Pavel Nedved, zv.presidenti i ri i Juventusit…

Dita

Pavel Nedved është emëruar zv.presidenti i ri i Juventusit. Emërimi i ish-mesfushori bardhezi, prej kohësh anëtar i këshillit administrativ të klubit, u bë gjatë asambleve të ortakëve në “Juventus Stadium”. Bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Andrea Agnelli dhe i drejtorit të përgjithshëm Beppe Marotta, kampioni nga Çekia u caktua zyrtarisht në rolin e ri drejtues te “Zonja e Vjetër”. “Eshtë një nder i madh,” – tha ai.

Ndërsa presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, shtoi: “Ajo që përfaqësoj Pavel në fushën e lojës nuk më takon mua ta them, sepse të gjithë e kanë admiruar kur luante futboll. Mua më takon ta vlerësoj për punën që ka bërë gjatë pesë viteve të fundit si këshilltar i Juventusit. I uroj suksese në këtë karrierë të re. Ai është përmirësuar ditë pas dite, ashtu si e gjithë skuadra jonë që para gjashtë sezonesh ishte në Serie B.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *