Asllan Patrioti, ish i perndjekuri politik, koordinator i greves se urise, arrestuar per mashtrimin e nje shtetasi te huaj dhe liruar nga Apeli, me masen ‘arrest shtepie’, ka kercenuar sot me vetflijim nese nuk hiqet akuza qe rendon mbi te.
Ne nje prononcim per News 24, Patrioti ka thene se nuk i mbetet menyre tjeter per te vend ne vend dinjitetin e tij.
“Do të flijohem, jam i pafajshëm, jam në arrest shtëpie, më ndalohet të punoj dhe të jetoj. Unë akuzohem gjasme për korrupsion pasiv, por që të akuzohem unë për këtë akuzë, duhet të jem zyrtar i lartë. Por, unë jam njeri në pikë të hallit që rroj me djersë e punë, punoj sot të ha sot. Familjen e kam në gjendje të keqe ekonomike ndaj Gjykata të mos më lerë në këto kushte. Nuk kam rrugë tjetër, nuk kam dialog, duhet të vetëdigjem, sepse s’më kanë lënë rrugë tjetër jetese”, tha ai.
Gjykata e Apelit Tiranë liroi pak dite me pare nga qelia Asllan Patriotin, ish-koordinatorin e grevës së urisë së ish-të përndjekurve politike. Patrioti u arrestua më 17 tetor, pas dyshimeve për mashtrimin e një shtetasi të huaj.
Sipas Prokurorisë, ai i ka kërkuar 700 euro nga një shtetasi italian si shpërblim për ndihmesën që i kishte dhënë për gjetjen e automjetit që i kishin vjedhur të huajit në Tiranë. Një trupë gjykuese e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” dhënë ndaj tij në Shkallën e Parë, në “arrest shtëpie”.
Ndize dhe ti o Patriot. Nuk i dhimesh njeriu dhe nuk le njeri keq pervec familjes e femijeve tu. Per ata mendo, leri akuzat, kauzat, burrerine e tepruar etj etj. Pas 3 ditesh harrohesh dhe ti, mjer ata qe i le rrugeve. Kush e kujton sot Lirakun? Iku ai, u tret.