E dënuar me vdekje kur ishte vetëm 15 vjeçe, u shpëtua pas mobilizimit të opinionit publik ndërkombëtar dhe falë ndërhyrjes së Papa Gjon Palit II. Por, për surprizën e të gjithëve, aleati i saj më i madh ishte nipi i viktimës, Bill Pelke, i cili luftoi për kauzën e saj. Këto ditë ka dalë nga burgu…
Pas më shumë se një çerek shekulli në burg, ka fituar sërish lirinë Paula Cooper e dënuar me vdekje për vrasjen e mësueses së saj të moshuar, Ruth Pelke. Ishte viti 1986 kur 15-vjeçarja Cooper u kthye në të dënuarën me karrigen elektrike me moshën më të vogël, në Shtetet e Bashkuara. Rasti i saj në atë kohë mori përmasa ndërkombëtare: ishte ndoshta e para herë që në Amerikë filloi të vihej në dyshim domosdoshmëria e këtij lloj dënimi. U desh zhvillimi i një debati mbarëkombëtar dhe ndërhyrja e Papa Gjon Palit II që vajza të shpëtohej dhe dënimi t’i konvertohej. Dënimi fillestar që iu dha pas atij me vdekje, ishte me 60 vite burg.
Sot Paula ka ndryshuar. Nga “adoleshentja vrasëse”, nuk ka mbetur pothuajse asnjë gjurmë: ka studiuar dhe është diplomuar për infermieri. Pagoi për vrasjen që kreu 27 vjet të jetës së saj. Tani është 44 vjeçe dhe sapo është larguar nga burgu i Rockville në Indiana.
Gjatë kohës që qëndroi në burg, ajo dha intervista të shumta për shtypin, ku i mëshonte shpresës se do të dilte me një dënim të shkurtuar për sjellje të mirë. Gjithashtu shpjegoi se aty kishte njohur shumë të reja, jeta e të cilave qe tronditur nga dhuna dhe nuk kishin patur të njëjtin fat si ajo. “Përfundojnë viktima të izolimit nga ana e shoqërisë. Unë gjeta në rrugën time shumë njerëz që deshën të më ndihmojnë, pavarësisht se isha përgjegjëse për një akt aq të rëndë”, u shpreh duke falenderuar këdo që përqafoi kauzën e saj.
Rasti Cooper
Paula Cooper e vrau viktimën e saj me 33 goditje thike për 10 dollarë, kujton “Abc”. Pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara përcaktoi se përgjegjësit e krimeve nën moshën 16 vjeç nuk mund të dërgoheshin “drejt karriges elektrike”, ajo e konvertoi dënimin maksimal për këtë grupmoshë në 60 vite burg, më pas të reduktuara me shkurtim dënimi.
Është ende e freskët për amerikanët kujtimi i mobilizimit kombëtar dhe ndërkombëtar për të shmangur ekzekutimin e 15-vjeçares. Më shumë se dy milionë persona firmosën një peticion ku kërkohej që vendimi të rishikohej. Vetë Papa Gjon Pali II i dërgoi një apel guvernatorit të asokohe të Indianës, Robert Orr, në favor të adoleshentes.
Por, për surprizën e të gjithëve, aleati i saj më i madh ishte nipi i viktimës, Bill Pelke. Nga mbështetës i dënimit të parë me vdekje, u shndërrua në një burrë që hyri në histori për një “falje historike”. Tre muaj pas dënimit të vajzës, Bill filloi të luftonte për të shpëtuar jetën e Paula Cooper. “Për një vit e gjysmë mendoja vetëm për vdekjen e gjyshes sime. Ishte e tmerrshme dhe kështu kuptova që Paula nuk duhej të kishte të njëtin fund. Brenda vetes e kisha falur tashmë dhe ishte si një shërim i dhimbjes për mua”, kujton Bill. Tani shpreson ta takojë: “Më vjen mirë që është liruar dhe i uroj më të mirat”, thotë ai për “Cbs”-në.
Paula do të qëndrojë për njëfarë kohe në regjimin e lirisë me kusht. Do të banojë në një qendër ku do të ndihmohet që të hyjë në shoqëri pa hasur në refuzimin e saj./Dorina Gjuzi

edhe Saliu nuk i denon kundershtaret,sepse i vret prapa kraheve.
kush ka emrin sali po ka nder dhe ndjenja njerezore duhet te ndroje emrin …emri i tij eshte i perdhosur ..edhe pas shume vjetesh emri i ketij katili do u dali njerezve te urte si fantazme i malkuar qofsh o katil i shqiptareve per jete te jeteve ..mallkuar qofshin ata qe e ndjekin kete kriminel mallkuar qofshin ata qe i moren jeten atij prindi sot ne lezhe e qe e ndane para kohe nga femijet e tij drejtesija do viret dhe per keta gjakpires nuk do te kete meshire…ky lubi posi gjakosi zgjedhjet nuk ndjehet rehat ky kriminel eshte kthyer ne nje vampir ne kohet moderne ..c fare mjeku eshte ky vampir qe nuk ri dot pa pire gjak njeriu ..shqipetare mblidhni mendjen se ky per pushtet do na vrase te gjitheve…poshte krimineli poshte ata qe e ndjekin kete vampir
Emri Sali,eshte emer i bukur,po ta perkthesh ne shqip do te thote Paqesor,keshtu qe eshte nje emer shume i perhapur e qe e kane mbajtur e e mbajne plot njerez te nderuar si Sali Butka,Sali Shijaku,Sali Angoni e tj.
kush ka emrin sali po ka nder dhe ndjenja njerezore duhet te ndroje emrin …emri i tij eshte i perdhosur ..edhe pas shume vjetesh emri i ketij katili do u dali njerezve te urte si fantazme i malkuar qofsh o katil i shqiptareve per jete te jeteve ..mallkuar qofshin ata qe e ndjekin kete kriminel mallkuar qofshin ata qe i moren jeten atij prindi sot ne lezhe e qe e ndane para kohe nga femijet e tij drejtesija do viret dhe per keta gjakpires nuk do te kete meshire…ky lubi posi gjakosi zgjedhjet nuk ndjehet rehat ky kriminel eshte kthyer ne nje vampir ne kohet moderne ..c fare mjeku eshte ky vampir qe nuk ri dot pa pire gjak njeriu ..shqipetare mblidhni mendjen se ky per pushtet do na vrase te gjitheve…