Në Partinë Demokratike është hapur gara për të kandiduar për kreun e kësaj force politike. E ndërsa shumë demokratë prisnin që një nga kandidatët të ishte Astrit Patozi, ai dy ditë më parë ka deklaruar se nuk do të garojë.
Por pasditen e sotme, në një konference të posaçme shtypi Astrit Patozi sapo deklaroi se:
“I shqetësuar për rezultanin dhe i bindur se ringritja do të ndodhë veç pas një gare të drejtë. I mbështetur nga një numër i madh antarëve dhe i vendosur që në kushtet e një kandidature të vërtetë dhe serioze jam i gatshmë të garoj për postin e kryetarit, në rast se do të ketë garë të pastër dhe do të plotësohen këto kushte
- Dorëheqje të menjëhershme he jo ngrirje të Lulzim Bashës. Vendoja e tij si çdo kandidat tjetër që do të futet në garë. Largimi i tij sëbashku me stafin nga selia. Largimi i të gjithë kandidatëve nga selia.
- Garantimi statutit i garës.
- Sekretari i përgjithshëm të marrë në dorë databasen e anëtarësisë.
- Listat e zgjedhësve të mos tu jepen kandidatëve jo më vonë se 3 ditë para zgjedhjeve.
- Kohë të mjaftueshme për fushatë.
- Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale duhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë nga çdo kandidat në garë. Ky komision duhet të hartojë dh publikojë rregulloren e fushatës elektorale.
- Të ngrihet nj komisionin për auditimin e garës. Ky komision duhet të ketë në përbërje një numër të njëjta anëtarësh nga kandidatët në garë.
Këto kërkesa janë garancitë minimal që të shkohet në një proces të drejtë. Pas këtij parashtrimi ftoj Bashën të dalë nga ambiciet personale. Jam gati të punoj me të për një garë reale. Por në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen ai do të marrë të gjitha mundësitë të hedhjes në erë të daljes së PD-së nga gjendja aktuale. Pas kësaj çdo anëtari i lind e drejta të refuzojë këtë farsë elektorale.”

Patozi vegla e Saligradit…..duke u futur ne gare ky, ed selami, zhelefina…keta automatikisht nxjerrin fitues lulushin, sepse votat e te pakenaqurve te vertete te PDse ndahen ne treshe…..kjo eshte loja e saligradit…dhe keta legener po e lozin ne menyren me te mire.
Patozi kokrra e legenit dhe pijanecit, i cili di me shume se cfare ndodhi me “shokun” e tij ne aksident trafikantin sokol olldashi. Keta jane legener pafamilje, pa fe, pa komb…race e qelber ish-sigurimsa.
Mendoni ju qe keta te zbatojne demokracine ne shqiperi dhe per shqiptaret.