Patozi: Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër…

Dita

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, me anë të një statusi në “Facebook”, është shprehur se demokratët duhet të harrojnë Tahirin pasi armiku është dikush tjetër. Sipas Patozit, armiku është Lulzim Basha.

Postimi i plotë:

Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t’i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja “Tahiri” i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli. Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t’ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës.

Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër.

Ndiqni raportimet e shtypit për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shqetësimi nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm. Pushka top ju bëftë, o trima!

Takova sot një deputet të listës “Basha” dhe i thashë me shaka se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne “armiqve” nuk na bëni dot gjë më.

Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni. Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha.

Share This Article
2 Comments
  • Patosi,
    Luli eshte i pamoralshem ,padyshim.
    I duhej nje parti per te dale ne krye ,peshoi opsionet dhe u fut te PD.
    Po edhe ti i piste je.
    E di pse? Se idealizon nje njeri(gazetar) qe jetonte ne nje apt 600m2 dhe vdiq ne nje makine 80 000 euro.
    Me pak fjale , nje hajdut per idhull…
    fuck you bitch…

  • O gje e trash. Cfare u ka rene nga qielli qe Pd te hidhet ne sulm . Me ato budadalleqe qe ju beni Rama livadhis si te doje .Ky film kaubojsash nga Pd do te prodhoje deshtime sa here qe ju te ngriheni e te kerkoni gjelperen ne mullarin e kashtes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *