Pavlopulos: Dyert e Maqedonisë në BE janë të mbyllura

redaktor

Maqedonia ka kërkuar emra që e kanë falsifikuar historinë, ka qenë e ashpër ndaj refugjatëve dhe me këtë i ka thyer edhe vlerat evropiane, për këtë arsye nuk ka vend në UNION, këto janë qëndrimet e Kryetarit të shtetit grek, Prokopis Pavlopulos, i cili nga Selaniku e tejkaloi vetveten me akuza që i adresoi ndaj Maqedonisë.

Duke biseduar në një prezantim të arkivit politik të grekëve për periudhën 1916-1924 theksoi se Evropa është ide e bazuar në humanizëm, demokraci dhe drejtësi, dhe për ato vende që nuk i respektojnë këto principe janë të nevojshme sanksione, raportojnë mediat maqedonase.

“Porosinë e njëjtë e dërgojmë edhe tek vendi fqinj Shkupi, te ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Dhe e themi këtë: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, duam integrim në BE, por qartas tregojmë se me pretendime për emra që e falsifikojnë historinë dhe shpërndajnë irredentizëm, me perde të hekurta dhe veprime barbare ndaj refugjatëve, ky shtet, direkt po i thyen principet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe përderisa e mban këtë pozicion, nuk mund që të ketë integrim në Bashkimin Evropian. Kjo është e qartë dhe për këtë nuk diskutohet”, deklaroi Prokopis Pavlopulos

Share This Article
1 Comment
  • Pavllo greku i tregon dyert e mbyllura te BE per Maqedonine! Ku i ka dyert kjo BE mor njerez? Sot ka mbi 1 milion e gjysem klandestine qe shtohen perdite nga Azia drejt ne Europe pa dokumenta e pa identitet dhe ky Pall- Pavllopullos i tregon dyer te mbyllura Maqedonise. Jane marrosur si elite politike te gjithe rrogtaret e BE e jane klonuar me idiotesine qe rrezaton vete zonja e pare e anarkise politike ne Berlin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *