Pavarësisht propagandës PS-ja dhe PD-ja janë njëlloj

redaktor

 

Nga Arben Duka

Në shumë zemra të të majtëve,
pa dyshim që ka një krisje,
se PD-ja dhe PS-ja,
janë tok në qeverisje!

Pavarësisht se oratori,
me plot pamflete na veli,
sot s’do qeverisnin bashkë,
po mos qenë të një modeli!

Edhe Lulash i PD-së,
që tre muaj na shurdhoi,
për vetëm dy muaj kocka,
kauzën e tradhëtoi!

Kanë ardhur kohë moderne,
mund të thotë ndonjë tani,
por tradhëtia-or miq,
gjithmonë mbetet tradhëti!

Ndonjë tjetër mund të thotë,
se fitoi Shqipëria,
por në fakt asgjë e mirë,
s’mund të dalë nga tradhëtia!

Nuk tradhëtoi vetëm Rama,
që çdo gjë e bëri hasha,
po të djathtët e vërtetë,
i tradhëtoi edhe Basha!

Po ta marrim hollë-hollë,
nuk duket më një hata,
kur votuesit mendohen,
si dy kope të mëdha!

Dy liderët e mëdhenj,
shoshoqit i bëjnë dhele,
se e dinë që mbrapa vetes,
kanë dy kope me dele!

Idealizmi ka vdekur,
ka mbetur veç histori,
gjersa vrasës e të vrarë,
janë në një qeveri!

Që të gjithë në fakt punojmë,
me orën e indigjenëve,
gjersa shajmë njëri-tjetrin,
për karriget e legenëve!

Sot në stinën e kthjellimit,
s’më duken zëra cinike,
që të bojkotohet paq,
gjithë kjo klasë politike!

Mbase kështu mund të vijë,
vërtetë koha e ringjalljes,
se kanë të njëjtën stampë,
të dy anët e medaljes!

Share This Article
24 Comments
  • O Ben,
    E kuptoj shqetesimin tend!
    Por eshte me mire te merren vesh Partite e medha , se sa te grinden pa pushim!
    Nga sherret e tyre ka humbur vetem Shqiperia!
    Dhe nuk jane pak, por plot 27 vjet!
    Kur them ” e kuptoj shqetesimin tend” , kam parasysh denimin e politikanve kriminelë!
    Por denimi krimineleve nuk eshte pune e Rames, as Metes, as Bashes as e Baces se Krimit!
    Denimi tyre eshte pune e Drejtesise, te cilen po e monitorojne edhe europianet edhe amerikanet!…
    Shpresoj se si kudo ne Perendim edhe ne Shqiperi Drejtesia do behet e pamvarur !…
    Më mire te qeverisin tok dy partit e medha, sepse harmonizojne me mire interesat e elektorateve qe i zgjedhin, se sa per Menderen e Baces se Krimit. të merret peng Shqiperia,
    e Ardhmja e saj.
    Ka plot shembuj te demkracive te perparuara europiane ku bashkqeverisja e partive te medha ka qene me i sukseshem!
    Aq me teper qe ky model kompromisi eshte perkrahur fuqimisht nga aleatet tane strategjikë, euroatllantik!
    Megjithate, ja erdhen zgjedhjet dhe do duket qarte se çfare do thote Vota Popullore!
    Ajo qe nuk me pelqen mua eshte perçarja e thelle qe i behet popullit nga Medja, aq shume gazeta dhe televizione qe ka Shqiperia, ndoshta aq shume nuk i ka as Gjermania!
    I nderuar, intelektualet e vertete me shume duhet ti meshojne faktoreve qe i bashkojne shqiptaret, se sa atyre qe i perçajne!…

    • Më në fund ti gjete dhe opozitën, ose më mirë, shkaktarin e të këqijave të shqiptarëve.
      MEDIA?????
      O çna dhive tu qesh o N. Vjosa!

      • hahahahahahha
        vetëm se ka një kleçkë të vogël në këtë “opozitën ere” gano!!
        është “opozitë”që paguhet shtrenjtë nga qeveria!!e mbyti me rreklama dhe shpesh me tendera ndërtimi!!

  • PER ME SAKT, O BEN DUKA!

    Ps. dhe Pd. arusha…
    Janë një bajgë për gjysëm ndarë!
    Ky lloj plehu më ndër fusha?!
    S’do lërë bimë pa e tharë…

    Po,kush jane partit’ e tjera?
    Ajo bajge,veç ndare ne copa!
    Qe kurse u doli era…
    Zuri hundet gjithe bota.

    Por, dëgjo Salë i shkalluar
    dhe ti Lirua tër’ mashtrime,
    Unë dhe pse i dëshpëruar
    Do votoj për bajgën time.

    • Koplimente Pelivan,
      Ti ke nje poet popullor i talentuar.
      Degjoj shume kenge labe me tekstet e tua!…
      E shikon qe te ndjek me kenaqesi!…

    • Ju prape do ngeleni,gjithe vlera
      dhe pse besuat,nje cope bajge!!
      Bashke do shkojme si perhera
      ne mengjeze e ne darke.

  • Dakort more Neti ,vertet duhet mareveshje mes partish te medha po ktu flasim per kriminel te madh qe gjaku yn i rjedh nga goja sa her flet, ftyr , tij na ndez gjakun sa her e shohim,tradheti e tij ka ber qe te mos i besojm ma njeriu e hajduteri e tij nuk na ka pushuar dhimbjet ! Per cfar drejtesie po flet o Neti !!!A nuk sheh sa e “pa varur” esht drejtesia e ndertuar nga monstra qe akoma po ben cfar i do bytha ?? Cfar te ben kaq optimist mor Neti e beson, kur ne te pakten kemi vite e vite qe shpresojm dhe asgje ,askush nuk ka luajtur nga vendi vec ca cironkave saper te na mbajtur me shpres ! Po ata ftyra ,po ata hajduter ,po ato kurva qe riciklohen e hypin e zbresin mbi kokat tona ! Si beson qe kta banditer te sofistikuar jan aq naiv dhe gjejn te miren vesh per te miren ton ????Jo ore Jo sme mbushet mendja aspak dhe poeti ka te drejt e fjalet e tij jan flori i paster 24 karat ! Saper te huajt ,ciletdo qofshin nuk jan as NENA ,e as BABAI yn ! Ata duan qetesi,dhe mareveshje qe te qetesohen vet e sju plasi fort per ndjenjat tona e zhgenjimin ton, se ne fund te fundit vet i zgjodhem e vet i duruam e kta jemi !
    Un jam me Arbenin ,jam per marveshjen por e di qe ne byth e kan shqiptaret e ska gje nese jam gabim e ishalla jam gabim !

    • Ke shume te drejt @ Tom…, por nganjehere do i thuash Derrit Dajë…
      Kjo eshte politika shqiptare!
      Edhe une merzitem shume si ty…!
      Por le te shpresojme!
      Nje dite me Diell do vije dhe per Shqiperine!
      Ne emigrantve na e shton edhe me shume Dhimbjen edhe fakti qe jemi larg Atdheut…Dhe krahasimet i bejme me vendet ku jetojne…!
      Ja dhe @Tartufi ndan te njejtin mendim me ne!…E pershendes.Ne mbi te gjitha kemi nje gjak dhe duhet te shohim më shume nga e Ardhmja!
      Shpresa vdes e fundit ,
      Miku im virtual pertej Atllantikut!…

    • tomo
      kushedi se sa derra ka për daja neti i shkretë!!
      nuk është problemi tek neti!!një njeri është dhe si prish punë kujt se kujt i thot dajë!!
      problemi është se si neti kei 80% të popullsisë!!të gjithë janë “shpresues” të përjetshëm!!presin gjithnjë me shpresë se do ti bien “koqet dashit”!!

  • Drejtesia do te behet, doni apo nuke doni ju o mije kenetash,dhe avoketer te nje muti te ndare ne COPA. says:

    Kur ujqer e cakej bejne marveshje per te shqyer prene e rradhes,lind pyetja, po qente e stanit qe jane Disidenca dhe intelektualet e pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen e nje bajge te ndare ne copa, mos valle dhe ata duhet detyrimisht te kthen ne ujqe e cakej,per te shqyer prene e rradhes,pra kone?Jo qente e stanit qe jane Disidenca dhe intelektualet duhen te behen bashke dhe per te shkulur nga rrenjet e te tre pushteteve keto ujqer e cakej, produkt i jashteqitjes shqiptare ne dite e vite,vetem keshtu shpeton ti,une, familjet tona dhe Shqiperia nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet dhe Shqiperia behet pjese e BE-se, qe fatkeqesisht eshte jashte saje nga ky mut i ndare ne copa, bashkejetese me to do te thote bashkefajesi dhe jo zgjidje problemer.Beso .PROTESTO NE EMER TE MORALIT E DINJITETIT NJEREZORE, SE SHQIPERIA DO TE JETE ME E BUKUR,DHE VETRET E LIRE E DEMOKRATIKE PA NJE MUT TE NDARE NE COPA.

  • E ke shume gabim o N.Vjosa. Ajo qe shkruan ti do te thote qe te hedhim tutje dhe te harrojme nje here e pergjithmone shkaktaret e shkaterrimit te Shqiperise, te vjedhjeve te pasurive kombetare, te dhenies me koncesion te gjithçkaje nga e cila mund te jetonte populli shqiptar. T’i thua qe te harrohet nje here e mire 21 Janari, shitja e detit, vjedhja ne rrugen e Kombit, pa folur ketu per gjithe uzinat qe u kthyen ne skrap, per drogen, prostitucionin dhe krimin qe ka pushtuar vendin. Pra ti po vret, bashke me Ramen, edhe shpresen mikroskopike, se nje dite Shqiperia do te behet. Mekat.

  • ,durimi,zgjuarsia,urtesia ,perulja dhe largpamesia ,eshte arma me e fuqishme ne megaton sa asnji lloj arme nukleare !

    kur momenti kerkon nji zgjidhje ,ajo munde te jete nga me te pabesueshmet,por prisni se nuk kemi pare gje akoma !

    Rama ,i mori ne qeveri ata bulmezet ,qe ti mesoje se si udhehiqet,se si punohet,se si nuk munde te vjedhesh ate qe i ke dhene besen,se si duhet te shkosh ne burg kur ben krime te ndryshme ekonomike dhe shoqerore etj !

    • dejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

      Per cfare durimi na derdellis ti o Detari Atlantides,per drogen qe ka mbuluar tere Shqiperine,per grabitjen e tjetesimin e pasurise kombetare e privat,per mijra te vrare e te gjymtyer,apo per binjakezimin e Rama-Meta Berisha e meta dhe lulzimja me shoke e shoqe?Apo per berisha-meten e Rama-meten qe u bene pale me fermeret qe kultivojne produkte ushqimore jashte standarteve per jeten,qe po semurin e marrin jete te pafajshme njerezore?Turp per ju qe vazhdoni ti beni avokatine botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik te Tiranes zyrtare ne dite e vite.Populli nuke ka me cfare te prese,pervecse duhet te ngrihet ne demostrata masive per te shkulur nga rrenjet e te tre pushtetet jashteqitjen shqiptare,se vetem atehere do ta ndjeje veten te sigurte,ne vendin e shqiponjave.Pritshmeria juaj do te thote bashkefajesi.

  • Erdhe ku duhet arben. Edhe une jam socialist idealist me mdjenje si ju. Po ps eshte klani i edi rames qe mundi dhe perzuri nga ps klanin nano me bisht fshese duke i denigruar e ofenduar. Merr rastin e islamit. Nje socialist nanoist me bindur qe u bezu si qen i zgjebosur.
    Kjo eshte ps sot. Nje klan i etur per pushtet dhe para.
    Ps ka ngelur ne duart e braces e palles.
    Mendo ku eshte ps

  • Po ça bëhet ketu o shokeni, bejtexhiu ia fut pordhes si perhere, vjen Neti Shurro Vjosa ia mbeshtet per se mbari. Vjen pastaj edhe pelivani, bejtexhiu numer 2, a thua se nuk mjafton i madhi ish-begs e na ben nje bejte per bajgen, te madhen e te voglen, kryesoren dhe ato te dores se dyte, e pastaj na tregon se eshte krenar per bajgen e vet dhe meazallah se heq dot dore. O miq te rroni vete se mendja ju ka lene me kohe. Amin.

    • O shahiste! Vertete,qe jam krenar per bajgen ketej nga ana ime… ketu, une ndahem me mutrishtet si ti dhe partia jote…Ok, shahiste, qe shkruan me 11pseudonime,apo do te t’i numuroj?!…

      • Pelo, po he m’i numero nje here qe ti marr vesh edhe une se nuk i di. Per dijeni une nuk jam me ndonje parti se nuk me pelqejne as bajgat dhe asnje lloj jashteqitje tjeter. Ti vazhdo te jesh krenar per BAJGEN tende. Katunaret jane rritur mes bajgave dhe nuk mund te heqin dore se u pelqen era.

  • Nganjehere edhe ti Beni ia fut kot. Ku jane njelloj, njera do anarkine e vjedhjen, tjetra do ligjin Po mire o Beni, shqiptaret perhere ne armiqesi do ta shohin njeri tjetrin, me urrejtje. Po kur edhe nivelin e zhvillimit e kishin me te ulet se sot, kane treguar vlera me te medha kobetare, kujto Kuvendin e Lezhes, Lidhjen e Prizrenit, Konferencen e Pezes. Ke qene gjithmone mik i pajtimit kombetar megjithese nuk jemi zene asnjehere, populli po, jemi njelloj, ndersa partite ndryshojne nga programet e sidomos nga ideologjite e cfare bejne ne realitet, keshtu qer midis PS e PD kemi dy realitete te ndryshme, qe i ke vene ne dukje edhe ti vete.

    • gri gri
      o xhani ti je nga ata tipat,që:
      -kapen pas një fjale
      -e ligjërojnë si të pakundërshtueshme dhe të padiskutueshme
      -çdo kritikë që i bëhet asaj fjale(asaj që përmbledh ajo fjalë), që ata e kanë si spirancë për të bllokuar trurin që mos rrotullohet si pordha nëpër brekë,e quajnë si një shkatërrim për gjithçka!!
      gri o gri
      ti përmënd disa pika kyçe të historisë shqiptare,por harron se ato kanë qënë bashkime shqiptarësh që kanë ndodhur në pushtimin e të huajit!!
      do të thuash se i “huaji”këtu është korrupsioni!?po mor shpirt po,por mos harro se sa herë janë bërë këto bashkime shqiptarësh brenda në të ka pasur një spektër që fillonte nga krimineli deri tek shënjtori!!
      në rastin tonë ti nuk mund të bëhs të njëjtën gjë!!nuk mund të bashkpunosh me kriminelin,të korruptuarin për të luftuar krimin dhe korrupsionin!!
      me ta mund të bashkpunosh!!
      por vetëm me një kusht të vockël!!
      mund të ndërrosh anën e krimit dhe të korrupsionit!!
      në vën të jenë të tjetrit,janë të tuat!!
      por ne si popull do ta kemi në bithë o gri,gri sallatë!!
      na mbyti budallallëku!
      ps:gri gri sallatë,dhe kur ti mendon se të tjerët janë budallenj dhe mund të hanë brroçkullat e tua!?është budallallëk!

  • Keshtu si po veprohet,s’do te thote qe u harruan dhembjet nga dje… Perkundrazi. Hekurat do i hidhen,(Dhe do hidhen), per kedo te perlyer,qofte ky president,kr/minister,kr/partie. Sepse,miq te mi, sapo ka nisur ajo kenga e hersheme: “… Atje te guri me vërë….”

  • Shqiptaret vec te jen budallej te pasherushem nese shkojn e leshojn voten ne PD e LSI ..Un vertet jam i indinjuar ,gjak shqiptari e hak shqiptari por mendja sme ka hikur akoma !Vertet j jam socilist por edhe sikur te mos isha duhet te na ket mbetur pak tru ne kok e pak memorje qe te mos perserisim gabime e mos sshikoni shperthimet e zemerimit qe vijn nga shfrytezimi ,tradhtia e perversiteti i nje bishe qe shkateroi perfundimisht kombin !Kuj ti besosh ma tani ! Kreshnik palla karagjozi i kohes, qe vajti si miz e mutit e u fut ne gjellen e tij e ja tani dhe Milosao qe kerkon edhe ai hallvan e pjates! Do me thoni po ky palloshi gjat pse beson se do bej ndryshe !!! Se deri tani ish i mvarur e them e shpresoj kjo esht nje arsye e fort per kto cudira qe na revoltojn me qendrimin e tij e po mbeti prap keshtu ,perseri mutin ton do ham ! Mes gjith ksaj larmie dyshimesh ,pasigurie ,pabesie e pazaresh qe nuk i njofim mir ,kjo qe kemi esht zgjidhja me sakt e le te durojm edhe 4 vjet ,kur duruam 27 vjet vetem hajni,krim e tradhti ! E kemi vet ne dor ti japim forcen e plot ktij qe nisem e qoft e hajrit ,perndryshe hajer skemi per te par kurr ……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *