Patozi: Eduart Selami nuk është kandidaturë reale për PD-në

Gazeta Dita

I ftuar në emision  “Opinion” ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka shprehur kritika të ashpra për kreun e PD Lulzim Basha.

Patozi deklaroi se një ndër arsyet që ai kandidon është se nuk do ti jepte kënaqësinë zotit Basha ku në një rast të një gare të mundshme, votat që kërkojnë largimin e tij të ndahen. Sa i përket Kandidimit të Eduard Selamit, ai tha se Selami nuk është kandidaturë e duhur dhe reale për PD.

“Arsyeja e dytë e mos kandidimit tim është se unë nuk dua t’i jap kënaqësinë zotit Basha ku në një rast të një gare të mundshme, ku votat që kërkojnë largimin e tij të ndahen.

Dhe e bëj publike këtu që do të mbështes çdo kandidat real që do të rivalizojë zotin Basha për ta rrëzuar.

Atëherë unë kur deklaroj mbështetjen time nuk kam parasysh një emër sepse unë nuk mund të di. Topalli mund të ishte.

Nuk e kam diskutuar këtë por kemi ndarë shqetësimin e përbashkët për atë që po ndodh në PD. Selami nuk është kandidaturë reale.

Nuk e konsideroj të tillë nga mënyra se si doli kandidatura. Unë e cilësoj një përpjekje, një marrëveshje mes Bashës dhe Selamit për të legjitimuar procesin”, ka deklaruar Patozi./opinion.al

Share This Article
4 Comments
  • Pse gjoja Selami nuk eshte kandidature normale e PD-se ? Me kot ju duket vetja me te zgjuar se “Mumja” sic e quajti Pollo. Une preferoj me mire Selamin se Pollon, dhe kur ju degjoj edhe ju te neglizhoni njerezit ne kete menyre preferoj prape te jete kryetar Selami me shume se sa ju.

  • Hi Hi Hi, sa me vjen me qesh me keta te PDse: Vertet mendoni se tash qe e shkaterruam Bashen, ne te Djathtet do votojme ndonjihere per kete mut selami? Ju ndoshta keni harruar se jeni pa be e pa kuriz, po njerezet e ndershme , vertet demokrat, qe i takojne te Djathtes e kujtojne mire kete mut qe shkateroj pronen, shkateroje ardhemirine e shqiptareve ma krahature qe krijoj me ligjet per pronen , e ky eshte vetem nje nga shume mekatet e tij…
    Harroni se do vini ne pushtet me kete deshtak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *