Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se pas 26 vitesh, shenjat dalluese të Partisë Demokratike nuk i po gjenden kësaj radhe në fushatës. Ai shkruan se Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë.
Reagimi i plotë:
Ka një shqetësim jo të vogël tek njerëzit që janë mësuar prej 26 vjetësh me shenjat e forta dalluese të Partisë Demokratike, të cilat nuk po i gjejnë kësaj radhe në fushatë. Dikush ma tha se ishte çuditur shumë dje kur kishte hasur nëpër rrugët e Gjirokastrës të rinj të veshur me bluza blu që shkruanin “Rilindje” dhe të tjerë kuqebardhë me stampën e “Republikës së Re” në gjoks.
Natyrisht, që nuk më ha fare meraku për “balilat” e Edi Ramës, që për të ardhur deri këtu kanë përshkuar një rrugë të gjatë, mbushur plot me eksperimente dhe të papritura, në ndjekje të shijeve të udhëheqësit.
Por edhe për sa na takon, mendoj se nuk ka vend për habi, dhe aq më pak për dekurajim. Sepse Partia Demokratike nuk është një ndërtesë apo disa seli, nuk është një flamur dhe as një logo, e aq më pak një fanellë e ngjyrosur, edhe pse të gjitha këto kanë vlerën dhe rëndësinë e tyre. Ajo nuk është një njeri, as një grup i vogël individësh, dhe kurrsesi një polifoto apo libër llogarie. Partia Demokratike është shumë më tepër se kaq.
Partia Demokratike është mbi të gjitha frymë dhe shpirt, është shpresë dhe motivim, është krenari dhe përgjegjësi, është devocion dhe përkushtim. Partia Demokratike është historia dhe e ardhmja e gati gjysmës së shqiptarëve, por edhe arsyeja e ekzistencës së pushtetit dhe opozitës për më shumë se cerek shekulli në këtë vend.
Partia Demokratike është krijuar për të udhëhequr, që nga dita e themelimit të vet, e derisa të jetojë, ndaj asaj i konsiderohet humbje vendi i dytë. Dhe kjo vlen, jo vetëm për 25 qershorin, por për të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, sa herë ato të mbahen. është bekimi dhe mallkimi, që shoqëron gjithmonë ata që janë “dënuar” për të qenë fitues.
Ndaj nuk ka vend fare për pezmatim. Demokratët dhe votuesit e së djathtës duhet të ndjehen të qetë sot. Askush nuk e ndryshon dot fatin dhe destinin e Partisë Demokratike.

Po mire o Astrit kur e ka daten e themelimit kjo PD qe qenka mesuar me fitu qe ne krijim(mos ka dt e pranimit te Sales ne PPSH)
E bere hartimin astrit, bravo, por sot eshte provimi i anglishtes dhe i letersise eshte pas ca ditesh
Respekte per Ju Astrit, por tani mos e prish. Deri tani ishe ne rregull, nuk te shkon roli qe do t’i japish vehetes, rri ne pozicionin e pare.
O Astrit Patozi. Mos mer burr ,e ke idene kujt i thone i djathte ,ju te gjithe ne shqiperi si PD e jote ,LSI e PS ,nuk jeni as te majte as te djathte, mundet te jeni hufo ??!.Shefi jot o Patoz, ish sekretari i PPSH ne sekonte hodhi testen e partise ne kosh te plehrave dhe u konvertua ne demokrat . Nuk e di ma kallzo o Patos kur e ka pasur serjozisht shefi i juaj Sali ,dikur si i PPSH, apo sot si demokrat, por nje te drejte kam, tju them nje here ai eshte treguar karagjoz ,hipokrit e i pa bese . Pres pergjegje per kete pike o filozof Patozi … Sinqerisht dua dju them, se ju jeni pa emer .Enveri ,Stalini Ducja e kane nga nje emer , por une e vras mendjen sot e 27 vite e nuk ja u gjej emrin . Nuk kerkoj ndihme nga ju Z Patosi ,po te kete ndonje komentues tma gjeje emrin tuaj . . Sinqerisht do i jem mirnjohes .
Beni me mire te heshtni z Patoti….
Partia jote o Patoz Kavaje eshte simbioza e krimit, hajduterise dhe shitjes se interesave kombetare. Kjo eshte PeDe-ja jote aka Partia e Idealeve te Dhjetorit (P.I.DH).
PARTIA DEMOKRATIKE ESHTE MBI TE GJITHA NJE PARTI FASHISTE ! Populli e njohu per 27 vjet !
…..