Pavarësisht humbjeve, televizionet tërheqin investitorë të mëdhenj: Kastrati dhe Mane blejnë Euronews dhe SCAN

redaktor

Në vitin 2020, SCAN zotëroi 2.9% të tregut të reklamave të televizioneve kryesore në vend.

Kompania ka njohur injektime të njëpasnjëshme të kapitalit të ri, ndërsa të ardhurat e saj kanë qenë të pakta dhe fitimet kanë munguar. Investimi më i madh u bë në vitin 2009, kur aksionerë të rinj rritën kapitalin e kompanisë nga 105 milionë në 400 milionë lekë.

Në fund të vitit 2020, kompania kishte humbje të akumuluara prej 56 milionë lekësh, ndërsa në mars 2022 ajo iu shit grupit Balfin për 700 mijë euro, (afërsisht 84 milionë lekë), gjë që nënkupton se aksionerët fillestarë kanë humbur mbi tre të katërtat e investimit të tyre fillestar.

Mane ka interesa komercialë në tregti elektroshtëpiakesh, veshjesh dhe ushqimesh, pasuri të patundshme, turizëm, banka, energji elektrike, minerale, mbledhje borxhesh të këqija, ndërtim, transport dhe arsim privat përmes disa dyzinave me kompani.

Blerja e SCAN nga Mane nuk ishte lëvizja e vetme në këtë treg, i cili në përgjithësi konsiderohet i mbingopur nga pikëpamja komerciale.

Kompania nën pronësinë e Shqefet Kastratit njoftoi se ka blerë 60% të aksioneve të kompanisë pronare të kanalit televiziv Euronews Albania. Ajo  ka pasur një hyrje të vrullshme në tregun e reklamave, pasi arriti të kontrollojë në vitin e dytë të operimit, viti 2020, 5.3% të tregut me afro 214 milionë lekë të ardhura.

Megjithatë, humbjet e akumuluara të kompanisë për vitet 2019 dhe 2020 ishin 59 milionë  lekë, ose gati 60% e kapitalit aksioner të paguar prej 100 milionë lekësh. Transaksioni nuk është regjistruar ende në qendrën kombëtare të biznesit, ndërsa Kastrati nuk dha të dhëna mbi vlerën e transaksionit në njoftimin e vet për shtyp.

Kastrati ka interesa në tregtinë e hidrokarbureve, ndërtimit, turizmit, siguracioneve, si dhe kontrollon kompanitë koncesionare të aeroportit të Rinasit dhe të autostradës Rrëshen-Kalimash.

Tregu i televizioneve në Shqipëri dominohet nga Televizioni Klan dhe Top Channel, të cilët të dy bashkë kontrollojnë 63% të të ardhurave totale të tregut.

n.s. / dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Po A2 (CNN e Sali Berishes) kush e financon dhe kush i ka punesuar te aferemt e tij Merita Berishen e Alba Berishen?!

    • Hahahaha
      Shqiptaret qe presin te informihen nga oligarket

      Me pak fjale e vetmja media kombetare qe ngel eshte @Brryli Broadway

  • Me siguri u ka vajtur mbar edhe Kastratit edhe Manes kur kryespekulanti Edi Rama dha alarmin e kusarisë së ngritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë dhe kanë vendosur me superfitimet e spekullimit të ngritjes së çmimeve të blejnë edhe stacione TV që të plotsohen si oligarkë moderrn dhe

    të japin kontribut në propagandën gebelsiane të Edi Ramës që

    të paralizojnë çdo tentativë që populli të organizohet kundër krimit të kusarisë në bashkpunim biznes qeveri që po xhvasin dhe qindarkat e fundit nga xhepi me ngritjen spekullative të çmimeve shqipëtarëve të ndershëm që nuk vjedhin, që nuk janë tregëtar por blerës, që nuk janë patronazhistë të gestapos zgjedhore të Edi Ramës, që kan ngelur pa emigruar dhe

    ti detyrojnë të marin arratinë edhe këta

    dhe të realizohet projekti Edi Rama plus biznesmenë për spastrimin etnik të trojeve nga shqipëtarët dhe ripopullimi me skllevër bagladeshas dhe zezakë. Për këtë projekt u duhet Edi Ramës dhe biznesmenëve edhe arma propagandës televizive. E përse mund tu duhet tjetër stacioni TV këtyre kusarëve të pashpirtë, bashkpunëtor të kryekusarit Edi Rama?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *