji i ftohte ,per babin e Bashes ,paguam me taksat tona 14 mil Euro .. . Prisni ,prisni ,skeni pare as edhe nje gje akoma ..

  • Shqlperia 1€ . E thote mire parafolesi , Shqiperia eshte e gjitha per ankand . Po mire e thote edhe nje komentues tjeter . Mqs shqiptari , nuk ka fuqi blerese , disa nga keto objekte te kthehen ne sherbime . Kampe per pensioniste , punetore , police/ushtarake , deri ne shkolla apo struktura spitalore . Po kush ti beje ? Ramushi opo Bashari ?

  • 3 miljone komplekset e Balilit,kurse te pashes pa u kompletuar 14 miljone dollare!Lind pyetja,a nuke eshte dhe ky nje skenare i peshtire i rradhes se jashteqitjes shqiptare ne te tre pushtetet,nga berishavici tek ramavici?Turp,por katodromin e mirit te xhikes te vene me rruge krimnale e korruptive ,kure do ta sekuestroje shoket e mirit te Xhikes,berishavicit,metavicit,bashavicit e medijvicereve me shoke e shoq qe kapardisen si gjeli siper plehut ne te tre pushteteve,plus presidence e ate pjese te biznesit e medjas qe vazhdojne si lavatrice duke pastruar lekte e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite deri me sot,kur?Apo pritet qe kete ta beje Vettingu,bejeni sa me shpejt se Vettingu shume shpejt mund tua njohe si pendese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *