Një grindje për motive xhelozie për pak sa nuk përfundon në tragjedi mes një çifti bashkëjetuesish. Policia vendore njoftoi dje se ndaloi të dyshuarin Arbër Hasanaj, 22 vjeç, banues në Patos, sepse më dy ditë më parë, në orët e vona, në banesën e tij ka rrahur fizikisht dhe e ka kërcënuar se do ta vriste me armë, bashkëjetuesen me inicialet E. D., 19 vjeçe, banuese në Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Hasanajt u gjet dhe sekuestrua një krehër me dy fishekë automatiku model 56, por nuk u konstatua ndonjë armë zjarri.
