Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Patozi: Së shpejti nisim një projekt politik brenda PD
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Patozi: Së shpejti nisim një projekt politik brenda PD
Lajmi i fundit

Patozi: Së shpejti nisim një projekt politik brenda PD

Gazeta Dita
Published September 28, 2017
Share
SHARE

Një nga zërat më me peshë në Partinë Demokratike, Astrit Patozi, njofton në emisionin “Të Paekspozuarit” se shumë shpejt do të prezantohet një projekt i ri politik brenda kësaj force politike.

“Rruga institucionale është rruga e zgjidhjes. Shumë njerëz, duhet të kenë një projekt politik dhe ta paraqesin në forumet zyrtare të PD-së por edhe publikut dhe t’i themi kështu nuk vazhdohet dhe të marrim zgjidhje”, tha Patozi.

Ish-deputeti i PD foli edhe për situatën aktuale të Partisë Demokratike, që sipas tij nuk ka potencial për ti bërë ballë pushtetit.

“Vazhdojë të jem te Partia Demokratike. PD, sot është në një krizë përfaqësimi morale, krizë numrash, por mbi të gjitha krizë idesh. PD, ka detyrimin që t’i prijë frontit opozitar në Shqipëri, por për shkak që ka këtë problematikë nuk është e zonja ta bëjë. Pra, kur nuk ke rregulluar shtëpinë s’mund të rregullosh qytetin. Ne nuk duhet të shqetësohemi për numrat, por për potencialin opozitar. Unë mendoj se ka potencial të mjaftueshëm për t’i bërë ballë kësaj qeverive, e cila po jep shenja që do jetë arrogante”, vijoi më tej.

Por si e shikon PD, Astrit Patozi?

“PD sot është krizë përfaqësimi dhe legjitimiteti. PD duhet të kthejë votën e lirë brenda saj, pastaj të kërkoj votën e lirë. Nëse nuk kthen këtë, nuk ka forcë dhe moral të mund kundërshtarin që do ketë përpara. Nuk kam asgjë personale me Bashën, ai s’ka asnjë detyrim ndaj meje për të qenë apo jo unë në listën e tij dhe nuk kam pse te flas me Bashën, ai ka detyrim të madh ndaj demokratëve”, tha Patozi./tpz/

Gazeta Dita September 28, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?