Patozi: Turp për PD, përjashtimi im nga gara

Dita

Kur edhe një javë na ndan nga zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, Astrit Patozi vijon takimet me demokratët në mbarë vendin. I ftuar në “News24”, Patozi tha se përjashtimi nga gara për kreun e partisë, është turp i radhës i PD-së.

“Ne nuk na u la kohë më shumë se kaq, sepse Basha e kishte emergjencë për ta mbyllur shumë shpejt garën. Ky ishte një nga instrumentet që ai përdoriNuk u lejuam në mënyrë arbitrare dhe është turpi i PD, ai vendim që u mor për përjashtimin e një kandidati potencial, i kishte një alternativë reale përballë Bashës“, thotë Patozi.

Duke u ndalur tek takimet e tij me demokratët në Vlorë e Durrës, thotë se është njohur me shqetësimet e tyre për situatën në PD.

” Ne kemi pasur shumëfishin e pjesëmarrjes në turin që po organizon Basha për garën në PD, ndërkohë që ne jemi jashtë kësaj gare. Ky është një reaksion i cili ndodh në mënyrë kapilare në PD. Demokratët janë të shqetësuar dhe po reagojnë”, deklaroi Patozi. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *