A do të aktivizojë Spanja “nenin 155” për Katalonjën?

redaktor

Një det me bluza të bardha të shtunën (07.10) në Barcelonë. Ky ishte simboli i paqes në sheshin Plaça Sant Jaume në qendër të Barcelonës.

Mijëra vetë iu bashkuan një thirrjeje anonime për protestë. Qëllimi i protestuesve ishte që të dyja palët si kryeministri, Mariano Rajoy dhe presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont të zhvillojnë dialog mes tyre.

“Të dyja palët duhet të ulen me njëra-tjetrën dhe të bisedojnë, kështu nuk vazhdohet më “, u shpreh një protestues. Ndërsa një tjetër thekson, se “sikur të kisha parë një flamur katalonjas apo spanjoll do të isha larguar menjëherë”.

Vetëm flamuj të bardhë shiheshin në protestë me mbishkrime: “ Na lini të flasim”.  Një protestuese e re u shpreh se “kjo është një lëvizje popullore, dhe jo partiake”.

Shumë vetë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë, nëse presidenti Puigdemont të martën e ardhshme shpall pavarësinë. A do të aktivizojë Spanja nenin 155 dhe do t’i heqë autonominë Katalonjës? Si do të reagojnë përkrahësit e separatistëve? Do të ketë dhunë?

Të gjitha këto janë shqetësimet e pjesës tjetër të katalonjasve, krahas separatistëve.

Një grua e zemëruar shprehet se ne jemi “shumica që hesht. Jemi ata 60% që nuk shkuan në referendum. Politikanët duhet të bëjnë punën e tyre,  e të vendosin për ne popullin, e jo për qëllimet e tyre politike”, thotë protestuesja e zemëruar.

Politologu Oriol Bartomeu nga Universiteti i Pavarur i Barcelonës thotë se “shumica e katalanëve duan të qëndrojnë në Spanjë, nëse pozicioni autonom i vendit forcohet”.

Problematike sipas politologut është se Madridi nuk do të lëvizë asnjë centimër, sepse “pala spanjolle ka ndjesinë se fiton, pse duhet të lëvizë”? Ajo mendon, ose ju dorëzoheni komplet, ose deklaroni njëanshëm pavarësinë?”

Por sipas Bartomeut, kjo do të ishte me rrezik për qeverinë e Katalonjës, sepse nuk ka shumicë për këtë gjë. Si pasojë, qeveria e Spanjës do të aktivizonte nenin 155.

E pas kësaj? Politologu Oriol Bartomeu thotë se “kjo do të ishte katastrofa e panjohur“.

DW

Share This Article
2 Comments
  • Jane ata te mallkuarit, komunistet e ETA-s, qe animojne percarjes ne gjirin e popullit…
    Ata gjakatare, pinjollet e Che-se, qe duan vllavrasjen..
    Sic tha dhe shkrimtari i nderuar, patriot, mbajtjes i cmimit Nobel, Vjodeas, separatistet, nuk do t’a arrijnë dot ndarjen e Katalanoninë e nga Spanja…

    • Ca thua more? Ju ka hyr virusi i komunizmit ne tru. Jua injekton Saliu sa here ka probleme pd ju hedh ju ne tru nga nje doze komunizmi.
      Po clidhje ka ETA me komunizmin dhe Katalonjen!? ETA luftonte per pavaresine e rajonit Bask te Spanjes, se tani dhe ajo eshte carmatosur si organozate.
      Komunizmi ka 30 vjet qe ka vdekur ju i bini fyellit akoma ne nje vrime. Zgjohu nga gjumi o derdemen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *