Patrulla e Përgjithshme e Policisë, certifikohen 387 kursantë, ja ku do emërohen

Dita

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të kursantëve, që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i XI-të.

Në total përfunduan me sukses Shkollimin në Kolegjin e Policisë, 387 kursantë, nga të cilët 53 femra dhe 334 meshkuj. Programi ishte i ndërtuar në 25 javë Teori pranë Akademisë së Sigurisë, si dhe 11 javë Trajnim në Terren pranë strukturave vendore policore në të gjithë vendin. Të gjithë kursantët që përfunduan me sukses Kursin për Patrullë të Përgjithshme do të emërohen në detyrë, në qarqet ku ata kanë aplikuar. Në përfundim u shpërndanë certifikata, për 11 studentët më të mirë duke marrë parasysh jo vetëm rezultatet në testin teorik dhe praktik, por edhe performancën e tyre gjatë kësaj kohe:

  1. Elona Kuka
  2. Albin Shametaj
  3. Merlinda Fejza
  4. Endrit Meçaj
  5. Fjoralba Elezi
  6. Emiljan Toçka
  7. Jetmira Mandreca
  8. Armand Ibro
  9. Elmira Pashaj
  10. Eni Hoxha
  11. Elvis Lazo / e.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *