Patozi flet për partinë e re: Jemi mes një xhungle politike

DITA Online

Astrit Patozi ishte i ftuar në Abc News këtë të martë ku foli rreth partisë më të re në vend, Bindja Demokratike. Ai u shpreh se “Bindja” ka lindur nga nevoja që ka shoqëria për të ndryshuar sistemin dhe bazamenti i saj është vota, ku njerëzit mund të zgjidhen dhe të zgjedhin lirisht.

Patozi thotë se nismëtarët e kësaj lëvizjeje nuk janë pa eksperiencë. Sipas tij, sot shumë faktorë në shoqëri po kërkojnë ndryshimin e sistemit që favorizon partitokracinë. Por ai mendon se duke ushtruar presion mbi qeverinë, Rama do të detyrohet ta bëjë.

Ne e dimë që kjo nuk është një ndërmarrje e lehtë. Shumë prej nesh, por edhe unë që jam këtu kemi eksperiencën e duhur për të njohur bazamentin e këtij sistemi. Ne e dimë që jemi në mes të një xhungle politike ku këta predatorët janë sy e veshë.

Ka një rezistencë nga aktorët kryesorë nga përfituesit kryesorë të këtij sistemi që janë kryetarët e dy partive më të mëdha. Ne mendojmë që duke rezistuar përballë tyre dhe duke dhënë një model të ndryshëm në mund ti mundim dhe i rrëzojmë ata“, u shpreh Patozi.

 

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Jemi ne mes te nje xhungle; deklaron Patozi, por nuk kujton se ishte nje ujk i rritur ne kete hungel politike. Ne moralin e tije ishte ti kerkonte faje popullit per mijra krime e superkorrupsione qe kane dhe firmen e tije. dhe pas saje te shporrej njehere e mire nga politika duke i kthyer arkes se shtetit cfar seshte e tija. Kesaje deklarate appapatozjane i shkon per shtat nje karkurve semaforesh qe ka nderruar dhjetra tutore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *