Astrit Patozi, gjatë një takimi me demokratët e Korçës, i është përgjigjur thirrjes së Eduard Selamit, i cili u ka kërkuar që të bashkohen në garën e PD-së.
“Eduard Selami na ka ftuar ne që ta mbështesim. Ai ka bërë një gabim shumë të rëndë që pranoi atë garë.
Në rast se nuk do të hyjë në histerinë e politikës shqiptare si një patericë e shëmtuar, tani duhet të largohet nga kjo garë një minutë e më parë” tha Patozi .
