VIDEO/ Patozi reagon përsëri për garën e 22 korrikut: Basha s’mund të flasë për zgjedhje brenda PD

Gazeta Dita

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i cili u la jashtë listës së PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar sërish për zgjedhjet brenda kësaj force politike. Më 22 korrik të këtij viti, demokratët votuan për kreun e ri të partisë, por Patozi nuk u pranua si kandidat në garë.

Për kreu e PD-së, garuan Eduard Selami dhe Lulzim Basha, nga ku ky i fundit u rizgjodh kryetar.

Por përpos reagimeve të vazhduara për këto zgjedhje, ish-deputeti Patozi ka reaguar sërish, duke e cilësuar procesin një farsë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Patori thotë se ka prova për faktin se “Basha nuk mund të flasë për zgjedhjet që u mbajtën brenda partisë”.

POSTIMI I ASTRIT PATOZIT

Ja pse Lulzim Basha nuk mund të flasë për zgjedhje të lira. “Fiks fare” risjell provat e farsës së 22 korrikut, ku votat e demokratëve u manipuluan dhe kutitë u mbushën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *