Tashmë është e mundur që aplikimi për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të bëhet online pranë noterit, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka gati planin për ofrimin e shërbimeve edhe në rrethe.
Pas botimit në Fletoren Zyrtare, Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Dhomën Kombëtare të Noterëve.
Me këtë sistem mundësohet kalimi i të gjithave transaksioneve nëpërmjet zyrës noteriale si dhe një sërë shërbimesh të tjera që janë parashikuar.
Aplikimi që është bërë deri më sot dhe vazhdon dhe bëhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtura, mund të bëhet tek zyra e noterit dhe të çohet online në zyrën e regjistrimit.
Menjëherë personi përgjegjës verifikon dokumentacionin dhe kthen përgjigje online tek zyra e noterit.
Mësohet se deri në fund të shkurtit do të jenë trajnuar të gjithë noterët dhe ky shërbim do të jepet në të gjithë vendin./Dita/
