‘Pata një zhgënjim shumë të madh’; Çfarë vendimi ka marrë Floriana Garo pas zgjedhjeve?

entela

Ish-misi dhe moderatorja Floriana Garo u angazhua si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo la Gjenevën për t’iu përkushtuar plotësisht kësaj eksperience, por sot, e ftuar në ‘FitStation’ në News24, tregoi se u zhgënjye shumë pasi priste rezultate të tjera.

Ajo ka treguar gjithashtu se për momentin ka lënë Gjenevën për të qëndruar në Shqipëri.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati,  mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për tu kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por  për momentin do qëndrojmë në Shqipëri”, u shpreh  moderatorja.

Floriana është nënë e dy fëmijëve, një vajze të quajtur Adia dhe një djali të pagëzuar me emrin Priam.

 

e.r/dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *