Patos, 76-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, zjarrfikësit hynë nga dritarja

Leda Hysa

 

Një e moshuar është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në qytezën e Patosit.

Viktima është shtetasja me iniciale N.M., 76 vjeç.

Forcat zjarrfikëse u deshën të hynin në ndërtesë nëpërmjet dritares në katin e tretë të pallatit 5 katesh në lagjen “1 Maji”.

Hyrja nga dera e banesës ishte e pamundur, pasi dera ishte e mbyllur nga brenda. Zjarrfikësit përdorën shkallët për të hyrë në banesë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *