Astrit Patozi ishte në Vlorë ku, prezantoi edhe kandidaten për kryetare bashkie Valbona Mezini. Kreu i bindjes demokratike u shpreh se subjekti i drejtuar prej tij përfaqëson modelin më të mirë politik.
“Ne vijmë sot në kulmin e një marrëzie politike, e cila nuk ka të bëjë vetëm me Vlorën, por me të gjithë Shqipërinë. Ne dolëm në kulmin e kësaj marrëzie. Kishim dy detyra, të gjenim njerëzit e duhur dhe të ofronim modelin më të mirë. Ne besoj se e kemi bërë detyrën tonë. Ne do t’i paraprimë një ndryshimi të madh. Ne do ta ndryshojmë Shqipërinë. Unë kam besim se qytetarët do të zgjedhin njeriun dhe modelin. Njeriun e kanë këtu, modeli jemi të gjithë ne që jemi mbledhur këtu sot”
Patozi theksoi se tani duhet ti jepet fund mendimeve se Vlora është bastion i së majtës.
“Vlora nuk ka pse qëndron peng e një keqkuptimi sikur këtu është një vend i bastionit te majte sepse janë zgjedhje vendore, dhe secili mund ta ruaj sensibilitetin, që ka për partinë e tijë dhe qytetaret do zgjedhin njeriun dhe modelin, ne jemi te përgatitur te arrijmë. Vlora e Shqipëria pas 30 qershorit do flasin për ne”
Sipas kreut te bindjes demokratike 30 qershori do te jete një ditë normale zgjedhjesh.
b.b/dita

Po ik o legen o uturak burre !!
Ju lutem na i kurseni keto palacolleqe Patoziane !!