Lojtari i Manchester United, Patrice Evra ka tradhtuar gruan e tij me “lepurushen” e revistës“Playboy” Carla Howe, 22-vjeçare. Evra e kishte ftuar Carlan në Paris për një “natë speciale”, ndërsa ai ishte atje për ndeshjen miqësore midis Francës dhe Gjermanisë. Howe ka thënë se ka bërë seks me Evranë vetëm një orë dhe më pas kanë fjetur. Kurse në mëngjes ai i kishte dhënë asaj 200 euro për punën e kryer. “Ai mezi priste që të shkonim në dhomë, ishte shumë i ndezur”, ka thënë ajo. “Bëmë seks dhe kur u zgjova ai më kishte lënë 200 euro, që ishin të mjaftueshme për një mëngjes”. Francezi kishte tre muaj i lidhur me Howe, por nuk i kishte treguar se ishte i martuar. “Asnjëherë nuk e ka përmendur martesën. Më vjen shumë keq për familjen e tij. Nuk e di se si martesa e tyre mund të funksionojë më”.