REPLIKAT / Patozi: Qeveria është rrëzuar me aferën CEZ. Rama: Paratë e CEZ kërkojani vetes

Saimir Lleshi
Deputetet e PD, Astrit Patozi dhe Aldo Bumci, gjate nje seance parlamentare, ku opozita ka bllokuar foltoren duke kerkuar doreheqjen e Kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi. /r/n/r/nLawmaker, Astrit Patozi and Aldo Bumci, during a parliamentary session.

As në seancën e sotme parlamentare nuk mungoi çështja “CEZ”.

Nga përfaqësuesit e opozitës ra në sy fjalimi i deputetit Astrit Patozi, i cili theksoi se afera siç e cilëson ai, i ka dhënë efektet e veta.

“Unë nuk mund ta di ekzaktësisht sot se cili është përfituesi më i madh i kësaj afere dhe sa është shuma që ka përlarë ai me një dorë, por di me siguri që kjo qeveri prej kohësh nuk ekziston më. Çdo ditë që kalon nën çadrën e kësaj qeverie e zbeh vlerën e vet edhe në rast se zbardhet e gjithë afera e ÇEZ, madje edhe sikur paratë e vjedhura të kthehen tek i zoti”, theksoi ai.

Ish-nënkryetari i PD-së i kërkon forcës së vet politike që “të marrë flamurin e kthimit të besimit tek politika“.

“Nuk duhet të mendojmë se do të marrim një ditë pushtetin se nuk ka kush të vijë tjetër, po qe se do presim të na vijë radha kurrë mos ardhshim edhe ne, se nuk do ndryshojë gjë e madhe”, thotë ai.

Në përgjigje të fjalimit të demokratit Patozi, Edi Rama përmendi raportin e Standard & Poor’s, që sipas tij ka afirmuar pozicionin e Shqipërisë.

“Si keni guximi ju tua qani hallin atyre që nuk kishin lekë të paguanin borxhet kur borxhet ua latë ju në kurriz? Pse i latë ju ata të zhyteshin në borxhe, pse ju thatë ju atyre s’ka problem, merrini dritat, mos paguani se ne jemi këtu, pse nuk ua fshitë borxhet por ua latë aty? Si hileqarë dhe të pabesë u krijuat iluzionin se mund të konsumonin energji dhe kurrë nuk do tu vinte llogaria në derë”, theksoi Rama.

Për kreun e qeverisë, qëndrimet dhe shifrat e opozitës për CEZ-in janë të ndryshme.

“Kryetari i vogël thotë 600, kryeplaku 800, zëdhënësit sipas rastit. Por cilado qoftë shifra, kujt ja kërkoni ju, kush e krijoi, ne? Apo ju që i latë rrugëve lekët e shqiptarëve?” /Dita/

 

Share This Article
9 Comments
  • ca thote shoku Alfons mor aman
    ca ka qe lodhet kaq shume ,pse po qan
    aha ,ju mungon Penicilina sot prandaj
    ububuja Patos ,po ti mor qyq se shef me ate dere ,me pushtet ,pa pushtet
    ti e hengre buken tende si me keta dhe me ata te dosjes Ballshi

    Plehre
    cilet qytetare do bindesh ? ku ka me qytetare aty ? shiko si thote ,ma hoqi mendjen
    “flamurin e besimit te qytetareve te politika” …..
    ME LINI TE VDES !
    NA LINI TE VDESIM ,MOR DERRA !

    • Dy ditë më parë opozita kishte denoncuar njerëzit pranë Ramës se po përfitonin tendera publikë. Dhe kryeministri është përpjekur të bëjë alibinë e tyre.

      I pari ka qenë ish kandidati për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici, i cili ka përfituar një kontratë për mbrojtjen dhe sigurinë e CEZ. Sipas Ramës kompania e sigurisë së Gjicit i ka kontratat që prej vitit 2009. Atëherë pse paska këtu ndonjë gjë për të dyshuar, ka ngritur pikëpyetje Rama…

      Në fakt ka vend për të dyshuar dhe shumë. Sepse kur i ka pasur kontratat në kohën e PD-së, Gjici ka qenë pranë kësaj partie, deri sa arriti edhe prefekt i Kukësit. Dhe dyshimi është se ai ndryshoi kamp politik, “pra u bë i majtë”, vetëm për të ruajtur benefitet e të qenit pranë pushtetit. A është kjo më së paku një praktikë e ngjashme me qeverinë e shkuar që Rama e ka kritikuar në opozitë… Kësaj pikpyetjeje kryeministri iu shmang.

      Rasti i dytë ka qenë ai i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili akuzohet për fitim tenderash (10 milione euro në 28 tendera në më pak se dy vjet) përmes ish kompanisë ku ka qenë pronar. Por për këtë akuzë kryeministri është përgjigjur se një politikan nuk mban përgjegjësi për një kompani aksionet e së cilës i ka shitur më parë tek partnerët e tjerë. “Por ju ngaqë keni bërë vetë marifete të tilla dhe s’keni lënë teze, hallë dhe dajë pa bërë aksioner, kujtoni se të gjithë veprojnë kështu”, i është drejtuar rama Opozitës. Por a ka njeri që e beson këtë alibi? A ka njeri që beson se nga politikanët shqiptarë vetëm demokratët fshehin dhe socialistët janë ëngjëj? A beson dot njeri se kur ish kompania e një ministri fiton parreshtur tendera, kjo qenka e rastësishme dhe s’paskërkësh lidhje me lobimin politik?

      Rasti i tretë është ai i akuzave se si shpërblim për kompaninë e mikut dhe ndërtuesit të “bunkerit” të tij në Surrel, Pandi Carapuli, Rama i ka dhënë atij tenderin e rikonstruksionit të selisë të CEZ. Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë akuzë konkrete, por i është përmbajtur asaj që ka bërë edhe në dy reagime të tjera: Pra është përgjigjur për tjetër gjë. Ai ka kujtuar gjendjen e mjerë në të cilën demokratët e lanë selinë e CEZ, pa një godinë dhe me zyra me qira në dy pallate.

      Po në kohë të PD-së, CEZ mund të jetë lënë në ditë të hallit. Pa godinë dhe me korrupsion. Po kjo nuk mund të përligji aspak që Rama t’i japi ndërtuesit të shtëpisë së tij një tender publik (me çmimin më të shtrentë) si shpërblim. Rama nuk arriti dot të japë përgjigje për këtë akuzë. Nuk qe bindës as për të fashitur të tjerat.

      Atëherë pyetja që shtrohet është: Po pse ngrihet e flet në parlament?

  • VETEM TI O GENJESHTAR PD MOS FOL, GENJE KATUNDARET E KAVAJES O SAHANLEPIRS I PADRINOS BERISHA.SKA NEVOJE POPULLI KURRE TE DEGJOJE BUDALLEQET E TUJA, VETEM I ASHTUQUAJTURI SHQUP MUND LE TE DEGJOJE GENJESHTRAT E TUAJA.

  • Mos e prufshi koken o fshatari Kavajes. Qeverisja juaj ishte menxyre dhe akoma me tej kriminale. Shemtia jote dhe e forces politike qe perfaqson nuk mund ti beje shqiptaret te besojne se “fajin e ka pasqyra”.
    Ju vodhet, vrate njerez te pafajshem, hodhet ne ere nje fshat te tere me burra, gra dhe femije per te pasuruar familjen kriminale Berisha.
    Dhe ti del reciton si gjeli maje plehut more i pafytyre.

  • Te vjen turp kur degjon akoma keta sahan lepirsa! Berisha e xhveshi nga c’do funksion e ky e te tjere, duan ti tregojne besnikerine! Mentalitet komunist! Keshtu i sherbenin edhe Hazbiu me shoke enverit! Njelloj! Krimba! Tek c’fare plehrash besuam!

  • Sipas thënëies të kryeministrit Saliu i ka lënë rrugëve lekët, po ky ku i gjeti? ja mori me përdhunë popullit që i dha votën dhe jo vetëm lekët që i takonin por më shumë ju mori me kamatat.Bravo kryeminister.

  • mos e ha prasin nga bishti o patozi…..problemi eshte kush e gjeti dhe e solli , kete kodosh CEZ
    aty fillon loja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *