Patriotizmi i ballkanasve

redaktor

Vdekja e atdheut nuk vjen nga armiku, nga ky një ditë çlirohet, por vdekja atdheut vjen nga ata që kanë gojën plot atdhe dhe xhepat plot me para të vjedhura nga shteti që garanton konturat fizike të adheut. Ballkanasi është patrioti më i madh në Europë me fjalë, hajni më i madh në botë, me vepër. Dashurinë e tepruar ndaj atdheut, e tregon duke e vjedhur shtetin e atdheut.  Greqia hëngri vetveten, Bullgaria është duke e ngrënë vetveten. Maqedonia është duke e ngrënë veteveten me kisha ortodokse, me statujat antike megalomane të Lekës së Madh. Serbinë e ka ngrënë Rusia për t’ i mbrojtur krenarinë nacionaliste.

Ekonominë kosovare po e hanë Turqia me “patriotë shqiptarë”. Për të fituar Thaçi mbështetjen. Kroacia po gjykon patriotët e vet hajna. Malin e Zi qeverisë mafia. Bosnjën po e hanë tri etnitë sa munden, pa mëshirë, si tokë të askujt. Nga Shqipëria për 5 vite janë transferuar në Zvicër një miliard e 200 milion Euro, por Sali Berisha konsiderohet nderi i kombit. Lugina kremton luftën e humbur si fitore, nga është dëbuar gjysma e popullësisë. Politikanët e saj paguhen nga Serbia dhe ata herëpashere detyrohen të thonë ndonjë fjalë kundër saj, por gratë e veta për lindje, i dërgojnë diku 30 km larg në Serbi. Edhe këta janë patriot të Ballkanit.

Politikanët me plot atdhedashuri në Ballkan, kanë të njëjtat makina siç kanë politikanët e shteteve më të zhvilluara në botë. Sikur të bazoheshin në ekonominë e vet, atëherë do të duhej të shkonin në punë, verës me biçikleta, dimrit me saja. Mirëpo  ata nuk e bëjnë këtë, sepse janë patriot shumë mëdhenj dhe e duan fort atdheun. Nëse në Gjermani 70 % e qytetarëve do të denonconin evazionin fiskal nëse kanë njohuri, në Ballkan mbi 90 % nuk do ta bënin këtë, por do të kërkonin informata, si mund të vjedhin edhe ata.

Ballkanasit hynë në politikë si Luli i Vocërr me zhele dhe dalin të pasur si perandorë. Ballkanasit edhe pse dinë kush i vjedh, ata përsëri votojnë hajnat, sespe u besojnë patriotizmit të tyre, magjive dhe parashikimeve nga filxhanat e kafesë. Të gjithë politiknaët e Ballkanit janë patriot në vendin e vet.

Ballkanasit u besojnë edhe ëndërrave dhe merren me shpjegimin e tyre. Sikur ta njihte Perëndimi Ballkanin siç e njoh unë, ai do të pranohej në vlerat e përbashkëta europiane në vitin 2200, vetëm pasi të ketë europianizuar mendësinë e vet.

Ballkani do të meritonte hyrjen në BE vetëm pasi të ketë ndryshuar shumë metoda të mësimit dhe shumë lëndë nëpër shkolla. Vetëm pasi të ketë kuptuar se njeriu ka dinjitet dhe nuk guxon atë askush ta lëndojë, as në jetën reale, as në jetën virtuale. Vetëm pasi të ketë mësuar se vetgjyqësia nuk lejohet dhe se gjykata paguhet për të zgjidhur konfliktet. Vetëm pasi të ketë mësuar se dashuria ndaj atdheut është përrallë, por dashuria ndaj shtetit dhe respektimi i ligjit është urdhëresë. Vetëm pasi të ketë mësuar se historia nuk hahet e nuk pihet dhe se nuk jetohet me legjenda dhe mite.

Vetëm pasi të ketë mësuar se politikanët demagog, sociopatë, psikopatë dhe kleptoman, nuk votohen dy herë. Vetëm pasi të ketë mësuar se gratë duhet respektuar dhe dashuruar dhe jo vrarë. Vetëm pasi të ketë mësuar se barazia gjinore është urdhër dhe obligim i shenjtë. Vetëm pasi të ketë mësuar se nuk jetohet me adete, por me ligje dhe se respektimi i ligjit është më i rëndësishëm se respektimi i rregullave fetare. Vetëm pasi të ketë mësuar se Kushtetuta është i vetmi libër, që i obligon ata dhe u jep detyra dhe u garanton paqe. Vetëm pasi të kenë mësuar se patriotizmi dhe dashuria ndaj atdheut, nuk tregohet duke urrejtur fqinjin, por duke paguar ndershmërisht tatimet.

Vetëm klerikët e Ballkanit marrin rroga nga shteti për disa orë punë në javë dhe përsëri marrin para për shërbesa tjera fetare që ofrojnë. Edhe rrogën, edhe honorar nga populli të cilit gjoja i shërbejnë, duke e mbushur me urrejtje kundër fqinjit apo religjionit tjetër. Honoraret nuk i deklarojnë, për to nuk paguajnë tatime dhe janë pjesë e korrupsionit shumë stabil në Ballkan.

Ballkanasi edhe nëse është në Europë apo dëshiron të futet, ai nuk ka ndërmend ta respektojë shtetin dhe ligjet dhe të bëhet europian, por ai është aq shumë krenar, sa shpreson ta ballkanizojë edhe Europën. Ballkanasi konsideron Perëndimin të degjeneruar dhe nuk ka ndërmend të pranojë vlerat e tij. Kanë ndërmend të kopjojnë vetëm ligjet, që kurrë nuk do t’ i zbatojnë. Ballkanasi mashtron vetveten, jeton në iluzione, sepse nuk ka asnjë krenari aktuale, mburret me historinë, zihen për historinë, shahen për historinë dhe blejnë domate e speca tek njëri tjetri duke u argëtuar dhe duke folur keq kundër Perëndimit dhe këtij qytetërimi. Ballkanasi ka shumë dëshira, por kryesorja është mallkimi i fqiut dhe pasurimi i shpejtë. Në fakt dëshirat e tij, janë më shumë ëndërra për ta dëmtuar fqinjin, se sa për ta përparuar veten. Ballkanasi ka krizë identiti. Ata me forcë dëshirojnë të bëhen diçka që as vet nuk din se çka. Ata në fakt nuk dinë as vet se çfarë dëshirojnë dhe pse dëshirojnë. Ata mund edhe ta ndihmosh, por pas shpine ta bëjnë varrin apo të vjedhin. Sepse ai është i bindur se ndihmën që i ke dhënë, e ke bërë vetëm për dobinë tënde. Ballkanasi është qenia më kontroverse dhe më paradoksale që ekziston. Ata edhe urrejnë mendësinë lindore, por vetë janë më lindorë se sa vet lindorët, por po të mundeshin, kolektivisht do të aterronin diku në Perëndim.

Ballkanasit i gjen në Perëndim ulur së bashku në një kafe duke pirë kafe turke apo birrë: shqiptarë, serb, maqedonasë, kroat, boshhjak, malazezë duke vajtuar kohën e Titos. Sapo të takohen me të huajin, nisin me stigmatizimin e fqiut dhe rrëfimin e historisë.

Ballkan: Të bëftë mirë ngrënia praktike e shteteve tw tua nga patriotët e tu dhe dashuria imagjinare e atdheve, nga atdhetarët e tu…

Share This Article
9 Comments
  • NE BALLKAN JETON EDHE FISI I SHQYPTAREVE.

    Qe ta fillojme sipas renditjes: Kroacia ndeshkoi kryeministrin e saj hjadut Sanader pasi e gjeti ne brimen e miut ne Austri. Ku ishte fshehur per t’i shpetuar Drejtesise. Sllovenia dhe Hungaria po keshtu. Maqedonia gjithashtu. Serebet deshen s’deshen e cuan Milloshevicin ne Hage, bashke me Karaxhicin, Mlladicin dhe pothuaj e kane harruar fotografine e Josif Broz Titos qe i beri si gjela maje plehut ne Ballkan. Perjashtim bejne disa kosovare nga Ferrizaj qe e mbajne akoma ne oden e miqve portretin e tij. Qe te vazhdojme me tej. Bullgaret e flaken Zhivkovin qe ne vitin 1989 dhe harruan shpejt datat qe kishin sjelle ZINE komuniste ne vendin e tyre. Tani bullgaret kane dale ne protesta ekonomike per te mbrojtur te drejtat qytetare kunder sistemit te oligarkise partiake. Rumunet gjithashtu e flaken si qen rruge Causheskun dhe gruan e tij dhe e pushkatuan fet e fet sepse kishte dhene urdher per te qelluar mbi turmat protestuese dhe si te gjitha vendet e tjera te rajonit kane kohe qe i kane “fshire” nga kalendari datat e tyre te ZISE komuniste. Ku eshte vendi i shqyptareve ne kete renditje? Ne dallim nga vendet e tjera te Ballkanit apo te Evropes Lindore shqyptaret nuk kane patur fatin te kene revolucionin hungarez te 1956, apo prandveren e Prages te 1968-s, as luften e Hrushcovit me kultin e individit. Ne dallim nga keto vende shqyptaret rane pre e demagogjise tinzare e aventurierit sadist Enver Hoxha, njeri pa shkolle dhe pa moral, qe ne fund te jetes i transformoi shqyptaret si kafshe pylli duke i degjeneruar si sklever robote, patriote ne thonjeza per interesat e familjes se tij biologjike. Ky degjenerim moral eshte arsyeja qe vuajne sot shqyptaret dhe qe i dallon nga ballkanasit e tjere. Ky degjenerim moral i trasheguar e detyron politiken shqyptare, te majte dhe te djathte edhe sot 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit te beje homazhe ne varrezat e komunisteve te Enver Hoxhes, te festojne datat e ZEZA te historise kombetare si 29 nentori, 8 nentori, 5 maji, 24 maji, 11 janari te gjitha si damke e vendit tone ne syte e Botes. Ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon me ngul t’i bashkohet BE-se dhe parimeve Demokratike te saj. Me thuaj, pergjigju o zoti Aliu ku gjen ne Ballkan nje popul te tille? Dhe per ta mbyllur me kaq: Ne cilin vend te Ballkanit gjakatari sadist Enver Hoxha do te mbahej nga Parlamenti si HERO i popullit dhe si HERO i punes socialiste?

  • I saktë dhe i thelle si gjithnje naser aliu. Megjithaté qofsha i gabuar por mua më duket se me shumé nga gjithé ballkanasit e tjere prapambetjen mentale e kemi ne shqiptaret dhe akoma mé shumë politikanét e pushtetaret tane. Pse them keshtu? Them sepse ne e kemi me te dukshme nga gjithë tè tjeret ate dobesi qe ekzaminon naseri,-ne i votojme nga dy e tri heré demagoget,hajnat, té korruptuarit,psikopatët,delirantét,mashtruesit,deri dhe tradhétarét. Popujt e tjere ballkanas ju kane treguar ketyre vendin me perpara se ne. Ne p.sh e mbajtém saliun aq shume sa shpesh ne krahasim me te tjeret qe i spastruan me kohé salinjte e tyre,mé vinte turp qe isha shqiptar,qe i perkisja nje rrace te paafte per t’u treguar vendin ketij lloj zuzari. Zuzari arriti deri ne krimin e dhurimit te territorit detar dhe prape kishte shume shqiptare qe e justifikonin tradhetine e tij!!! Nuk e kuptova dhe s’kam per ta kuptuar kurre kéte lloj shqiptari !? Nuk e kuptova dhe s’kam per t’i kuptuar kurre ato gjykata, prokurori , forca politike shqiptare që deri tani s’kane ngritur asnje akuzë per saliun e dhurimit té sovranitetit!!? Nuk kam per t’i kuptuar shqiptaret kur qendrojne sehirxhinj dhe duartrokasin partite qe flakin miliarda para tyre dhe nga xhepat e tyre,per té bere flamuj partiake,mitingje, koncerte e plot budallalleqe te tjera. Popull qe duartroket hajdutet e vet ne jemi. Ne jemi edhe kur kryeministri del e na thote se po ben rruge e tunele dhe asnje shqiptar nuk e pyet kur ai mburret sikur t’i keté bere me paraté nga xhepi i vet jo nga xhepat tane. Ai na vjedh ne e duartrokasim qe na ka vjedhur! Sa ka nga keto i dashur naser! Por ju kini meriten se na i sollet me te qarta para syve.. Por zor se shqiptaret do te reagojne! Mund te thone vetem kaq-e mo se njelloj me gjithe ballkanasit jemi! Kenaqen qe s’jane te vetmit dhe kaq. Eshte nje mentalitet i tmerrshem ky yni vecanérisht. Por ne kenaqemi kur e mbajme bishtin perpjeté edhe kur jemi té zgjebosur. Jemi njelloj me të tjeret apo jo? Prandaj béj nje shkrim specifik pér “patriotizmin ” e shqiptareve. Qé të mos thone jemi njelloj me te tjeret ose te pakten te pranojne se nuk jemi aq té larë sa i bèjme qejfin vetes. Pergezime autor i shkrimeve qe te véné ne mendime por dhe delikaté kur vjen puna pér te analizuar difektet serioze té shqiptareve. Shqiptaret mezi presin tu ngjitin epitete atyre qe analizojne veset e tyre. Jane 100 përqind té virtytshem!!!???

  • Po ti mor zoti “shkencetar”, qe paske “zbuluar” gjithe negativitetet e ballkanit dhe na i servir ne shqipen ballkanase si embelsira me veze qe u ka kaluar koha e skadences, a nuk na thua nga ç’lloj planeti vjen? Po si nuk hoqet dore ju gazetarucet fodulle, qe ju duket vetja si specie te shekullit te XXIII, nga fyerjet end block, per nje pjese te rruzullit toksor, siç eshte ballkakni qe eshte djep i kultures dhe qyteterimit, perfshi dhe ate perendimor. O Naser arabi! Negativitetet nuk luftohen me shpate nastradinesh qe i ngjan heshtesh se kalorseve te Servantesit! Nuk luftohen negativittet nga pozitat e atij qe i konsideron te gjithe te ligj, te gjithe armiq, te gjithe arrogante, te gjithe hajdute! Se kesaj i thone “do me per Belulin” Atdhetarizmi nuk eshte cilesi, virtyt apo ‘mani’ sipas konceptit tend dhe te Fatos Lubonjes, vetem e ballakanasve apo shqiptareve! O hileqar, ji me i drejtperdrejte dhe mos e dridh si ato te semaforeve. Pa atdhetarizem dhe patriote nuk do te kishte kombe dhe kombesi.

    • “agroni”! Meso alfen mor mendjeçunak, para se te me etiektosh me termin qe kam perdorur une. Para se gjthash dhe mbi te gjithe qendrojne popujt. Ata prodhojne te mirat dhe te keqiat, pozitivitett dhe ngativitetet. Politikanet, qofte biologjiksht, qofte tradicionalisht ect., jane produkt i popujve te tyre. Meso se nuk eshte e thene qe komenti medoemos te jete lavd per artikullshkruesin edhe kur ai hedh balte, gjoja per te dhene mendje sikur te kete zbritur nga froni i Zeusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *