Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pazare të turpshme si me një plaçkë tregu
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Pazare të turpshme si me një plaçkë tregu
Letrat e Lexuesve

Pazare të turpshme si me një plaçkë tregu

anazapta
Published December 13, 2012
Share
SHARE

Supozojmë për një moment se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë vend kandidat i BE-së. A do të ishte e drejtë që qeveria e Greqisë të votonte kundër të drejtës që i lind Shqipërisë, vetëm sepse qeveria e këtij shteti, ende më i varfri në Europë, nuk pranon të bëjë një padrejtësi ndaj kombit dhe popullit të vet duke i dhënë Greqisë, më shumë se i takon me të drejtën ndërkombëtare, nga ujërat detare që ndajnë dhe bashkojnë të dy shtetet fqinje?

Në këtë rast padrejtësia do të ishte e hapur dhe Greqia do të shfrytëzonte statusin e saj si anëtar i BE-së, në një konflikt të hapur interesi me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Europës. As kufiri detar apo as gazsjellësi TAP nuk mund të përdoren si plaçkë tregu duke këmbyer me to aspiratën e ligjshme që kanë shqiptarët për t’u anëtarësuar në BE. Procesi i anëtarësimit në BE nuk është favor që i bëhet një shteti, por është meritë. Dhe si i tillë ai nuk kërkon që t’i bësh favore askujt në kurriz të së drejtës ndërkombëtare apo kombëtare.

Qeveria shqiptare e Kryeministrit Sali Berisha nuk duhet të kishte hyrë në të tilla pazare të turpshme që vënë në rrezik pasuri dhe hapësira që shqiptarëve ua kanë lënë të parët. Ajo duhet të ketë parasysh se ujërat detare janë pasuri kombëtare e shqiptarëve dhe se kombi shqiptar nuk kufizohet vetëm me shtetin shqiptar. Prandaj në rastin e çështjeve si ajo e kufirit detar me Greqinë, jo qeveria, por edhe vetë Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka një sovranitet mjaft të kufizuar përballë gjithë kombit. Ata mund të marrin vendime për këtë çështje, por vetëm në përputhje me interesin e gjithë kombit shqiptar dhe kjo është e mundur vetëm mbi bazën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

 

Letër e nënshkruar: Ervin Kasemaj

 

anazapta December 13, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?