Që kur filmi “Muzgu” (Twilight) e bëri një nga vampirët më tërheqës në botë, Robert Patinson vazhdon të vjedhë zemrat e adoleshenteve dhe të vajzave të reja.
Por ndërsa perdet kanë rënë në atë kohë të karrierës së tij, aktori i njohur dhe si R-Patz po shfaqet në një tjetër këndvështrim: si model.
Pasi nënshkroi një marrëveshje prej 12 milionë dollarësh me “Dior” për t’u bërë fytyra e re e shtëpisë franceze të parfumeve në fund të vitit të kaluar, Roberti kthehet sërish.
Tani aktori ka nënshkruar një tjetër marrëveshje për të një fushatë për linjën e veshjeve të brendshme për meshkuj të “Dior”-it.
Aktori i “Muzgu”-t thuhet se është “aty ku duhet” në fushatën reklamuese, e cila përshkruhet si “tejkalim kufijsh”. Roberti është gjysmë i zhveshur dhe duke puthur një prej modeleve. Sipas njerëzve që morën pjesë në xhirime, atij nuk iu desh shumë që të përputhej me rolin. Videoja do të hidhet në qarkullim në maj.
Dhe ndërkohë që bën këto xhirime, Roberti duket se po bën përpjekje për të treguar se është i zënë. Ai dhe Kristen Stjuart provuan se vazhdojnë të jenë bashkë pasi u fotografuan jashtë një bari karaoke në Los Anxhelos mbrëmjen e së martës, pavarësisht thashethemeve se janë ndarë.