Një vizitë në Irak? “Inshallah” (Dashtë Zoti). Është kjo shprehja në arabisht me të cilën Papa Françesku i është përgjigjur patriarkut të Baghdadit, Raphael I Sako, kur numri një i kishës i ka shprehur shpresën që në të ardhmen, Ati i Shenjtë të zhvillojë një vizitë në Romë. “Kemi nevojë për praninë tuaj, inkurajimin dhe mbështetjen tuaj”, – i është drejtuar patriarku.
Në takimin e tyre, i programuar nga vizita papale në Gjeorgji dhe Azerbajxhan, kanë marrë pjesë edhe krerë të tjerë të kishës në Erbil, kryeqyteti i Kurdistanit irakian, së bashku me besimtarë të ardhur nga SHBA-të, nga Franca, nga Kanadaja dhe një grup të krishterësh irakianë që aktualisht jetojnë në kushtet e refugjatëve, pasi u është dashur të braktisin shtëpitë e tyre përpara avancimit të xhihadistëve të Shtetit Islamik.
Gjatë takimit, Papa ka lexuar një lutje që të përfundojnë sa më shpejt luftërat mes popujve: të ketë dialog, pajtim dhe falje, “duke lehtësuar vuajtjet e njerëzve në Irak dhe Siri”.
Ai u lut që Zoti të mbështesë të krishterët e diasporës dhe t’u japë atyre, bashkim, besim dhe dashuri.
