Pavarësia e SHBA, Nishani uron Obamën: Bashkë për paqen

anazapta

Kreu i shtetit, Bujar Nishani, ka uruar sot homologun e tij amerikan Barack Obama, me rastin e 238-vjetorit të pavarësisë së SHBA. Përmes një mesazhi urimi, Nishani shpreh angazhimin për forcimin e lidhjeve të forta njerëzore dhe miqësore mes dy popujve.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të përzemërta!Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi lidhjet e forta njerëzore dhe miqësore, të pasura dhe jashtëzakonisht dinamike, në të cilat bazohen marrëdhëniet mbi njëshekullore shqiptaro-amerikane, si edhe t’ju ripohoj angazhimin tim e të vendit tim për vazhdimësinë dhe pasurimin e mëtejshëm të tyre”.

Nishani e siguron Presidentin amaerikan se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në mbështetje të paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se do të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë kudo ku kërkohet përballja me sfidat e sigurisë dhe paqes.

“Përfitoj nga rasti, Zoti President, t’ju siguroj se vendi im do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në mbështetje të paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se do të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë, në Afganistan e kudo ku kërkohet përballja me sfidat e sigurisë dhe paqes, mbrojtjes së vlerave të lirisë e demokracisë.Ne vlerësojmë lart dhe mbetemi të përkushtuar në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe amerikane në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Shqipërisë. Duke ju uruar edhe një herë festime të gëzueshme, si edhe duke ju ripohuar ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e urimit.

Share This Article
8 Comments
  • I ka marë lejë saliut ky për ta bërë këtë urim? Ose të paktën në fund të urimit në krye ta nenshkruante saliu pastaj ky, d.m.th jari !?

  • Happy 4th July of USA(America)-Gezuar diten e Pavarsise Popullit Amerikan!.
    Conhatutaton Pershendetje!
    Pershendetja e te nderuarit Mr.Nishani- President I shqiperise esht nje urime shume I rendesishme per Presidentin , e USA. honorable Barack Obama,per gjith ata qe kontriribuen me voten e tyre ne favor te Popullit Shqiptar sidomis ne konferenca, trakatatin e Fshehte te Londres,e ketej sidomos per te shpetuar (me shtete aleate e Naton) nga nje tragjedi cfarosese popullin shqiptar te Kosoves,e ne shpalljen e pacvarsise e njohjen e saj.
    Populli shqiptar I Kosoves I shum vuajtur edhe gjaat luftes II-te B. ju bashkanghit Shteteve qe nenshruan karten e atlantikut USA-Britani e madhe dhe gjate luftes NENSHKRUN ne Konferen e Kshillit Pergjithshem Clitimyat me 31 dhjetor 43,1 e 2 janar 44 REZOLUTEN per VETVENDOSJE dhe shkeputje te cilen SHBA e paten parasyshe ne rezolutat qe ka miratyar per tju dhen Pavarsia Kosoves.
    Populli shqipta ne pergjithesi por ne vacate Populli shqiptar I Kosoves I esht mirnjohes es Alaatit Sh,B.A mshtetitme te forte ne bote,,,me startegjik ,me te dashur me te drej e te sinqerte qe mbron LIRIN dhe Paqen ne bote.
    Perfitojm nga rasti te peshendesim Popullin Amarikan, presidentet qe vune bazat e nje shteti te lire e demoktraik.
    Urimet me te Mira
    Best wishes
    Sincerly
    Fatbardh Doci
    Scientific Collaboraor
    New Yorke ,4 July 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *