Patozi: Zgjedhjet e ardhshme? Nuk i lutemi LSI-së për koalicion

anazapta

Vazhdojnë sinjalet që tregojnë çarjen e mundshme mes LSI-së dhe PD-së. Duke folur në intervistën e mbrëmshme për Top Story, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, tha se PD nuk i imponohet askujt për aleanca, madje është e përgatitur të fitojë e vetme.

“Nuk flitet për diçka reale, por për një hipotezë. Sa kohë është e tillë nuk mund të jap përcaktime të prera. Por duke e marrë të mirëqenë, ne nuk i imponohemi njeriu për aleanca. PD është e përgatitur për të gjitha skenarët. PD është e përgatitur të fitojë edhe e vetme, në sensin pa një aleat më shumë apo më pak. Pa dyshim, ne nuk imponohemi dhe aq më pak nuk lutemi”, tha Patozi.

Sipas tij, vazhdimësia e aleancës me LSI-në është nuk është në as në dorën e kryeministrit, as të Metës, por të strukturave të dy partive aleate deri tani.

“Përsa i përket vazhdimësisë së kësaj aleance, nuk ka rëndësi mendimi im, kjo i takon palëve. Janë forumet e palëve ato që do të vendosin. Ne sot kemi një marrëveshje funksionale që ka edhe 6-7 muaj skadencë. Çdo bëhet më tej mbetet për t’u parë. Ne kemi pasur një koalicion që në një farë mënyre ka funksionuar, jo perfekt, këtë nuk e them dhe i ka dhënë vendit një qeverisje të qëndrueshme. Ky koalicion është i testuar e ka marrë një rezultat prej 140 mijë votash në rang vendi. Pa dyshim, aleancat parazgjedhore priren drejt simpatisë, ndërsa ato paszgjedhore shohin më shumë interesin. Të dyja janë të mundshme dhe politike, ne jemi në një koalicion që unë uroj të vazhdoj, por siç thashë, për këtë nuk vendos as unë, as kryeministri dhe as lideri i LSI-së, por forumet e të dy partive”, tha Patozi.

Share This Article
2 Comments
  • Filluan keta nga marifetet, gjoja po zihen me LSI-ne. Prite kur te ndahen nja dy muaj para zgjedhjeve qe zagari Meta te genjeje prape fukarane dhe te marrin votat e fukarait qe urren Saliun dhe ti kaloji prape te thesi i Saliut. Ptu race e ndyre, me vjen te vjelle sa here i shoh ne TV.

  • Ky Patozi i astritave te Saliut eshte per te qare e per te qeshur. Keni pare fytyre me pa shprehje se e ketij?? Vetem ne Shqiperi njerezit me kete fytyre mund te jene politikane. Ky nuk ben per vete as mizat me ate fytyre dhe me ate te folur patetike, prej mediokri 24 karatesh. E degjoja mbreme ne TCH dhe thosha me vete: O zot, o zot, o zot.. Llogjike primaresh, fjalor rrote ..aresh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *