Patrullime të përbashkëta italo-shqiptare në zonat turistike të vendit

Ornela

Patrullime të përbashkëta italo-shqiptare në zonat turistike bregdetare shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë turistëve gjithnjë e në rritje italianë që vizitojnë Shqipërinë.

Ky është pakti i arritur këtë të hënë mes Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme dhe asaj italiane, me qëllimin për t’iu ofruar një ndihmesë më të madhe turistëve italianë, një marrëveshje që parashikon aktivizimin e patrullave dypalëshe nga 16 korriku deri më 31 gusht, në Durrës, Vlorë e Sarandë.

Sipas njoftimit, agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’u vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare, për të lehtësuar në këtë mënyrë kontaktet e turistëve italianë me autoritetet shqiptare.

Veç autoriteteve shqiptare, kontaktet do të lehtësohen edhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore italiane në vendin tonë.

Ambasada e Italisë në Tiranë zotohet që të vendosë në dispozicion të turistëve italianë, që vizitojnë Shqipërinë, të gjithë rrjetin konsullor në kryeqytet dhe në Vlorë, duke iu ofruar atyre mundësinë të konsultojnë informacionet e dobishme për udhëtim. Italianëve do t’u duhet gjithashtu të sinjalizojnë praninë e tyre dhe të dhënat personale një portal të dedikuar për këtë çështje.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Nji bashkpunime shume pozitive

    si gjithmon me Italine ,qe ndihmon jovetem ,
    ne ruajtjen e rregullit e qetesise ne plazhe ,
    por shkembejn edhe experienca .

  • Po kur do patrollojne policet shqiptare ne itali per t’iu ardhe ne ndihme shtetaseve shqiptare qe jane shume atje?
    Shtet nuk eshte ai shtet qe nuk njeh reciprocitetin ne marredhenje nderkombtare.
    Han pa porta eshte ba ky vend sepse nuk kemi qeverisje…

  • keni falimentuar si shtet! injoranca po komandon kombin!polici greke polici maqedonase polici kosovare polici italine ka ngelur pa ardhur policia serbe!

  • shtet alifemetrak pa moral pa tabon ke qene dhe po vazhdon28vite shtet kurv ishe po shtet kurv ngele.dhi e sjebosur e bishtin terpjet vetem per te masakruar e ofenduar shqiptaret jeni e keni privatizuar shqiperine ska as siguri as jete as mut qe i hokshit posht komunizmi posht fara e keqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *