Kryedemokrati Lulzim Basha vijon turin e takimeve në qytete të ndryshme.
Këtë të martë Basha ka mbledhur strukturat në Patos.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se 1/3 e socialistëve refuzuan pjesëmarrjen në zgjedhje më 30 qershor.
Duke iu referuar shembullit të Bashkisë së Patosit, Basha tha se:
“Sa i përket pjesëmarrjes reale, përfshirë ata që janë detyruar me forcë, në bashkinë e Patosit, refuzimi masiv ka arritur një tjetër rekord me 13 përqind. Kjo do të thotë se në Patos vetëm një në tre socialistë ka shkuar të votojë në procesin farsë të 30 qershorit, ndërsa dy në tre kanë vendosur ta bojkotojnë këtë farsë”.
Kryetari u vuri të vetve në dukje se ky nuk është rezultat i arritur brenda një jave, por i protestave dhe i qëndrimeve politike të PD dhe opozitës, siç ishte djegia e mandateve parlamentare.
b.b/dita

Te dashur pd-iste,jemi kundershtare,por me vjen keq per ju.Lidheni kete budallain se nuk po di cnxjerr nga kamarja me.Socialistet e bojkotuan Ramen ne 30 qershor se i erdhi keq qe Basha dogji mandatet.O idiot i pakthyeshem.Te punon truri apo jo.
Qytetar, bravo !
Per Pdistat: socialistet prape ma te mençuar: po vetedijesohen ma shpejt se jue po largohen nga horrat e tyre ma shpejt se ju! Ju edhe pushtetin ne vendet qe kur Rama nuk do i kishte fituar ky idioti juaj ia dorezoj po ju prape vazhdoni me e perkrah per kete sherbim qe i beri Rames ?!!!
Debila do jeni deri kur?!
Eshte mire nga trute luli, se keto lloj llogarish vetem nje mendje thuthuqe mund ti beje