Pato largohet nga Milan

anazapta

Tashmë është zyrtare:  Alexandre Pato largohet nga Milan dhe kalon te Corinthians, ku do të mbajë sërish fanellën me numrin 7.  Njoftimin e kanë dhënë dy klubet respektive, përmes faqeve të tyre zyrtare në internet. Transferimi është i karakterit përfundimtar dhe Galliani ka mbyllur çdo tratativë në vlerën e 15 milionë eurove.

Në ditët e ardhshme, lojtari do të kryejë vizitat mjekësore, një rit i zakonshëm pas çdo transferimi. Sulmuesi brazilian do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, menjëherë pasi të kalojë testet mjekësore. Pato largohet kështu nga Milan pas 5 vitesh me ulje e ngritje, të karakterizuar nga shumë gola, por gjithashtu, po aq shumë dëmtime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *