Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i lënë jashtë listave nga Lulzim Basha, ka reaguar në një status në Facebook ku u drejtohet “çunave dhe gocave të PD-së”, siç i quan ai.
Ai u bën thirrje “ta marrin më qetë” kur u kërkojnë kryeministrit Edi Rama të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale.
“Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së,” shkruan më tej Patozi.
Statusi i plotë
MERRENI ME TË QETË…
Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit!
Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së.

Nepsqarë për pushtet
Një javë më përpara u bllokua seanca e parlamentit. PD-ja, me kokëngjeshje, kërkoi debat politik,për të miratuar komisionin parlamentar, që do të hartojë ligjet për zgjedhjet e ardhshme.PS e LSI u gjënden gafil para tekave të PD-istëve. Natyrshëm, kërkuan që të shtyhet me një javë debati,se ju duk kohë e arsyeshme për t’u përgatitur.Kaq kohë u jepet edhe studentëve në sezon,për t’u përgatitur për një provim.
Nga lajmat e marra çdo ditë ,gjindja u përgatit për të dëgjuar se si do të dilnin deputët e nderuar në provim.U la puna ditore për dy ditë, të ejten dhe të premtën. Debati që caktuarpër të ejten.Filloi të premtën,me një deputet më pak,se u dënua një ditë më përpara, nga zallamahija që bëri në sallë, në mbrojtje të fjalës së lirë, në faltore. Entuziazmi qe aq i madh, sa u vunë baste, se kush ka çfletuar më shumë literaturë, për të dalë më i miri në provim.
U kacafytën palët. U lakuan me vëllezër, komshi, krushqi, shoqëri,për etikë, vetëm me nëna e motra nuk u shanë. Spikeri i kuvendit nuk po e bënte sallën zap. Kryeministri ,duke thirrur për ndihme folklorin brilant , i deshpëruar u shfry: ” Bir Selman i nënës këtë qaj më parë!?” Edhe krushka,kur qau motrën e madhe të burrit, se ka devijuar nga rruga e Zotit,nuk e qetësoi sallën. Luli, këmbëngulte, që zgjedhjet e ardhshme të jenë të ndershme ,duhet të bëhen si ato që organizoi PD- ja me 22. korrik. 2017. U muar vesh, se Heroina, u shpërndaka më lirë në parlament se në treg,sepse çmimi i shitjes nuk përfshin TVSH-në. Binte qartë në sy ,një gjë e përbashkët. Nepsi për pushtet ju rrëshqiste tek buzët.
Një pushtetari ,i rrëshqiti, e tha :” Krimi nuk është as me PS,e as me PD. Nuk i zgjedhim ne. Na zgjedhin ata. Miqt e tij ,për t’i dalë zot, e mbështeten, me idenë se e tha, për të qetësuar gjakrat e deputetëve të nderuar. Një tjetër e preu shkurt:”Të gjithë një feçkë kanë.” Biramelët,t hënjen lapidare për politikën mbarë botërore, e zbërthyen hollë-hollë,fije më fije,bri më bri,….. .Folësi ,me buzëqeshje, pranon se deputët e nderuar janë qëngja manar.Krimimi i ledhaton, I ushqen dhe ke nuk e pëlqen e ther për festë. Amund ta pranojë sovrani që të udhëhiqet nga qëngjat manar,ndonëse janë të ëmbël, të butë, të bukur!?Njeri me humor arsyetoi, se zotëria kërkon të fusë tinëzisht, në testim, me sira, të gjithë bodiguardët, identik si mësuesit e ngratë.
Nepsqaria, përBashkinë e Durrësit,e bëri pak çorap, diskutimin e saj intelektual. Makiavelin e lidhi me një filozof nga Azija e largët. Komentuesitj janë futur në dy hudhi.Të parët. Kanë kuptuar se ajo e di që Makiaveli është aziatik e aspak italian.Të dytët, nuk kanë kuptuar, pse i bëri bashkë në një diskutim të shkurtër? Ajo citoi: “Fitimtari e fiton luftën shumë përpara se të zbresë n ëfushën e betejës. Për konteksin e fjalisë opinion është përgjysmuar . Opozitarët, mbrojnë idenë se e tha, qe pozita i fitoi votat se kishte punuar më përpara për këtë qëllim. Pozitarët e kanë pëlqyer shumë diskutimin. E quajnë grua heroike,që pa ju dridhur qërpiku, kritikon kryetarin e saj, në parlament. PD-ja,pa u stërvitr katër vite rresht, u fut në lojë , pa nxemje,direkt nga çadra në ndeshje.Pse nuk u stërvit ekipi i futbollit të Bajernit të Mynihut, në verë,se e zunë kohën e artë, për të shitur bluza sa më larg Gjermanisë, aktualisht po vuan për pikë si në kampionatin vendas edhe në Chapions Ligë.
Spektali degradoi kur filloi ekspozimi I fotografive dhe vidiove nga telefonat e shtrejtë satelitor.Deputetët e nderuar kishin pozuar duke qeshur e lodruar me aktorët e krimit të organizuar.
Zhgënjimi erdhi shpejt. Bastet u anolluan.Gjindja nuk e harxhoi kohën e çmuar, për të parë nepsllëqet për pushtet. U larguan shumë herët ngan djekja direkt. Edhe kanalet e ndryshëm televiziv i shkëputen transmetimet direkte,sepse shikueshmeri ju ra dukshëm.Vetëm militantët e partive u ngujuan përballë TVSH- së, e cila nuk ju nda sallës për 14 orë pandërprerë.
Të nesërmen nuk të lënë gazetat rehat.Njëra, ka si kryeartikull:” Parlamenti i Krimit është kthyer në Parlamentin e Humorit.” Për shumëkënd është lajm shresëdhënës për të ardhmen. Kjo arritje ka ardhur si rezultat i vënies në jetë të ligjit të dikriminalizimit,që opozita,me të drejtë, e quan sukses të vetin.
FatmirLohja