Patozi: Platforma e PD e destinuar të dështojë

Edona Llukacaj

Sipas kreut të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, platforma me pesë pika e paraqitur nga Partia Demokratike për reformën zgjedhore është e destinuar të dështojë.

Në një intervistë për TCh, Patozi u shpreh se plani jo vetëm nuk i jep zgjidhje krizës politike,  por ka rënë që në pikën e parë, ku kërkohet që reforma të udhëhiqet nga ndërkombëtarët, gjë që refuzohet nga ata. Ai shtoi se reforma ishte diçka që duhej të bëhej nga shqiptarët.

Patozi tha:“Megjithë dëshirën e mirë për ta parë me dashamirësi këtë projekt, unë nuk mendoj se është realist dhe nuk mendoj që është i realizueshem. Duket sikur PD po shtyn ditët e vendit, nuk i sjell vendit zgjidhje. Është i parealizueshëm edhe nga mënyra se si kërkohet në mënyrë ultimative, kur tani nuk është momenti për ultimatume, por mbi të gjitha dhe nga përmbajtja. Ky i ashtëquajturi plan apo pakt ka rënë që në pikën e vet të parë, pasi kërkohët që reforma zgjedhore të udhëhiqet nga ndërkomëbëtarët të cilët kanë refuzuar. Nuk është detyrim i tyre, s’ka ndodhur askund tjetër, s’ka pse të marrin përsipër gjërat që ne duhet t’i bëjmë vetë”.

Patozi shtoi se dalja nga kriza mund të arrihet vetëm nëpërmjet një pakti kombëtar, ku nuk përfshihet vetëm reforma zgjedhore.

Patozi tha: “E vetmja mënyrë që edhe opozita të gjejë një “skuzë” pa kërkuar ndjesë… Që t’i jepet një mundësi që të ruajë dinjitetin opozita dhe të njohësh rolin e qeverisë që është mazhoranca në pushtet, duhet të një pakt i madh kombëtar. Nuk ka nevojë që palët politike të kërkojnë ndjesë, por duhet të bëjnë një reformë të thellë, e cila nuk duhet të jetë vetëm zgjedhore dhe unë insistoj për këtë. Në rast se nuk ndryshojmë mënyrën se si financojmë dhe funksionojnë partitë politike dhe si administrohet vota te partitë politike, që duhet bërë me ligj sipas meje, pastaj për të shkuar te numërimi i votës së fundit. Po u bë kjo gjë, sigurisht që të dyja palët kanë një mundësi për tu përafruar dhe një “skuzë” se po e bëjën për fatet e vendit për të ndryshuar rendin e gjërave në Shqipëri dhe jo vetëm për të ruajtur kuotat e partive”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *