Patriotët e Tallavasë

redaktor

Nga Viktor Malaj

 

Në fushën e muzikës konsiderojmë “muzikë tallava” atë lloj muzike e cila prodhohet dhe interpretohet për konsum në një treg të varfëruar, për komercializëm, që do të thotë për përfitime sa më të shpejta dhe sa më të mëdha financiare. Karakteristikat kryesore të saj janë tekstet banale dhe pa kurrfarë vlerash artistike. Ashtu si muzika edhe interpretimet janë të mjera artistikisht dhe nuk i kënaqin shijet e dëgjuesve të kultivuar. Përkundrazi, ato janë prodhime “tezgash” që synojnë shitjen e shpejtë duke krijuar kënaqësi emocionale pa iu nënshtruar gjykimit të arësyes dhe vlerësimeve me bazë kulturën muzikore. Po të dalin përpara “jurisë” së kultivuar, përgjithësisht, ato dështojnë të “kalojnë klasën” dhe prandaj, si prodhim për konsum nga pjesa më e pakultivuar, janë të destinuara të mos i mbijetojnë kohës. Ky është edhe shkaku që këngëtarë të këtij “zhanri” gjen gati në çdo fis apo pallat.

Ngjashëm me muzikën dhe këngëtarët tallava kemi edhe atdhetarizmin dhe patriotët tallava. Atdhetarizmi i vërtetë është para së gjithash qënie dhe jo dukje, sjellje dhe jo fjalë, dinjitet dhe jo lapërdhi, shërbim dhe jo baltëhedhje. Për të qënë patriot i vërtetë duhet, së pari, të jesh qytetar i denjë që iu nënshtrohesh normave të Kodit Moral dhe ligjeve të shtetit. Si njeri publik nevojitet që me fjalët, sjelljen dhe veprimtarinë e ngarkuar nga shoqëria të kesh dëshmuar integritet moral, përkushtim atdhetar dhe aftësi drejtuese, përndryshe etiketimet, fyerjet dhe shpifjet ndaj të tjerëve nuk të rrisin, por të zhvlerësojnë deri në nivelin që shumica e popullit të të tallin dhe përçmojnë.

Një padi penale për shpifje që Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama i bëri në organet gjyqësore kosovare Kryeministrit në ikje të Kosovës, z. Ramush Haradinaj krijoi një furtunë atdhetarizmi tallava duke nxjerrë edhe një herë në skenë aktorët e patriotizmit të këtij “zhanri”,  domethënë të patriotizmit të zhurmshëm, të patriotizmit të fjalëve, rrenave, fyerjeve, etiketimeve, shpifjeve dhe denigrimeve, që të gjitha së bashku përbëjnë patriotizmin e rremë, “patriotizmin” për t’u dukur dhe jo patriotizmin shërbestar.

Zoti Haradinaj, megjithë respektin dhe mirënjohjen për kontributin vetjak dhe familjar në luftën çlirimtare të Kosovës, është një individ publik i njohur për faktin që i lëshon fjalët ligësht, do thoshte Noli. Domethënë se flet pa u matur dhe pa u kujdesur shumë për të vërtetën e atyre që thotë dhe për mundësinë për t’i provuar ato. Në përpjekje për t’iu shtuar vlerave reale të kohës së luftës edhe vlera të rreme të kohës së paqes, z. Haradinaj ka pohuar disa herë se Presidenti i Kosovës z. Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë z. Rama, në bashkëpunim me Presidentin serb Vuçiç janë përpjekur të vënë në jetë një plan për ndarje të Kosovës, për t’i dhënë Serbisë Trepçen, si dhe për të lehtësuar Serbinë në marrëdhëniet ekonomike në rajon por, sipas tij, “Kosovës ka kush i del zot!”.

Asnjë shqiptar me mend në kokë, nuk dëshiron që marrëdhëniet midis figurave politike drejtuese të Shqipërisë dhe Kosovës të katandisen në këtë gjendje. Unë besoj se zotit Haradinaj i bie barra të provojë pohimet e tij përpara një gjykate dinjitoze dhe të paanshme, në të kundërt duhet të kërkojë falje publike për broçkullat që nxjerr pa i vënë në peshoren e së vërtetës.

Patriotët tallava të Tiranës dhe Prishtinës gjetën rast për të shitur “muzikën” e tyre atdhetare bajate e fiktive dhe iu vërsulën z. Rama duke e etiketuar si tradhëtar, antikosovar, i shitur, filoserb etj. Dhe për të bindur të gjithë “konsumatorët” e mallit të tyre kallp, ata u përpoqën të identifikojnë Ramush Haradinaj me Kosovën dhe, rrjedhimisht, çdo mospajtim, kundërshtim apo padi ndaj Haradinajt e paraqesin si qendrim antikosovar. Njerëz të mjerë, të pashpresë dhe të pamoral. Kjo skotë mashtruesish, idhnakësh, hileqarësh dhe punëkotësh nuk kanë as hallin e Kosovës dhe as të Ramush Haradinajt, nuk iu dhimbsen as njëri dhe as tjetra. Ata kanë halle pushteti, halle inatesh dhe përfitimesh vetjake. Duke qenë se e shkuara e tyre ka dëshmuar mungesë alarmante vlerash dhe mosmeritim pushteti, ata besojnë se kanë gjetur vjegë ku të kapen dhe, ashtu si i mbyturi që kapet pas fijes së kashtës, edhe këta besojnë se do ta kalojnë lumin e historisë duke u shitur çfarë nuk janë, duke pretenduar me fjalë të kundërtën e atyre që kanë dëshmuar me vepra.

Po t’i hedhësh një sy tufës do të vëresh se në krye të saj si patriotë të tallavasë qendrojnë individë që me sjelljet dhe veprimet e tyre ose e kanë cenuar interesin shqiptar këtej e andej kufirit ose kanë qenë avokatë të sjelljeve e veprimeve kundërshqiptare të pushteteve në dy shtetet shqiptare. Skifterë të këtyre pretendimeve për tradhëti e antikosovarizëm janë shfaqur disa pulastrenë politikë si Petrit Vasili dhe Bujar Nishani por edhe disa figura të tjera politike e publike si S. Berisha, M. Kryemadhi etj. dhe disa analistë katundesh e krahinash, këtej e andej kufirit.

Unë do t’i kujtoja z. Rama që paditë penale, përpara z. Haradinaj, i meritojnë njerëzit pa integritet dhe gojështhurur. Një i tillë është B. Nishani që, pa iu trembur syri, pohon se “Kauza e tij (E. Ramës) filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës shtet i lirë dhe i pavarur… Synimi i vërtetë (i padisë) është t’i përçajë shqiptarët pro dhe kundër Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”. Gjithashtu, meriton të paditet edhe gojështhururi e mendjelehti Petrit Vasili i cili pohon se “I palodhur në futjen e thikave pas shpine Kosovës, Rama ka përfaqsuar saktësisht atë që duan armiqtë më të egër të saj… Që Rama është tradhëtar dhe Haradinaj patriot, këtë s’ka gjyq që e ndryshon… Përpara shqiptarëve, prej kohësh (E.Rama) është një kartë e djegur”.

Fatkeqësisht, korit të patriotëve tallava i është bashkuar edhe Presidenti i Republikës, z. Meta i cili, më shumë se një herë ka deklaruar: “Unë e kam denoncuar prej kohësh një projekt antikombëtar për zhbërjen e Shqipërisë. Rilindja vendase dhe rilindasit ndërkombëtarë kanë në plan të zhbëjnë Shqipërinë… Ky skenar synon jo vetëm kapjen e shtetit, zhbërjen e shtetit por edhe zhbërjen e Shqipërisë dhe defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve…”. Presidenti i vendit nuk duhet kurrësesi ta ulë veten në nivelin e Vasilit, Nishanit, Berishës apo provincialëve Buzhala, Peka etj. Nëse vërtetë, ka prova dhe beson në ekzistencën e “një projekti antikombëtar” Presidenti duhet të thërrasë sa më parë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe me prova të na ndërgjegjësojë të gjithëve për ato që thotë me qëllim që ta mbrojmë vendin nga “armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm”.

Patriotizmi tallava gjen blerës në treg, sidomos në një rajon dhe tek një popull që ka jetuar vazhdimisht me mendime dhe teori konspirative, tek njerëz që “vdesin” për t’u dukur dhe nuk përpiqen për të qenë, tek “atdhetarët” e këngëve dhe parullave, të piskamave dhe qelesheve, por ky “mall” nuk shitet tek njerëzit me kulturë dhe arësye, sepse këta patriotizmin e të tjerëve e masin me sjelljet dhe kontributet e mëtuesve të patriotizmit dhe jo me hakërrimet dhe etiketimet ndaj të tjerëve, hakërrime dhe etiketime që nuk burojnë nga dashuria dhe dhimbja për vatanin, por nga etja dhe padurimi për pushtet që qëllim përfundimtar ka mbushjen e xhepave.

Luftëtarë të patriotizmit nuk mund të na shiten ata që për 30 vjet nuk kanë lënë gjë pa i bërë vendit dhe popullit shqiptar, që e kanë mashtruar, vjedhur e dhunuar, që i kanë përvetësuar dhe dëmtuar pasuritë mbi- e nëntokësore shumë herë më keq se çdo t’ia bënte pushtuesi më armiqësor. Si avokatë të atdhetarizmit nuk mund të shërbejnë hartuesit, nënshkruesit dhe mbrojtësit e Marrëveshjes së përzinjtë të Detit me Greqinë, as furnizuesit me naftë të Serbisë, as ata që për pushtet vetjak dhe partiak kanë përdorur dikur policinë, SHIK-un dhe ushtrinë kundër popullit dhe kanë ndërsyer Veriun kundër Jugut, por as aleatët e tyre shpirtëror e politikë që iu përshtaten pushteteve majtas e djathtas më shpejt se qeni kur ndërron zotëri dhe iu përshtaten për hir të xhepave dhe jo për shkak të idealeve.

Mbrojtjen e luftëtarëve të çlirimit të Kosovës nuk mund ta bëjnë sot ata  të cilët,  vetë personalisht, partia e tyre, qeveria e tyre dhe shefat dhe idhujt e tyre politikë, dikur, në sinkron me propagandën serbe, etiketonin UÇK-në si “organizatë terroriste” dhe burgosnin figurat e saj drejtuese në Tiranë. Piskamat e patriotizmit nuk iu shkojnë atyre që, sa herë afrohet koha për fillimin e negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE bëjnë gati molotovët dhe çetat e gatëshme të kaosit për ta sabotuar atë, siç e pohonte vjet edhe z. Ilir Meta duke folur për opozitën aktuale.

Këngët e patriotizmit nuk mund t’i këndojnë ata që flasin e shkruajnë për “komb kosovar”, që kundërshtojnë përdorimin e shqipes standarde dhe kërkojnë zëvendësimin e saj me dialekte apo nëndialekte krahinore, ata që mohojnë, përçmojnë dhe përbaltin Skënderbeun, Nënë Terezën dhe figura të tjera kombëtare, as ata që idenë e ndërrimit të disa territoreve me Serbinë e quajnë tradhëti, por takimin e Ibrahim Rugovës me Milosheviçin dhe thirrjen e tij drejtuar Perëndimit për të ndaluar bombardimin e Serbisë kur qindra mijëra kosovarë braktisnin vatrat e tyre të gjymtuar dhe lemerisur prej pushtuesve serbë, e konsiderojnë krejt normale dhe të padëmshme.

Skifterët kryesorë të patriotizmit tallava i njohim, i kemi pasur këtu vazhdimisht dhe për shumë kohë iu kemi besuar drejtimin e punëve tona dhe zhvillimin e vendit. Ata kanë dështuar shumë herë me sjelljet dhe qendrimet e tyre jo pse nuk na kanë bërë të pasur, por sepse janë pasuruar vetë në një vend të varfër, sepse janë pasuruar paligjshmërisht dhe janë sjellë padinjitet. Patriotët e vërtetë janë ata që me sjelljet dhe përpjekjet e veta bëjnë sa dinë dhe sa mundin për të rritur dinjitetin dhe prestigjin e vendit dhe të kombit dhe nuk e çojnë gjendjen e vendit dhe të popullit në atë shkallë sa të çuditet bashkësia ndërkombëtare dhe t’i tregojë shqiptarët si popull pa aftësi shtetformuese e shtetdrejtuese. Nuk mund të jesh atdhetar shqiptar pse shet retorikë antiserbe, por vetëm në qoftë se me sjelljet dhe veprimet e tua provon se tezat dhe pretendimet antishqiptare të serbëve apo kujtdo tjetër janë të rreme, kur jep maksimumin e mundshëm për përparimin e vendit, normalizimin dhe konsolidimin e jetës shoqërore e politike të popullit shqiptar.

Ka mjaft arsye që Edi Rama të kritikohet, mallkohet dhe damkoset, por ai as mund të largohet nga pushteti me gënjeshtra, shpifje, fyerje e etiketime dhe askush nuk mund të kalojë në histori si patriot pse e paraqet atë si tradhëtar, antikosovar, filoserb etj. Tregu i patriotizmit tallava do të shkojë gradualisht drejt falimentimit dhe tregëtarët e tij s’do t’i kujtojë më historia.

 

****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
44 Comments
  • Po po sa vulve e ndyre e Ramutit qe eshte ky ore
    Na rrofsh bolet o qelbesire e Rames. Antishqiptaret jeni ju. Kermat e Vucicit dhe te Dules bejne dhe karshillek.
    Plere e mbaruar

    • “Mirel”, me vjen keq por ne kete rast ti nuk po komenton, por po shane me fjale rruge ne nje vend shume publik, sic eshte kjo faqe.

      • Ali, jo kaq delikat, se nuk ra ndonje termet.
        Ai qe ra i vrau ata qe vrau.
        Po nuk prish pune, jane mesuar kokepalaret te vdesin.
        Ama vetem lideri global te mos shahet, edhe kur ben pazare me Gjushin per te “rregulluar” ato letrat.
        Publikisht, dhe mbi kufomat e njerezve ne Durres, ne vendin e krimit.
        Kjo eshte skandaloze, si nga permasat dhe nga brutaliteti i pafytyresise se Ramutit ndersa shkemben keto fjale me Gjushin ne mes te viktimave.
        Dhe ne e diskutojme akoma nese eshte antishqiptar apo jo, sidomos kur u shpje Vucicin per ti soditur sa me mire shkaterrimet e shqiptareve.
        Pune patriotesh, si puna e Viktorit..
        Dhe ka goje e diskuton, cope qelbesire

    • Nuk merret vesh kjo kurva Mirel..a ..here paraqitet si kurve here na tregon bolet…nje hemafrodite e vertete.Ha..ha..s`ke ci bo…pune horrash dhe kurvash qe komentojne cdo njeri qe jep mendimet e tij duke i ofenduar me gjuhe horrash dhe kurvash ordinere…Nje opinion i shkelqyer per Z. Viktor…

    • Ha mut mirel se vetem kjo te ka mbetur…Rama sa oet dijeni po punon pet rindertimin e shkatertimit nga termeti…ti ha mut e komento budallalleqe.

      • O Mirel,
        Pa shiko vellacko te rregullosh punet ne shtepine tende, e mbase do dish te ndash c’eshte mire e c’eshte keq.
        He burazer!
        Z Malaj ketu eshte brilliant, po ti e ke lexuar duke qene I merzitur qe ne fillim.

    • Mos te ka qare gje te tembe ky autori i ketij shkrimit o ti ” mirel ” budallai ? Nese nuk je dakord me cfare shkruan ai, mos e lexo. Nesee lexon dhe nuk pajtohesh me cfare shkruan ai, atehere hidhja poshte me argumente. Nese s’ke as argumente dhe as mend ( sepse nder e moral duket qe nuk ke ) atehere hesht o i marre e mos i ndyj faqet online te gazetes.

  • Duket qarte se dueli artificjal I koheve te fundit Kosove-Shqiperi ose me sakte Rama-Ramushi eshte me teper skenar qe “ xhaferr devistet nazi-berishistet..ibrahim rugovistet = titistet” qe po e kryjne me sukses nen rrogoz duke bere qe dy vellezer te nxjerrin thikat..sa e meriton te thone

    Mixha Millosh U KRY !
    .
    Ndegjoni ju lutem me kujdes:
    .
    Po si nuk u ndegjua nje ze nga mediat ose miqte tane nderkombetare ( te leshit) kur ne Oher ne 1993 takohet Biberishoviq-Millosheviq…dhe vazhduan lumejte e naftes…!! a ka ndonje shqiptar apo eurotallatikass qe te hape keto letra dh te marre fund teletajpi Washington-Wiqidol

    Ne fakt LUFTA E KOSOVES DUHEJ TE NISTE NE 1991-2..kur Jugoserbet dhe miqte amerikane ishin ne muajt e mjaltit…dhe mbanin si zare te lidhur berishen me ibrahimrugacin pse jo dhe elezbiberoviqin…qe per cudi Grevat ne Kosove te Stari Tergut qe tronditen ish Jugosllqvine I “transportuan” ne Valias te Shqiperise per gjasme me rrxue komunizmin qe kish vdek me kohe ne ate vend…Kush nuk e di dhe Bejkeri ne qershor 1991 erdhi ne Tirane pasi ishte puthur me Millosheviqin
    .

    Lufta në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 mori karakter kombëtar, se dhe vetë UÇK-ja mori tiparet e një ushtrie kombëtare, si në asnjë rast tjetër historik, përveç ushtrisë së Skënderbeut dhe asaj të Lidhjes së Prizrenit. Por, krahas karakterit kombëtar që mori UÇK-ja, fatkeqësisht, populli shqiptar në Kosovë, në shumicën e tij
    u mashtrua nga politika pacifiste e Ibrahim Rugovës,
    duke u bindur se lirinë do t’ia dhuronin serbët nën presionin e Evropës dhe të tjerëve.
    A mund të presësh shërim nga ai që të shkakton plagën? Si rrjedhojë e kësaj propagande pacifiste, populli shqiptar në Kosovë përgjithësisht u bë i pavendosur dhe dyshues ndaj luftës me armë. Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e tij zgjodhi rrugën e mesme, indiferentizmin. Mirëpo, indiferenti nuk ndjen detyrim moral para shoqërisë.
    Këtë e ka shprehur artistikisht Bertolt Breht:
    “Ai që rri në shtëpi kur fillon lufta
    dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij,
    ai le të ketë mëndjen: sepse
    kush nuk e ndau luftën me shokët,
    ai me armikun do të ndajë disfatën.
    Ai që luftën kërkon ta mënjanojë,
    s’e mënjanon dot’ kurrë: sepse
    për çështjen e armikut do të luftojë
    ai që s’luftoi për popullin e tij”.
    Ka nj të ngjashëm në histori si ky i tradhetise Rugovës me Millosheviçin.
    Është rasti i gjeneralit francez Peten, Heroit më të math të Francës në Luftën e Parë Botërore, i cili, me pretendimin për të shpëtuar Francën, iu nënshtrua presionit të Hitlerit, duke pranuar të drejtonte gjysmën e Francës, atë nën Gjermani, në vitet 1940- 44. Edhe Rugova, me atë veprim tradhetar që bëri, jo vetëm që humbi përkrahjen e Amerikës, por ai humbi respektin e shumicës së shqiptarëve dhe autoritetin moral që kish fituar vitet para se të niste lufta.
    Nuk kam asnje lloj gezimi per kosoven sot por te pakten Thaci eshte e keqja me e vogel ne nje kosove qe nuk I duhet tashme as amerikes,as shqiptareve as serbeve dhe as dreqit….biles eshte e merite e enver hoxhes qe ne kohen e tij mbajti nje baraslargesi te admirueshme…
    Kqyrni zgerdhimjen e Shallxhiut Ibrahim Ziun para bossit te tij
    .

    TAKIMI I IBRAHIM RUGOVËS ME SLOBODAN MILOSEVIC – YouTube

    https://www.youtube.com/watch?v=cDgyIVS83TE

      • Une nuk te njoh z. Mollosi , por nga komentet e tua qe kam lexuar , je tipik nje pasardhes i nazistit Xhafer Deva ! Fatkeqesi , qe jemi bashkekombas dhe , ne fund te fundit , do te vije nje dite qe pjellat tona te jetojne ne nje shtet te perbashket , ose me mire me thane , do perzihet gruri me egjerin ….. !

        • Zoteri!
          Nuk te kuptoj se perse reagove ndaj komentit tim. Keto jane fjalet e nje njeriu te madh qe ishte drejtepersedrejt i kycur ne clirimin e nje territori shqiptar. Dhe jane te shumte ata qe mendojne njejte si ai, qofshin te huaj apo shqiptar.
          Edhe mua, o shqiptar nga jugu, me vie shume keq qe jam bashkekombas me adhuruesit e Mugoshes, Tempos, Rankoviqit dhe Miladinit me shoke.
          Te pershendes.

          • Pak rendesi ka se cfare lloj kadavre xhaferrdeviste je tavarish mollosov (sa per dijeni, ketu kemi hasur mjaft sharlatane nga ata qe leshojne nga nje pordhke ne muaj dhe zhduken pa lene gjurme), por ne kete forum ka nga ata qe nuk e pertypin kollaj propaganden boshe. Hajde, kref bishtin dhe hidhu prap ke ajo pacavurja mjerane me TEMA monotone

  • Ik or legen .
    Ramushi ja tha hapur dhe shqip kryelegenit Edi Rama qe ti je inisiatori i ndarjes se Kosoves ( ngelur ne tentative ) dhe ti meresh me monologje .
    E di ti se çdo te thote te japesh Trepçen dhe Mitrovicen tek Serbi ?
    Ramushi ka dokumenta Vizive dhe Audio dhe kjo u kuptua ne studio .
    Nuk meret nje person qe pretendon qe eshte Burre shteti me denoncime per nje tjeter Kryeminister qe flet te njejten gjuhe .
    Keto probleme zgjidhen koke me koke dhe jo si kurvat qe akuzojne .
    Turp per perversin Edi D’Rama .

  • Z. Viktor Malaj, as nuk ju njoh, as nuk e di kush dhe nga jeni, por, shkrimet tua jane te pakalueshme per asnje kohe shqiptare. Logjika njerezore dhe kombetare, jane baza dhe themeli shqiptar i shkrimeve tua, i paanesise njerezore e kombetare, per çka ju pergezojme sinqerisht, per kontributin tuaj shteteror e kombetar – SHQIPTAR.
    Patriotet e tallavase, qe i quan me plot te drejte, andej e ketej kufirit, jane edhe patriote dhe shakaxhinj te “pavaresise se Shqiperise” dhe te “pavaresise se Kosoves”… Loja e tyre, andej e ketej kufirit, eshte loja me anti shqiptare qe njeh historia e Shqiperise, pas lojerave te esatpashetoptaneve, ahmetzogollwve e ballisteve…
    Ju pergezoj fort dhe sinqerisht, per kete opinion Tuajin te shkelqyer, si dhe gazeten DITA, per qendrimin e saj shpirteror, shqiptar.

    DRENICA E KUQE

    • “Drenica e Kuqe” , te pergezoj per shpirtin e vertete shqiptar , me realizmin dhe logjiken tende te ftohte qe te karakterizon ne te gjitha komentet e tua , kaq shume te nevojeshme , ne situatat dramatike qe po kalon kombi shqiptar , vecanerisht keto tre dekadat e fundit . Po te ndjekesh komentet ketu , njeres te thjeshte , por shqiptare te vertete , jane pak , sepse agjentura serbe dhe greke rrine gjithe diten para monitorit , per te krijuar konfuzion , rremuje e percarje midis nesh ,dhe mezi presin te dale ndonje shkrim i tille , per t`iu versulur te paret e sidomos gazetareve si Viktor Malaj , pa prekur fare problemin madhor qe flitet ne te !

  • Kenaqesi te kexosh,Viktor Malaj,Bedri Islami e Xhevdet Shehu.Jane keta gazetare qe po e mbajne gazeten Dita akoma ne kembe.

  • Kemi,ne fakt, dy politikane tallava per momentin qe janë Haradinaj dhe Berisha.
    Rasti i mbremshëm ne studion Opinion ishte skandal. Nje dite pas perkujtimit te dates se vrasjve ne bulevard, autori i ketyre vrasjeve ishte vene ne kolltukun e te nderuarit. A ka me turp per drejtuesin e ketij emision, qe nuk e permendi qofte edhe shkarazi kete ngjarje. Jo vetem kaq. Por nga i akuzuar Berisha po bente akuzuesin. Cfare turpi per Klan qe i kishte lene gjithe hapsiren ketij diktatori te tranformuar,nje plak te rrjedhur qe tregon perralla
    denigruese per te parin e qeverise dhe perreth ishin mbledhur nje tufe me debila,qe qeshnin me ato qe nxirrte nga goja lugati Sali

    • Nisur nga paragjykimi se nuk je medoemos ai sharlatani i cekajve (se per ndryshe do me vinte turp nga vetja qe te zgjodha per replike), them se ti ke bere nje koment me vend.

      I nxitur me teper nga kureshtja, dje e ndoqa gjithashtu maskaraden e turpshme, dhe gjate gjithe kohes pyesja veten, se si ka mundesi qe ka rene kaq poshte serioziteti dhe morali i shiptareve Si ka mundesi qe pikerisht kllouneve te pacipe u jepet e drejta e prezantimit apo e bashkebisedimit ne nje emision televiziv, sa te peshtire po aq dhe trushplares? Si shpjegohet fakti qe ca capacula medhiatike, tek te cilet spikat dukshem sharlatanizmi, vokabulari i rendomte, shtirja prej sahnlepiresi, paraliza mendore, tradhetia e fytyres, mimikat dhe xhestet prej karagjozi, arrijne deri aty sa te behen bashke dhe te ftojne ne studio Neronin e koheve moderne, i cili fare dukshem linte te kuptonte se ishte thirrur aty per t’u bere karshillek atyre qe presin me padurim qe nje dite prej ditesh te dale para togave te zeza dhe te jape nje per nje llogari per bashkeautoresite e mundshme ne nje mori ngjarjesh kriminale, ku nga me te perfolurat jane lejimi i skemave piramidale dhe falimentimi i perbashket brenda nje kohe rekord i tyre, dergimi i avioneve luftarake per bombardimin e Vlores, detonacionet e Gerdecit, masakra e 21 janarit.

  • D I T A:Gazetari V.Malaj ju nderon ju dhe 99 % te popullit Shqipetar me mend ne koke,perjashtuare militantet bastard te etur per te perdorur dhune ne mbeshtetje te atyre qe duan te vijne ne pushtet me dhune.
    -R.Haradinaj e degjova mbreme (23.01) te T.çenell.Me çuditi me shpifje njelloi si Saliu,Meta,Luli,Mona,Vasili,Buzhala,Palloshe,Lubonja,Zhei,RakipiSalianeria e vidios Babale,etj.
    -Ne koken e Haradinaj jane ngulitur mendesit e Saliut dhe Likes… te cilet i ka takuar disa here.Dhe dihet qe keta duan ta hane mish te gjalle Edi Ramen per ti marre karrigen e pushtetit.Po Haradinajt çfar i duhet te akuzoi Ramen per tradheti ndaj Kosoves..!? Une do te thosha se ky godet me artileri te rende ne dobi te politikaneve tan mizor qe ne 30 vite i kan bere gjemen Shqiperise ku dosjet jane te hapura dhe qe duan te shpetojne nga SPAK-nese do te dalin nga rrethimi Berishist i vitit 1992.
    -Dua te shtoi se Haradinaj veç tjerash ka akuzuar Ramen,Thaçin dhe Vuçiçin se per ndryshimin e kufive Kosovar kan marr mbi 3 mild.$.Kjo eshte shume e rende.Dhe kushdo qofte per nje akuze te tille do te hidhte ne gjyq edhe NENEN E BABANE e jo me nje Kryeminister thashethemexhi qe flet pa u menduar si nje adoleshent politike i tipit L.Basha 7×7=42.
    -Fakti qe edhe taksa 100 % ndaj Serbise u be molla e sherrit ne Gjermani e qe Haradinaj nuk zbatoi porosin e SHBA+MERKELIT+MAKRONIT..qe ta hiqte perkohesishte per te vene ne prove Serbine e qe Rama e keshilloi per mire-tregon se Haradinaj nuk eshte pokitikan por NUMUROR TOPI,per te cilen populli Kosovar e nxori ne opozite te perhereshme.
    -Dhe dje i derguari SHBA ju tregoi dhembet perseri per te hequr taksen dhe Serbise te ndal revanshin keqdashes te mosnjohjes,duke i dhene perparesi dialogut,ku duhet te vihet ne prove Kryeministri i RI.
    FLM-DITA,FLM-V.MALAJ.
    -Nga mallakastrioti pesionist jo anonim qe i do te miren ketij vendi.

  • Edvin , k/ministri ynë , shprehur me gjuhën e thjeshtë popullore shqipetare, është një mutmuti dhe qënbirqëni .
    Në vënd që të hedhë në gjyq Gjermaninë ( gazetën Bild ) dhe Kosovën ( Ramushin ) të hidhte në gjyq Sali Berishën .
    Por , këtë ai s’e bën , sepse është amoral , batakçi , mashtrues , frikacak…
    Po i marrim të gjitha ato që thotë Viktori si të vërteta absolute dhe prapë , asnjë rrethanë nuk e justifikon Edvinin , sidomos në stadin që ndodhet Kosova sot . Burri që është burrë , që është me të vërtetë patriot , duhet të gëlltisë qejfmbetjet personale .
    Kjo padi është kundër Kosovës në shërbim të hapur të Serbisë . Me dash je , pa dashje , Edvin trimi ynë (?) është kukulla politike e serbit Vuçiç .
    Se ç’shkruan Viktori , kjo është puna e Viktorit , por , dridhu e përdridhu për të mbrojtur sharlatanin Edvin , kjo më e pakta tregon nga ana e tij një mungesë të theksuar karakteri . Në rast se ky, sinqerisht mendon kështu , atëhere akoma më keq për të !

    • O “Liman” , je duke folur me logjiken e nje femije , ose luan rolin e budallait militant ! Cdo njeri me mend ne koke e kupton , qe … , ne se padit Sali Berishen , Ilir Meten , etj te ketij kallepi , qysh te nesermen , drejtesia e pa reformuar , do ta pushoje ceshtjen dhe gjithecka do te beje efekt te kundert me ate qe pritet nga shumica e shqiptareve ! A nuk e shikon zotrote qe , dita dites , edhe pse jane nen goditjet “vdekjeprurese” te Vetingut , gjyqtaret dhe prokuroret ne Shqiperi , po nxjerrin nga burgu ta denuarit me burgim te perjetshem , qe ti kene te gatshem ne nje destabilizim dhe perpjekje finale per grush shteti , qe te marrin edhe nje here pushtetin , per ta mposhtur e gjunjezuar perjetesisht vendin dhe shqiptaret ?! Permes kapjes per fyti te drejtesise , Sali Berisha heq zvarre nje shtet e komb te tere per 30 vjet duke e mbajtur peng kete vend me jiristet e plepave . A nuk e pe , edhe dje presidentin e vendit , qe duke u trembur deri n e palce , se po humbet pushtetin mbi drejtesine , i drejtohet Komisionit te Venecias , i alarmuar se ” Edi Rama po kap shtetin…” , duke qene parti e vetme ne pushtet ? Kush e ndaloi Saline me Ilirin qe te marre pjese ne votime , apo te djege mandatet me nje djallezi te pa degjuar deri tani ? ? ? Po padien per lobim me parate ruse te Lulezim Bashes , a e pe se si u mbyll pa u hetuar ?! Po per aferen e CEZ -it , qe gjasme hetohej prej tre vitesh dhe e mbylli i njejti gjyqtar dje ?
      Atehere , kush do ta hetoje dhe gjykoje Sali Vuk Karaxhicin dhe Ilir Floririn me Lulushen e Argites ?!

    • @ Limani
      Kjo ceshtja e karakterit eshte pune e nderlikuar or ti Limani. Edhe kurvat, hajdutet dhe prostitutat flasin per ” karakter “. Njerez si puna jote e lexojne shkrimin dhe ose s’e kuptojne ose e paragjykojne. Autori i shkrimit nuk thote askund se Rama ka bere mire nese i ka kerkuar ” trimit ” Aradinaj t’i jape Serbise Trepcen. Me sa kuptoj une dhe cdo njeri normal qe lexon shkrimin, autori thote se Haradinaj duhet t’i provoje ne gjykate pohimet e tij perndryshe eshte nje mashtrues dhe asgje tjeter. A je kunder gjykates ti zoteri ” Limani ” ? Pastaj, me sa kuptoj vete, thelbi i shkrimit ka te beje me patriotizmin fals te politikaneve dhe publicisteve shqiptare te cilet nuk kane hallin e atdheut dhe as te Kosoves por shesin ” patriotizem ” sepse jane kundershtare te Rames, pra jane patriote te rreme. Ndersa ti ke hallin e Rames apo te atyre qe duan t’i marrin pushtetin Rames.

      • Për ata që më dalin kundër !
        Për të mos i lënë hapsirë llafollogjisë boshe , ka apo s’ka të drejtë Viktori , unë këtij muhabeti si jam futur fare , duke pranuar se edhe sikur të jenë absolutisht të vërteta ato që thotë Viktori , padia e sharlatanit Edvin është e gabuar , antipatriotike , diskretituese për Kosovën dhe një shërbim i pastër në favor të Serbisë .
        Ky është mendimi im i shprehur pa ekuivoke , troç , në mënyrë explicite , siç thonë deputetët tanë .
        Sa i përket “ mendimit tim foshnjarak “ për hedhjen në gjyq të Saliut , unë nuk po i futem marrëzisë për të qënë në një gjatësi vale me ç’do kretin që më del përpara .
        Vendimet e gjykatave të degjeneruara shqipëtare janë apeluar deri në Strasburg dhe , jo njëherë .
        Por Edvini tallet me shqipëtarët, ai , rrethin e afërt kriminal të Saliut e ka bërë të vetin dhe , po vazhdoi kështu prisni , kur një ditë edhe Saliun do t’a bëjë president dhe do iu thotë se ky është presidenti më i mirë , që ka patur ndonjëherë Shqipëria !
        Edvini të hedhë në gjyq Saliun , mos o zot , ç’është kjo çmënduri ?!
        Që këtu s’kemi ç’llomotisim më , skllavëria ka hyrë thellë në ç’do qelizë të trurit .
        Evolucioni shokë evolucioni , evolucioni në na shëroftë , por , evolucionet zgjatin gjatë , hanë breza të tërë .
        Ulni kurrizin dhe duroni siç kini duruar, kaq meritoni !

  • z.Viktor, derisa nuk e ke marre vesh se Edi Rama eshte antishqiptar sa edhe Berisha, kot qe shkruan; prandaj dil me mire ne pension e mos shkruaj me. Coc te kemi ditur por, me kete shkrim te njohem me ne fund.

  • Nje episod tek “Oret e Kremlinit”: Lenini, kerkon ndreqesin e oreve te Kremlinit. Mjeshtri ne fjale paraqitet tek Lenini, por fillimisht i tregon atij ngaterresen me gardistet e kuq qe ruanin tek porta e selise se udheheqesit. Ne bisede me gardistet, mjeshtri u tregon nje perralle te Ezopit. Keta nuk e kuptuan perrallen – filozofi te Ezopit dhe arriten ne konkluzion se “Ezopi na qenka bjellogardist . . . “. Lenini qeshi me gjithe shpirt nga episodi i treguar nga mjeshtri i oreve, dhe thote: Gardistet e kuq nuk e njohin alegorine e Ezopit te lashte, por ama njohin shume mire Revolucionin proletar! Ramush Hajredini nuk i njeh piruetat e politikes se sotme, por njeh mire vendlindjen e tij, Atdheun, per te cilin sakrifikoj gjak te paster nga familja e tij, dhe rrezikoj edhe jeten ne drejtimin e UÇK ne zonen e Dukagjinit. Kete duhet ta dije autori i shkrimit te mesiperm dhe me e pakta te heshte!

  • Z.Viktor.Lexova disa komentues kritik ndaj jush-Dites.Eshte normale per ta qe ti dalin ne krahe nje ishi..qe nuk di mire shqipen si Haradunaj apo Saliun qe erdhi ne pushtet nga Ramizi,Biberaj,e KO.
    -Duhet thene se partia e Haradinaj ka perfunduar me keq se e PD e Saliut,pasi elektorati tyre po shteron per dite,pasi po shofin se drejtuesit e tyre u jan thar trut dhe po mburren me te kaluaren e tyre,Saliu me vitet 1990 kur si komunist nr.1 u kthye ne antikomunist i madh i shekullit 20,21duke i mbushur mendjen perendimit se Ai ishte i duhuri per te bere kthesen e madhe ne Shqiperi.
    -Por u doli nje komunist me i keq se Enveri dhe u doli jasht kontrollit…dhe tashme nuk e largojne dot.Ndersa Haeadinaj mburret me drejtimin e UÇK,ku topat i zbrazen ushtaret dhe meritat i mori ky dhe akoma mburr Lul-Saliun,kur nuk po kupton se ne HAGE PO E ÇON LULI-HOLLABDEZI QE SPIUNOI UÇK TEK DIK MARTINI(kete e denoncon i madhi Rexhep Qose)dhe Ramushi ka rene pre e shpifjeve te faqezinjve te opozites ne Tirane.
    -FLM-D I T A.

    • Nuk qan njeri partine e Haradinajt o mendjelesh, por Viktori genjen per Ramutin si plere e mbaruar qe eshte.
      Ramuti eshte antishqiptari me i ndyre qe mund te ekzistoje.
      Aktet proserbe te Ramutit jane me te urryeshmet, dhe te hapura ne mes te dites.
      Nuk ka pasur fare nevoje Haradinaj te “shpifi” se Ramuti e ka bere me vepra, dhe jo tines.
      Po shqiptaret jane kthyer ne palaco tradhetare, ne zuzare te mbaruar qe e vleresojne tradhetine per patriotizem.
      Ramuti do nje plumb nga ata te Ramushit, po kam hall se i ka shkrepur kot ne ajer ca plumba Ramboja jone.
      Duhen kursyer disa per tradhetaret

  • Se jane apo jo “broçkulla” (!?), ato qe sipas ushtarit te panjohur duhen vendosur mbi peshoren e se vertetes, edhe kete konkluzion duhet ta percaktoje një gjykate e pavarur nga politka edomoniste.

    Mua s’me duket asapk dinjitoze, dhe aspak e paanshme tendenca e nje mercenari mediatik, i cili keqperdor here pas here llogjiken e forte dhe aftesine e pamohueshme per te manovraur bukur me lojra fjalesh, me qellimin e vetem, futjen si kungull nen sqetull te “dashnores personale” te nje xhonturku atdheshites.

    • Or ti shoq ! Ketu yek komenti yt ( ” Gjuha kocka s’ka por kocka thyen ” ) ka nje kundersens. Tani, ose autori ka nje ” logjike te forte ” sic thua ti dhe, rrjedhimisht ka te drejte e ti duhet te heshtesh, ose Malaj manovron me fjalet te cilave iu mungon logjika. Hiqe njeren dhe ler ate qe te pelqen ty, or ti shoq !

      • Paske honger shume mana ferrash dje or taj dhe te paska zene spira gojore me duket. I shkreti ti, me ardhka vertet keq se ose je komplet rrocke, ose hiqesh sikur je i tille.

        Te kesh llogjike te forte, kjo nuk do te thote detyrimisht se venia ne pune intensive e trurit ka gjithmone efekte pozitive. Ai qe e ka te larte pjellorine mendore, ai di te manovroje lehtazi dhe me lojra fjalesh. Per cdo teme apo ceshtje qe shtrohet per diskutim, ne varesi te interesit llafollogu eshte ne gjendje te jape shpjegime dhe “t’ja mbushe mendjen” gjihkujt qe nuk posedon te njejtat “vlera intelektuale”. Kur ia lyp nevoja, gazepi mercenar dhe kushdo tjeter qofte, hidhet e perdridhet me lojra fjalesh, njelloj si kllounet ne arenen e cirkut.

        Tipa si ty dhe qenerli madhor jo anonim e kane te veshtire ta pertypin logjiken e forte te mercenareve te dobishem per njeshat, ndaj dhe nuk bejne as perpjekjen me te vogel per ta kundershtuar qofte me nje llogjike me pak te forte, qofte dhe me nje llogjike prej harbuti. a

        Shpesh e ne te dendur, ai mireli atje lart per shembull, tregohet dicka i papermbajtur dhe kalon shpejt ne ekstrem, por kjo s’do te thote se ai ja mbeshtjell kodra pas bregut. Kaq besoj se i mjafton gjithkujt qe te kuptoje se ku i reh cekani atyre qe e mbajne veten per pronare te dijes.

  • Viktor, shume bre u more me patriotet tallave (o sa majr me kjen shqyptar)! Qe vec zhurmes, edhe dwme sjellin! Te ishe ndalur pak me teper tek Ramushi dhe Rama, do te kuptoje se lojrat e tyre prej gjoja zenkash vajzash te vogla, nuk tregojne tjeter vecse se shqiptaret nuk kane vizione per te ardhmen! Kujtojne se serbi po i ha keto lloj budadalleqesh dhe do pajtohet me humbjen e Kosoves! Po jo ore Viktor, me mendesine e shek. XIX nuk ecet. Duhet te ecim me mendesine e shekujve te ardhem, qe te ndjehemi te lire ne trojet tona dhe te arrijme paqen me serbet dhe te gjithe fqinjet!

  • Te fshihesh pas patriotizmit per te bere propagande partie, kete bejne sharlatanet qe hiqen si gazetare me “kulture perendimore”.
    Kane kaluar shume vite por viktoret e bedrinjte vazhdojne akoma luften kunder armiqve te partise e te popullit. Po nuk ndoqe vijen e partise dhe po e kritikove ate, automatikisht je, jo vetem armik por edhe tradhetar. Patriotet sipas viktoreve e bedrinjve jane vete besniket e vijes se partise. Keshtu shkoi kjo pune per 45 vjet ku ai qe shiti trojet shqiptare tek Tito, qe masakroi kosovaret dhe shqiptaret, burgjeve dhe internimeve e qe nuk e vrau shume mendjen per ta per 45 vjet, na u shit nga propaganda si patriot. Ne te vertete ishte lloji me i shpifur i oportunistit qe u hodh sa ne nje preher tek tjetri vetem e vetem qe te siguronte kolltukun e pushtetit. Pak a shume te njejten gje qe beri kriekaqoli qe tani ka gjetur rehat ne gjirin e partise duke bere shtate pale qejfe.
    Se fundi u perpoq te perlante nje fete te mire miliarda eurosh te ofruara per te ndihmuar kauzen e Vucic-it. Vetem nje militant i verbuar kerkon te mbylle syte perpara mynxyrave te kriekaqolit ne lidhje me interesat e Shqiperise e te shqiptareve. Jane te shumta kauzat qe e vene me shpatulla per muri, duke filluar nga 21 janari e duke perfundiuar me Kosoven dhe padine ndaj Haradinajt. Ne funds te fundit Haradinaj ka thene nje te vertete e nuk e ka bere i shtyre nga interesa perfitimi apo interesa partiake perndryshe do te kishte pranuar propozimet e Rames e Vucic-it e do te kishte mbushur xhepat si bashibozuket qe mbron qy Viktori.

  • Shqiperine po e udheheqin cobenjte dinaker e te pabese emigrantet e viteve 1900 tradhetaret e shqipetarizmit says:

    Figura cobanoshqipetare me e yryer nga Shqipetaret , tradhetari i hapur i Kosoves se vuajtur nga kriminelat e ballkanit , bashkepunetor i nenes SERBI E VUCICIT KUNDER TE GJITHE SHQIPETAREVE . njeri i paturp e dinak , organizator i 21 janarit ku ngelen invalid perjete 90 polica familjare te varfer sot e shume prej tyre pa gjymtyre fare .. Armik i betuar i patriotit Haradinaj qe si ato grate e perdala meret vetem me gjyqe ..turp i kombit

  • Shqiperine po e udheheqin cobenjte dinaker e te pabese emigrantet e viteve 1900 tradhetaret e shqipetarizmit says:

    O gezim kulufi a behet paqe me serbet??a kane bese serbet ,.mer nje ujk qe ha dele ( se luaneve i ha trapin ) e besoi melcite .a ka bese ujku???larg nga serbet sa me larg sidomos ata qe i njohin mire ..jane rrace dinake e te pabese .sa te forcohet KOSOVA e do shohesh politiken e bythelepiresave serbe , si do i jargaviqen Kosoves jane rrace e ndyre kurvash

  • Edhe portin e Durresit per inat te disave Vucicit e Serbeve qe vrane Kosovaret do tja jap . Armiku i armikut tim eshte MIKU IM .Pra mbylleni gojen ju varfanjuker shqipefoles se shqiperia ne te ardhmen do flase sllavisht si cobanet kushurinjte e mij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *