Pauza e Berishës, ogur i keq?!

redaktor

Heshtja e Berishës në këtë fushatë zgjedhore është vërtet një enigmë jo fortë e këndshme ashtu si në rastin e të ndjerit Azem Hajdari. Askush nuk mund ta harrojë Berishën në ditën e varrimit të Hajdarit ku njerëzit e tij braktisën kufomën duke irrituar kortezhin dhe mësynë duke dhunuar institucionet më të rëndësishme të vendit. Ndofta kjo heshtje e Berishës dhe dilema e Lulit janë një ogur i zi në mendjen e këtyre pizevengëve. Mundet që Berisha po përgatitet për një “dyluftim” të mundshëm. Në njërin krah t’i shpallë “luftë” mazhorancës dhe qeverisë, nga ana tjetër vetë PD-së dhe kryetarit të telekomanduar Lul Bashës. Gama e pyetjeve është e madhe: a do të njohë dhe pranojë Berisha zgjedhjet dhe humbjen? A do ta ndëshkojë Bashën për humbjen? Kush do ta marrë de jure dhe de facto drejtimin e PD-së? Si do të reagojë Basha personalisht? Këto dhe një sërë pyetjesh janë pa dyshim enigma e pas 21 qershorit. Një gjë është e sigurt, Berisha është pa dyshim “bomba” e parë që do të plasi sapo të vijë ora e mbylljes së procesit të votimeve. Ashtu si gjithmonë Berisha do të pushtojë ekranet vizive duke bërë deklarata të rrema për të irrituar elektoratin e PD-së.

Letër e nënshkruar,

Preng Pjetri

Share This Article
1 Comment
  • Mua me duket me mire te quhej “Monopauza e Berishes”.
    Berisha eshte nje njeri ne kafaz, qe nuk po mbron dot veten dhe familjen e korruptuar.
    Sa per dijeni FBI ka hapur dy ceshtje, ku eshte perfshire Berisha. Berisha po mundohet ti ngaterroje drejtimin e hetimeve, por ata nuk dine Shqip, dhe nuk ngaterrohen.
    Keto zgjedhje nuk kane faktor Berishen dhe Lulin, por gjithe Bazen e PD, qe do ju nxjerri leckat perjashta nga SHQUP, dhe nuk do i pranoje me ne PD, keta antishqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *